GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mashtrimi 700 mijë euro / Vartëset nxjerrin zbuluar Nadir Çaushollin: Pronare në letra, kontrollin e ka CFO Pharma

10:45 - 14/11/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 5 min
A A
Mashtrimi 700 mijë euro / Vartëset nxjerrin zbuluar Nadir Çaushollin: Pronare në letra, kontrollin e ka CFO Pharma
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Unë jam pronare e ‘Pharma Plus’, por nuk di asgjë mbi mënyrën se si operon kompania në pronësi time. Unë nuk e di gjendjen e medikamenteve në magazinë, nuk e di se sa është qiraja që paguaj për zyrën dhe nuk e di se kush e ka bërë kontratën me Fondin e Kujdesit Shëndetësor për rimbursimin e vlerës financiare për shitjen e produkteve”.

Alba Zylfo, pronare në letra e kompanisë farmaceutike, thotë para grupit hetimor të Prokurorisë së Tiranës se gjithçka që lidhet me aktivitetin tregtar kontrollohet nga një tjetër subjekt tregtar, “CFO Pharma”, në pronësi të biznesmenit Nadir Çausholli, sipas dokumentave hetimorë.

Grupi i skemës

Zonja Zylfo aktualisht nën masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”, ndërsa bashkëshorti i saj, Frigul Milla, administrator i “CFO Pharma”, është shpallur në kërkim, pasi gjykata e Tiranës ka miratuar masën “arrest me burg”.

Bashkëshortët Milla-Zylfo janë pjesë e një grupi prej të paktën 8 personash, që dyshohet se kanë krijuar një skemë mashtruese, nga e cila është përfituar në mënyrë të paligjshme rimbursimi në vlerën e mbi 700 mijë eurove.

Persona të dyshuar nga Prokuroria e Tiranës janë edhe dy vartëse të tjera të Çaushollit tek “CFO Pharma”, Jona Berberi dhe Lorela Ballabani, kjo e fundit pronare në letra e kompanisë “Nedix Albania”. Ndaj tyre, gjykata ka caktuar masën “detyrim për paraqitje”.

Në foto: Selia e “CFO Pharma” në Tiranë

Gjithashtu, është caktuar masa e sigurimit “arrest me burg” për ish-drejtorin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor, Spartak Zekja, ndërkohë që është aplikuar masa “detyrim për paraqitje”  dhe “pezullim nga detyra edhe për tre zyrtare të institucionit publik, Zade Mali, Esjana Gjishti dhe Romina Agalliu.

Hetimi po zhvillohet për disa vepra penale, përfshirë “falsifikimin e dokumentave” dhe “fshehjen e të ardhurave”. Ndërkohë, deri më tani, hetimet e Prokurorisë së Tiranës nuk duket se kanë mbërritur tek pronari i “CFO Pharma”, Nadir Çausholli, i cili duket se është përfituesi kryesor i kësaj skeme të dyshuar mashtrimi.

Hetimi për 700 mijë euro

Në një përmbledhje të shpejtë, Prokuroria e Tiranës ka zbuluar se kompanitë “Pharma Plus” dhe “Nedix Albania”, të drejtuara nga dy vartëset e Çaushollit, kanë realizuar shitje fiktive për llogari të “CFO Pharma-s” të dy produkteve farmaceutike “Foster” dhe “Trimboë”.

Për këto “shitje”, ato janë rimbursuar në shumën e rreth 700 milionë lekëve të vjetra nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH).

Në foto: Biznesmeni Nadir Çausholli është arrestuar në vitin 2015 për skemë të dyshuar mashtrimi me ilaçet

Dy kompania “shitëse” nuk i kanë pasur asnjëherë këto produkte, pasi ekskluzivitetin për shitjen e tyre në Shqipëri e kishte një shoqëri tjetër, “Medicamenta”. Kjo e fundit, pasi ka konstatuar se subjektet “Pharma Plus”, “Nedix Albania” dhe “CFO Pharma” kanë kryer fatura shit-blerje për produktet ekskluzive të saj, kanë denoncuar rastin në Prokurori.

