GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mashtrimi i Edi Ramës me tarifën 29/euro për ton në Sharrë

17:43 - 21/02/23
në Aktualitet, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Mashtrimi i Edi Ramës me tarifën 29/euro për ton në Sharrë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama deklaroi pak ditë më parë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut se “nuk ka asnjë abuzim me çmimin 29/euro për ton që Bashkia e Tiranës paguan për landfillin privat të Sharrës”.

Sipas tij, kjo vlerë është “mesatare e ponderuar” për shërbimet që ofron kompania koncesionare Integratet Energy BV.

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një reagim pas deklaratave të Ramës, i konsideroi ato mashtrime, pasi kontrata koncesionare nuk parashikon asnjë vlerë të ponderuar.

“Gijotina” shkoi më tej në dokumentat që formalizuan një prej kontratave më të dyshimta të nënshkruara nga qeveria “Rama”.

Redaksia ka siguruar pjesë nga Studimi i Fizibilitetit për ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit të Sharrës në Tiranë, ku realisht nuk përmendet askund termi “mesatare e ponderuar”.

Dokumenti zyrtar “Studim Fizibiliteti për Zonën e Trajtimit të Mbetjeve Tiranë”

Kontrata koncesionare dhe Studimi i Fizibilitetit flasin në mënyrë të detajuar për teknikalitetet e marrëveshjes publik-privat. Sipas dokumentave, projekti i Sharrës është i tipit BOT (Build-Operate-Transfer/ Ndërtim-Operim-Transferim).

Në bazë të kësaj procedure, kompania që fitoi kontratën 30-vjeçare me kosto koncesionare 128 milionë euro dhe që në përfundim do t’u kushtojë qytetarëve të Tiranës rreth 420 milionë euro, merr përsipër që të ndërtojë landfillin dhe inceneratorin me shpenzimet e saj.

Autoritetet publike, ku rolin kryesor e ka Bashkia e Tiranës, janë të detyruara që të paguajnë tarifën 29 euro/ton për depozitim dhe incenerimin e mbetjeve urbane.

Por, prej të paktën 7 vitesh, në landfillin privat të Sharrës nuk kryhet incenerim (djegie), pasi kompania koncesionare nuk ka ndërtuar ende impiantin përkatës.

Ndërkohë, Bashkia e Tiranës e më tej ajo e Durrësit, Kavajës dhe Vorës, paguajnë 29 euro/ton mbeturina, megjithëse kompania koncesionare nuk përmbush detyrimet e plota të saj, siç ka konstatuar pak kohë më parë edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Dokumentat nxjerrin zbuluar Ramën

Në faqen 89 të Studimit të Fizibilitetit për Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në Sharrë të Tiranës, janë paraqitur me detaje kostot e rehabilitimit të landfillit ekzistues, si edhe ndërtimi i impiantit të incenerimit të mbetjeve e prodhimit të energjisë elektrike.

Studimi parashikon që kostot e ndërtimit për këtë vepër publike kushtojnë afërsisht 131 milionë euro.

Nga kjo shumë, pjesën më të madhe të shpenzimeve e kanë pajisjet që do të shërbejnë për djegien e mbeturinave dhe prodhimin e energjisë elektrike.

Konkretisht, në Studimin e Fizibilitetit parashikohet që termoizolatorët do të kushtojnë 76 milionë euro; venddepozitimi i hireve pas djegies së mbeturinave do të kushtojë 11.3 milionë euro; dhe ndërtimi i nënstacionit elektrik është përllogaritur të kushtojë 1.12 milionë euro.

Vetëm këto tre komponentë të fazës së ndërtimit shkojnë në total afërsisht 90 milionë euro, ose thuajse sa 75 përqind e të gjithë shumës që merr përsipër kompania koncesionare të shpenzojë për landfillin dhe inceneratorin e Sharrës.

Diçitura: Kostot e ndërtimit të impiantit të mbetjeve në Sharrës, sipas Studimit të Fizibilitetit

Deri më tani, ajo që është e sigurt, është që kompania koncesionare nuk i ka shpenzuar këto 90 milionë euro, pasi ende nuk është ndërtuar impianti i incenerimit dhe nënstacioni elektrik që do të prodhojë energji nga mbeturinat.

