GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mashtrimi me mikrokreditë, Prokuroria e Tiranës sekuestron llogari bankare në vlerë 10 mln euro

08:29 - 30/05/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Mashtrimi me mikrokreditë, Prokuroria e Tiranës sekuestron llogari bankare në vlerë 10 mln euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Llogari bankare me vlerë 10 mln euro ka sekuestruar Prokuroria e Tiranës për 10 persona pas skemës së mashtrimit me mikrokreditë, si edhe për 3 subjekte financiare mikrokediti, ADCA shpk., Final shpk dhe “Micro Credit Albania” sha.

Sekuestro e pasurive ka ardhur pas dyshimeve të Prokurorisë së paratë ishin përfituar përmes kësaj skeme mashtrimi, ku u zhvatën mijëra qytetarë përmes skemave të rifinancimit me kushte të këqija të kredive të vjetra apo përmes shantazhimit të tyre duke i bllokuar pronat e luajtshme apo të paluajtshme.

“Për to, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka dyshime se lidhen me vepra penale të kryera nga këta shtetas dhe këto shoqëri gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre financiar në lidhje me blerjen e portofoleve të kredive të këqija nga banka të nivelit të dytë dhe dhënien e kredive të tjera shtetasve të ndryshëm duke sekuestruar pasuritë e këtyre qytetarëve në raport të zhdrejtë me vlerën e kredive të akorduara”, njofton Prokuroria e Tiranës.

Sipas Prokurorisë, rezultoi se Arben Meskuti, Kejda Seferi, Elda Ibro dhe persona të lidhur me ta, si dhe subjektet ‘Microcredit Albania’ shpk dhe ‘Final’ shpk, kanë vlera të konsiderueshme parash në lekë dhe valutë të huaj të depozituara në banka të nivelit të dytë si dhe obligacione të ndryshme.

Dyshohet se këto shuma të mëdha parash janë përfituar përmes skemës së mashtrimit me mikrokreditë dhe me qëllim që të akuzuarit të mos i transferonin këto para u vendos sekuestro e llogarive për: Arben Meskuti, Ernela Cuberi, Olsi Ibro, Elda Ibro, Albert Gega, Andis Gjoka, Vasil Bakallbashi, Alketa Goxha, Jordisa Metaj, Edmond Mato, dhe subjekteve financiare ADCA shpk., Final shpk dhe “Micro Credit Albania” sha.

Ndërkohë, një pjesë të pasurive që e kanë përfituar nga skema e mashtrimit e kanë investuar në letra me vlerë me interes vjetor maturimi nga 4% deri në 10.5%.

Lexo edhe:

Mashtrimi me mikrokreditë, konfirmohen masat e arrestit për të ndaluarit

Dosja hetimore – Skema e ‘mashtrimit’ me kreditë çon guvernatorin Sejko në SPAK

Skema e mashtrimit me mikrokreditë, Sejko flet për herë të parë

Etiketa: Kryesore1mashtrimMCAMicro Credit AlbaniamikrokrediProkuroria e Tiranes

Lajme të lidhura

Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen
Aktualitet

Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen

07:52 - 21/02/26
Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital
Breaking Views

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Para
Gjykata ua njeh pensionin e dyfishtë tre të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Gjykata ua njeh pensionin e dyfishtë tre të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 21 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:09 - 21/02/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen

Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen

07:52 - 21/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Shkurt 2026

07:35 - 21/02/26
Parashikimi i motit, e premte, 14 shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 21 Shkurt 2026

07:33 - 21/02/26
Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com