Alba Zylfo: Nuk di çfarë ndodh

Alba Zylfo ka punuar prej disa vitesh pranë shoqërisë “CFO Pharma”. Në tetor të vitit 2024 ajo thotë se ka blerë për 100 mijë lekë aksionet e shoqërisë “Pharma Plus”, e cila ishte prej vitesh në treg dhe gjendja në magazinë ishte e bollshme.

“Nuk kam bërë asnjë akt verifikimi dhe nuk e kam ditur se sa ka qenë gjendja e medikamenteve kur e kam blerë kompaninë”, ka deklaruar ajo para grupit hetimor.

Zylfo thotë gjithashtu se nuk e di se si është krijuar gjendja e medikamenteve pranë “Pharma Plus”, si dhe kush i ka blerë ato. Kompania e saj ka selinë në të njëjtët ambjente me “CFO Pharma-n” e Çaushollit. Por, ajo është shprehur se nuk e di se sa është vlera mujore e qirasë që paguan, pasi nuk e ka lidhur ajo kontratën me “CFO Pharma”.

Në foto: Godina e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH)

Në vijim, Alba Zylfo thotë se “nuk kam dijeni se kush i ka dorëzuar dokumentet për lidhjen e kontratës me FSDKSH, pasi kjo kontratë është lidhur në datë 04.10.2024” (data e blerjes së kompanisë nga ana e saj).

Ajo nuk mban mend se cilat janë barnat për të cilat është lidhur kontrata me FSDKSH dhe se veprimet financiare janë kryer nga një operatore e shoqërisë “CFO Pharma”, e quajtur I.S.

Lorela Ballabani: “Nedix” u krijua nga CFO Pharma

Lorela Ballabani punon prej vitit 2017 pranë “CFO Pharma” të Nadir Çaushollit dhe aktualisht mban pozicionin e menaxheres në këtë shoqëri. Ndërkohë, prej janarit të vitit 2025, ajo rezulton formalisht edhe si pronare e shoqërisë farmacuetike “Nedix Albania”, një prej kompanive të përfshira në skemën mashtruese 700 mijë euro.

Para grupit hetimor, Ballabani është shprehur se “besoj që subjekti ‘Nedix Albania’ është krijuar nga zyrat juridike dhe/ose financiare të “CFO Pharma”. Ajo thotë se nuk i njeh medikamentet që tregton subjekti që ajo administron.

Megjithëse administratore e subjektit “Nedix Albania”, Lorela Ballabani ka shpjeguar se “nuk e di sa ka qenë vlera e qirasë që paguante për ambientin e marrë me qira. Ajo thotë gjithashtu se nuk e di se cili është marrë me përpilimin e kontratës që subjekti i saj ka nënshkruar me Fondin e Kujdesit Shëndetësor.

Në vijim, Ballabani ka deklaruar se “nuk e di cila është lista e barnave, për të cilat kam lidhur kontratën me FSDKSH, si dhe nuk kam informacion se kush merret me shitjen dhe blerjen e tyre. Unë kam mbuluar vetëm pjesën formale, si administratore dhe drejtuese teknike, por detyra ime reale funksionale ka qenë promocioni aktiv pranë “CFO Pharma”.

Më tej, ajo ka shtuar se listën e inventarit për barnat për të cilat do të lidhej kontrata e ka marrë të gatshme nga operatoret e subjektit “CFO Pharma”.

“Nuk kam dijeni se kush i ka blerë këto medikamente, si dhe nuk ka dijeni për burimin e të ardhurave që kanë shërbyer për blerjen e tyre”, ka deklaruar më tej Ballabani, duke forcuar gjithnjë e më shumë bindjen e Prokurorisë se në qendër të skemës së dyshuar mashtruese është “CFO Pharma” e Nadir Çaushollit.

/Boldnews.al/

Etiketa: CFO PharmaKryesore1Nadir Çausholli

Lajme të lidhura

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
Para
Aksident tragjik në SHBA, humbin jetën 2 të rinj shqiptarë

Aksident tragjik në SHBA, humbin jetën 2 të rinj shqiptarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com