GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Mashtrimi i Veliajt me furnizimin me ujë: Ujë s’ka por as nuk pihet

në Editorial, OP-ED
Kohë leximi: 3 min
A A
Private: Veliaj mbyll muajin me dhurata për dy oligarkët e qeverisë, jep tenderin 261 mln lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vapa e ditëve të verës nxjerr në pah një ndër gënjeshtrat e vjetra të Erion Veliajt: gënjeshtrën e furnizimit 24 orë me ujë të pijshëm. Që Tirana nuk furnizohet asnjë orë të ditës me ujë të pijshëm e bëri të qartë një vendim i Gjykatës Administrative të Tiranës. Në këtë vendim gjykata konstaton se uji që rrjedh në rubinetat e qytetarëve nuk është i pijshëm. Po aty gjykata urdhëron bashkinë e Erion Veliajt që të përmirësojë cilësinë e ujit dhe të raportojë rregullisht në ISHP dhe në media e shoqërinë civile për rezultatet e analizave të cilësisë së ujit.

Tirana me furnizim 24 orë me ujë të pijshëm ka qenë premtimi i të dy fushatave të Erion Veliajt. Vetë premtimi i përhershëm për ujë të pijshëm është prova se të gjithë ata që kanë drejtuar bashkinë e kryeqytetit kanë dështuar në një prej shërbimeve publike bazë. Kanë dështuar të gjithë: Rama 11 vite, Basha 4 vite dhe Erion Veliaj që prej 7 vitesh. Është e sigurt tashmë se ky premtim do të bëhet edhe në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm dhe këtë premtim do ta bëjë përsëri edhe Erion Veliaj.

Sepse me skenarët më optimistë (apo propagandistë?) të qeverisë, Tirana nuk mund të ketë 24 orë ujë përpara vitit 2024. Duket se vetë parashikimi i qeverisë është një përpjekje për të lehtësuar riparaqitjen e këtij premtimi në listën e mashtrimeve të radhës të Erion Veliajt në zgjedhjet e ardshme. Pra, do të keni ujë në 2024 dhe këtë po ua themi që sot, që të mos i thoni Erionit që po mashtron për të tretën herë dhe nuk po merr përsipër fajin për dështimin. Jo vetëm kaq, por edhe ta besoni se kësaj here ai do ta bëjë realitet premtimin, sepse nuk po e thotë ai i pari. E ka thënë më parë edhe qeveria.

Se cili është dallimi ndërmjet qeverisë dhe Erion Veliajt në këtë lojë ‘kush gënjen më bukur’, kjo nuk është punë e një mendjeje të thjeshtë qytetari që duhet të bëjë llogaritë e dhjetëra halleve të tjera përpara se të analizojë hiletë djallëzore të propagandës së bashkisë. Halli i madh i qytetarëve të Tiranës në stinën e nxehtë është i dyfishtë: uji nuk është vetëm jo i pijshëm, por as nuk rrjedh në rubinetat e shtëpive tona gjatë pjesës më të madhe të ditënatës. Të premtosh ujin e pijshëm kur nuk realizon dot as furnizimin fizik me ujë të rubinetave është një poshtërsi e madhe. Është cinizëm me nevojat më kritike të qytetarëve gjatë këtyre ditëve.

Mashtrimi i Erion Veliajt me furnizimin me ujë të Tiranës ka dëshmitarët e tij të qartë: pyllin e murrmë të depozitave të ujit mbi pallatet dhe shtëpitë e qytetarëve. Depozita e ujit është një organ i pandashëm i çdo projekti për ndërtim sot në Tiranë. Depozita e ujit është po aq e domosdoshme në preventivin e një ndërtimi të ri në këtë qytet sa edhe vetë hekuri, çimento dhe tullat. Kosto e blerjes dhe montimit të saj është një taksë e fshehur mashtrimit 7-vjeçar të Veliajt.

Ndërsa për ujin e pijshëm, qytetarët e Tiranës duhet të paguajnë dy herë: një herë paguajnë tek Ujësjellësi i Tiranës, për ujin që nuk pihet dhe një herë në supermarketin poshtë pallatit, ku blejnë çdo ditë 1 ose 2 bidonë ujë të pijshëm. Me një çmim mesatar 1200 lekë për bidon, kosto mujore e ujit të pijshëm për çdo familje varion ndërmjet 36 mijë dhe 72 mijë lekësh të vjetra. Një shumë e krahasueshme me faturën e energjisë elektrike dhe 2-fish ose më shumë se fatura e përmuajshme e ujit që paguajnë për të mbushur depozitën çdo ditë. Tiranës së Erion Veliajt nuk i mungon asgjë për t’u shpallur kryeqyteti i thatësirës dhe pisllëkut.

Etiketa: abuzimEditorialGIJOTINAkryesore2mashtrimpropagandeujeVeliaj

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Nëse nuk jep dorëheqjen, piktori mund t’ua plotësojë dëshirën atyre që duan ta tërheqin zvarrë!

07:55 - 19/10/26
Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!
OP-ED

Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!

07:55 - 17/10/26
Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!
Editorial

Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!

12:53 - 16/10/26
Para
Raporti i FRONTEX: Si transportohen emigrantët në Shqipëri, rruga “e preferuar” e kontrabandistëve

Raporti i FRONTEX: Si transportohen emigrantët në Shqipëri, rruga “e preferuar” e kontrabandistëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com