GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Mashtrimi i Edi Ramës, nuk ka asnjë vendim shkarkimi për hamshorin Safet Gjici

14:34 - 23/06/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Mashtrimi i Edi Ramës, nuk ka asnjë vendim shkarkimi për hamshorin Safet Gjici
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e Edi Ramës mashtroi hapur dhe në mënyrë skandaloze opinionin publik, kur deklaroi javën e kaluar se ka vendosur shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, pas publikimit të një videoje me elementë pornografie, të realizuar në zyrën e këtij të fundit. Mesditën e së Premtes së 16 Qershorit 2023, Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, në emër të kryeministrit Rama, deklaroi se “qeveria sapo ka vendosur shkarkimin nga detyra të Safet Gjicit”.

Ky qëndrim i qeverisë vinte vetëm pak orë, pasi vetë Gjici kishte njoftuar dorëheqjen nga posti, si një veprim në emër të moralit dhe etikës. Por, të dhënat zyrtare tregojnë se Rama dhe qeveria e tij nuk kanë ndërmarrë asnjë hap konkret për shkarkimin nga detyra të Safet Gjicit, megjithëse kabineti i tij nxitoi të njoftonte qytetarët për masën e rëndë që, siç u tha, u vendos ndaj kryebashkiakut të Kukësit.

Sipas asaj që deklaroi ministrja Ibrahimaj, vendimi i qeverisë për Safet Gjicin u mor në mbledhjen e 16 Qershorit. “Gijotina” verifikoi të dhënat në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Ministrave dhe nuk rezultonte të ishte marrë një vendim i tillë. 

Diçitura: Qeveria nuk ka publikuar asnjë vendim për Safet Gjicin

Po ashtu, këtë të Mërkurë, u botua Fletorja Zyrtare e radhës. Edhe këtu, nuk ka asnjë shenjë të vendimi të qeverisë për shkarkimin e Safet Gjicit. Vendimet e shkarkimit kanë efekt të menjëhershëm dhe botimi i tyre në një kohë sa më të shpejtë është domosdoshmëri. Kështu ndodhi me shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, i arrestuar nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin në atë rast dhe ai vendim u publikua menjëherë në faqen e kryeministrisë, si edhe në Fletoren Zyrtare.Por diçka e tillë nuk ka ndodhur me rastin e Safet Gjicit.

 

Diçitura: Në Fletoren Zyrtare dt. 21 qershor 2023 nuk ka asnjë vendim për Safet Gjicin

Për çfarë ishte i nevojshëm ky mashtrim, kur Gjici dha vetë dorëheqjen? Duket qartë se Edi Ramës i mbetën “gjylet” e skandalit të Safetit në dorë dhe tentoi t’i hidhte menjëherë mënjanë, duke përdorur duart e ministres Ibrahimaj. Por, a mund ta shkarkonte Rama, Safet Gjicin? Dhe nëse po, cilat do të ishin pasojat?

Ligji për “vetëqeverisjen vendore”, në nenin 62 të tij, parashikon rastet kur Këshilli i Ministrave mund të shkarkojë kryetarin e Bashkisë.  Këto raste janë; 1. Kur kryetari i bashkisë dënohet me vendim të formës së prerë. 2. Kur kryetari i bashkisë kryen shkelje të rënda të Kushtetutës dhe të ligjit. 3. Kur kryetari i bashkisë nuk paraqitet në punë për më shumë se 3 muaj.

 

I marrim me radhë këto elementë;

  1. Safet Gjici është paraqitur rregullisht në detyrë, madje ai sapo mori mandatin e radhës në krye të Bashkisë së Kukësit. Pra, ai nuk mund të shkarkohej për këtë elemen.

 

  1. Safet Gjici nuk rezulton të jetë i dënuar me një vendim të formës së prerë, pasi ndaj tij, deri më tani, nuk ka pasur as ndonjë hetim dhe aq më tepër dënim penal.

 

  1. Atëherë, mbetej që Safet Gjici të shkarkohej për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe të ligjit.

Diçitura: Ligji për qeverisjen vendore parashikon rastet e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë

 

Akti seksual në zyrën e kryetarit të Bashkisë nuk përbën shkelje Kushtetute, pasi nuk cënon liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.

