Ju deshën më shumë se 10 vite në pushtet që vetëm të çelte negociatat për integrimin në BE, kjo edhe falë ndihmës së Putin, ashtu siç e ka deklaruar ai, por tashmë, Edi Rama pretendon se do ta futë Shqipërinë në BE brenda një mandat.
Teksa zgjedhjet e kaluar dilte me timon dhe tepsi në dorë, Rama këtë fushatë ka zgjedhur të mbajë pasaportën shqiptare në dorë, ku pretendon se do t’i shtojë dhe mbishkrimin “Bashkimi Europian” sipër.
Lidhur me këtë premtim të Ramës, që duket si një mashtrim në prag fushate ka reaguar edhe gazetari Klodian Tomorri. Në një postim në rrjetet sociale, gazetari shkruan se Rama i premton popullit diçka që dihet botërisht se nuk e ka ai në dorë.
Tomorri shton më tej se futjen në Bashkimin Europian të Shqipërisë e ka Macron, Merz, Meloni dhe udhëheqësit e tjerë të vendeve të BE-së, si dhe parlamentet e tyre.
Gazetari e konsideron si një “gallatë të madhe” premtimin e Ramës, teksa shton me ironi se mandatin tjetër Rama do të premtojë futjen e Britanisë në BE.
Postimi i plotë:
Që politikanët bëjnë premtime boshe dhe mashtrojnë nëpër fushata zgjedhore, kjo nuk është ndonjë gjë e re.
Por ky duhet të jetë rasti i parë në botë kur një politikan i premton popullit diçka që dihet botërisht se nuk e ka ai në dorë.
Ma jepni mandatin e katërt se do t’ju fus në BE-thotë kryeministri. Kjo është gjithë fushata e Partisë Socialiste këtë vit.
Por si do na fusë në BE kryeministri? Se këtë nuk e ka ai në dore. E ka në dore Makroni, Merci, Meloni dhe nja 25 udhëheqës të tjerë të vendeve europiane, përfshirë parlamentet e tyre, etj, etj.
Po sikur ata të mos pranojnë, ça bëhet?
Ah- do thotë ky- unë e bëra pune time. I plotësuam të gjitha kushtet, e mbajta premtimin, por ja nuk deshën këta se nuk dinë ku kanë kokën e tyre.
Gallatë e madhe është kjo.
Nuk thotë do rris fondet publike për arsimin, shëndetësinë, do rris pensionet, do përmirësoj shërbimet publike, këto d.m.th që i ka vetë në dorë, por thotë do t’ju fus në BE.
Përpara ere përpara.
Mandatin tjetër futi dhe një premtim për rikthimin e Anglisë në BE.
Discussion about this post