Në rastin më të mirë, mund të pranohet se “Integrated Energy BV” ka shpenzuar rreth 40 milionë euro, për zërat e tjerë që përbëjnë komponentin e ndërtimit, siç janë rehabilitimi i landfillit ekzistues, ndërtimi i rrugëve të brendshme, impianti i pastrimit të ujërave dhe makineri.

Pra, duket qartësisht që Bashkia e Tiranës dhe të tjerat e Qarkut të Tiranës paguajnë tarifën 29 euro/ton depozitim dhe incenerim mbeturinash, ndërkohë që kompania koncesionare nuk e ofron pjesën më të madhe të shërbimit për të cilin paguhet.

KLSH: Tarifë abuziv

Këtë situatë skandaloze e konstatoi më herët edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Në një raport auditimi me titull “Inceneratori i Tiranës”, të publikuar në vitin 2022, audituesit e KLSH zbuluan një seri të gjatë shkeljesh, të cilat rëndojnë mbi xhepat e qytetarëve.

“Buxheti i shtetit prej 2 vitesh po parapaguan shërbimin e trajtimit të mbetjeve, i cili ende nuk kryhet”, konstatohet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Më tej, raporti shprehet: “Për grupin e auditimit nuk është vënë në dispozicion asnjë procesverbal në të cilin faktohet negocimi i palëve të përfshira mbi barrën financiare të tarifës koncesionare prej 29 Euro/ton, për “Ndërtim landfilli, incineratori dhe rehabilitimi i vend-depozitimeve ekzistuese Tiranë, propozuar nga operatori ekonomik “I. E. B.V shpk”. Kjo tarifë ka rritur shpenzimet e buxhetit të shtetit, nga ku edhe analizat e studimit të fizibilitetit, nuk japin argumente të saktë dhe të qartë mbi përballimin e shtimit të kostos së pastrimit për Bashkinë Tiranë në rolin e përfituesit kryesor dhe bashkitë e Qarkut Tiranë, nëse do të përfshihen, pavarësisht mos njoftimit të tyre në fazat e hershme të kontraktimit. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në fazën e studim-fizibilitetit nuk ka negociuar me palën koncesionare tarifën që rëndon mbi buxhetin e Bashkisë Tiranë dhe më pas në bashkitë e tjera të Qarkut të Tiranës”.

Diçitura: Shkeljet e konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për tarifën e depozitimit të mbetjeve në Sharrë

Në konkluzion, KLSH ka konstatuar: “Prej vitit 2018 deri aktualisht, prej Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë është paguar tarifa prej 29 euro/ton mbetje urbane për incinerimin e mbetjeve për një shërbim ende të pakryer, duke qenë se incineratori ende nuk është përfunduar si objekt industrial për djegien e mbetjeve urbane. Pavarësisht kostos së pastrimit të qytetit të Tiranës prej 3,866,183,658 lekë për periudhën 2018-2020, depozitimi dhe incinerimi i tyre ka shtuar koston për buxhetin e shtetit edhe me 3,234,124,798 lekë të tjera për një shërbim ende të pa përfunduar”.

Nisur nga këto konstatime grupi i auditimit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka rekomanduar që Autoriteti Kontraktor dhe Bashkia e Tiranës të marrin masa që:

1)Të ngrihet një grup pune i përbashkët për analizën e shkaqeve, nxjerrjen e përgjegjësisë dhe marrjen e masave për likuidimet për punë të pakryer;

2)Të nisin bisedimet së bashku me Koncesionarin me qëllim që, brenda kuadrit ligjor në fuqi, të shikohet mundësia e ngritjes së një grupi të përbashkët mes Autoritetit Kontraktor, Bashkisë Tiranë dhe Koncesionarit, për të identifikuar, saktësuar dhe rakorduar mes tyre mbi pjesën e tarifë/ton që i takon veçmas procesit të incinerimit që ende nuk është kryer.

Etiketa: bashkia e tiranesEdi RamaKLSHlandfilli i sharresSharre

Lajme të lidhura

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Para
Çfarë ndodh me trupin tuaj kur merrni frymë me gojë?

Pse njerëzit kanë nevojë për më shumë gjumë në dimër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!
Sport

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25

Një skandal i madh ka “shpërthyer” në Turqi. Shumë futbollistë, presidentë, komentatorë dhe menaxherë të futbollit janë përfshirë në këtë...

Lexo më shumë
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com