 

A ka kryer shkelje e rëndë ligjore Safet Gjici?

 

Për opinionin publik, ai ka kryer shkelje tejet të rënda ligjore dhe etike, duke e shndërruar zyrën e kryebashkiakut në një “dhomë moteli”, ku shfryn epshet e tij seksuale.Megjithatë, përtej asaj çfarë mendon opinioni publik, Kushtetua dhe ligji ua ngarkon të drejtën dhe përgjegjësinë për përcaktimin e një veprimi si shkelje ligjore dy institucioneve të rëndësishme-gjykatës dhe prokurorisë.

Deri më tani, thuhet jo zyrtarisht se Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), po kryen verifikime mbi videon seksuale të Safet Gjicit dhe gjithçka që e ka paraprirë dhe pasuar atë moment intim.

Por, deri më tani, edhe SPAK-u nuk ka arritur të identifikojë ndonjë vepër penale, të tillë që të marrë nën përgjegjësi ligjore Safet Gjicin. Dhe, përsa kohë që prokuroria nuk ka konstatuar, ende, shkelje ligjore, atëherë edhe Këshilli i Ministrave nuk mund të konkludojë që Gjici ka shkryer shkelje të rëndë ligjore, me pasojë shkarkimin e tij nga detyra.

Pikërisht, mungesa e evidentimit të “shkeljes së rëndë ligjore” ka detyruar qeverinë që të bëj prapaktheu dhe të mos miratojë një vendim zyrtar shkarkimi për kryebashkiakun e Kukësit. Por, ajo që mbetet është mashtrimi që qeveria i bëri qytetarëve, duke deklaruar se e kishte shkarkuar Safet Gjicin, me shumë mundësi për të pastruar fytyrën politike nga pisllëku i lëshuar në zyrën e kryetarit të Bashkisë Kukës.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Safet Gjicite dhenavendim shkarkim

Lajme të lidhura

Emiriana Sako e nis vitin me Enkelejda Gojashin dhe Lediana Matën, dy shoqet marrin 350 MLN lekë për një punë në Rrashbull
Breaking Views

Emiriana Sako e nis vitin me Enkelejda Gojashin dhe Lediana Matën, dy shoqet marrin 350 MLN lekë për një punë në Rrashbull

15:02 - 16/01/26
Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve
Breaking Views

Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve

19:29 - 14/01/26
Anuela hap thesarin për Lavdimir Barajn, 2 miliardë lekë çohen prapa Dajtit, ja prapaskenat e tenderit
Breaking Views

Anuela hap thesarin për Lavdimir Barajn, 2 miliardë lekë çohen prapa Dajtit, ja prapaskenat e tenderit

15:21 - 13/01/26
Para
VIDEO/ Shisnin kokainë në lokalet e natës, pranga dy të rinjve në Durrës

VIDEO/ Shisnin kokainë në lokalet e natës, pranga dy të rinjve në Durrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vendimi i Trump për vizat/ Rama: Kjo është diçka krejt normale
Breaking Views

Vendimi i Trump për vizat/ Rama: Kjo është diçka krejt normale

09:58 - 18/01/26

“Dhe në fund, për kripë, jo për ëmbëlsirë, dua të them dy fjalë për ata që u hodhën përpjetë, ose...

Lexo më shumë
Groenlanda dhe tarifat e Trump, Starmer e Macron reagojnë ashpër

Groenlanda dhe tarifat e Trump, Starmer e Macron reagojnë ashpër

08:54 - 18/01/26
Gaza/ Rama publikon ftesën e Trump: Do të bëj gjithçka për të lartësuar emrin e vendit tonë

Gaza/ Rama publikon ftesën e Trump: Do të bëj gjithçka për të lartësuar emrin e vendit tonë

07:55 - 18/01/26
Parashikimi i horoskopit për sot, e diel 18 janar 2026

Parashikimi i horoskopit për sot, e diel 18 janar 2026

07:40 - 18/01/26
Diell dhe vranësira kalimtare, ja si do të jetë moti sot

Diell dhe vranësira kalimtare, ja si do të jetë moti sot

07:32 - 18/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com