GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mashtrimi me pyllin orbital, Alimehmeti: Shqipëria të kishte më pak Erjona e më shumë…

09:46 - 01/10/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Dhe me 28 janar, KPP la pa vendim fare ankesën e dorëzuar nga firma Albgarden. Kujtojmë se Albgaden ka bërë 3 denoncime

Dhe me 28 janar, KPP la pa vendim fare ankesën e dorëzuar nga firma Albgarden. Kujtojmë se Albgaden ka bërë 3 denoncime

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ilir Alimehmeti, kreu i grupit të këshilltarëve demokratë në Bashkinë e Tiranës, përmes rrjeteve sociale, i ka bërë jehonë investigimit të gazetares Arbjona Çibuku lidhur me atë që e konsideron si mashtrimin e Erion Veliajt me pyllin Orbital.

Alimehmeti shkruan se pylli orbital është një mashtrim i madh, ndërsa shton se që Pylli Orbital nuk ekziston dhe është vetëm një re pluhuri betoni në sytë e qytetarëve, e kemi denoncuar vazhdimisht në publik, në media dhe, më pas, në komisionet e Bashkisë Tiranë.

Në fund të postimi të tij, në të cilin përmbledh edhe copëza nga investigimi i gazetares, Alimehmeti shkruan se Shqipëria duhet të kishte më pak Erjona dhe më shumë Arbjona.

Postimi i Ilir Alimehmetit

Që Pylli Orbital është një mashtrim i madh është e qartë nën sytë e të gjithë qytetarëve!

🚫 Për Pyllin Orbital, vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit, më 24 nëntor 2022, deklaron në raportin e tij se:

⚠  “Bashkia e Tiranës nuk ka as hapësirën dhe as fondet për pemët”.

🚫 Që Pylli Orbital nuk ekziston dhe është vetëm një re pluhuri betoni në sytë e qytetarëve, e kemi denoncuar vazhdimisht në publik, në media dhe, më pas, në komisionet e Bashkisë Tiranë.

🚫 Sërish më 5 korrik 2022, Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se:

⚠  “Zhvillimi i pakontrolluar urban ka shkaktuar ulje të raportit për frymë të hapësirave të gjelbra’.

⚠  Raporti i hapësirave të hapura të gjelbra për 100,000 banorë është shumë i ulët dhe sipas KLSH-së, është i papërfillshëm krahasuar me normën minimale të parashikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe njësoj e papërfillshme krahasuar me vendet e rajonit.

✅ 9m2/banor është raporti i këshilluar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

❗ 0.46m2 /banor raporti i sipërfaqeve të gjelbra në Tiranë.

❗ 20 fish më pak se rekomandimi.

🙏 Në këtë kontekst mashtrimi të madh, falenderoj nga zemra profesionistët e gazetarisë investigative dhe profesionale, të cilët edhe pse të paktë në numër kanë një cilësi tejet të lartë.

💪 Dhe faktikisht, profesionistja e gazetarisë, Znj. Arbjona Çibuku, më 27 Prill 2023, botoi në Citizens Channel artikullin e saj të plotë me titull:

❗ “Pylli Orbital i Tiranës është 200 vite larg”, duke përmbledhur me fakte dhe shifra realitetin e trishtë të kësaj gënjeshtre me kosto qindra miliona.

🌐 Së fundmi, por në fakt më e rëndësishmja, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, më 18 Shtator 2023, e çmon znj. Arbjona Çibuku me çmimin e parë në konkursin për Verifikimin e Fakteve 2023 gjatë Forumit për Zhvillimin e Medias.

🙏Duke vlerësuar punën profesionale të znj. Çibuku, OSBE-ja qartësisht mbështet dhe mbron të vërtetat e paraqitura në artikull dhe çjerr maskën e Kryetarit në Detyrë të Bashkisë Tiranë duke i nxjerrë fytyrën e vërtetë të betonit nën të.

📰 Më poshtë mund të gjeni disa citime të artikullit të vlerësuar nga OSBE-ja si artikulli numër një për Verifikimin e Fakteve në 2023:

👉 “Në një investigim të publikuar një vit më parë, u zbulua se Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit (APR), në katër vite kishte mbjellë në total 58,000 pemë, pra një mesatare prej 1,208 pemësh në muaj.”

👉 “Ky ritëm ka rënë në 19 muajt e fundit, pasi gjatë kësaj periudhe APR njofton se ka arritur të mbjellë vetëm 2,987 pemë dhe shkurre, me një mesatare që ka rënë drastikisht në vetëm 157 pemë në muaj.”

👉“Në një përgjigje për Citizens Channel, Bashkia Tiranë tha se nga fillimi i aplikimit të planit e deri më tani janë mbjell gjithsej 60,987 dru dhe shkurre.”

👉“Nëse do të marrim në konsideratë ritmin e gjashtë viteve të fundit (rreth 10,000 pemë në vit), Bashkisë Tiranë do i duheshin 200 vjet për të mbjellë dy milion pemët e premtuara në pyllin orbital.”

👉“Një studim i Co-Plan në 2021 tregoi se humbja e sipërfaqeve natyrore brenda Unazës së Madhe të Tiranës shkonte në 526,000 m2.”

👉“Mbjelljet e miliona pemëve kanë qenë propagandë e kahershme, kujtojmë

🚫 Lefter Kokën (aktualisht në burg) që do të kthente currilat në Pyll,

🚫 Blendi Klosin që do të mbillte 20’200’000 pemë deri në 2020 (inekzistente)

🚫 apo edhe këta të tjerët që vijojnë në të njejtën linjë e ndërkohë nuk arrijmë dot të kontrollojnë moratoriumin e pyjeve në zona të mbrojtura (Rrjace, Gramsh etj)”, u shpreh Rodion Gjoka (ekspert i mjedisit).

👉“Unë nuk kam parë një projekt konkret pyllëzimi por vetëm rendera, infografika dhe letra teorike”, thotë Gjoka (ekspert i mjedisit).”

✅Rritja e hapësirave të gjelbra është tejet e nevojshme për Tiranën!

⚠ Por në fakt nën sytë e të gjithëve ne ndodh vetëm rritja e hapësirave të betonizuara!

🙏 Falenderoj publikisht znj. Arbjona Çibuku për punën e saj profesionale dhe faktike!

🙏 Do të dëshiroja shumë që Shqipëria dhe Tirana të kishte më shumë Arbjona e më pak Erjona!

🙏 Duket se këtë dëshiron edhe OSBE-ja!

Etiketa: alimehmetipylli orbital. veliaj

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Sulmi terrorist në Ministrinë e Brendshme turke, plagosen dy policë

Sulmi terrorist në Ministrinë e Brendshme turke, plagosen dy policë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com