GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Mashtrimi që siguroi intervistën e famshme të Lady Diana-s: BBC kërkon falje

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Mashtrimi që siguroi intervistën e famshme të Lady Diana-s: BBC kërkon falje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

BBC kërkoi falje pasi përfundoi një hetim në lidhje me metodat mashtruese që u përdorën për të marrë një intervistë ekskluzive të Lady Diana-s së ndjerë.

Intervista e vitit 1995 në programin Panorama të BBC-së u krye nga ish-gazetari i BBC-së Martin Bashir, i cili përdori deklarata false bankare për të siguruar një intervistë me princeshën, sipas një raporti nga Lord Dyson, një ish-gjykatës i vjetër.

Sipas raportit, Bashir siguroi një deklaratë false bankare që tregonte pagesa nga një firmë konsulence dhe News International në llogarinë bankare të Alan Waller, një ish-punonjës i vëllait të Diana-s, Charles Spencer.

Ai ia tregoi këto deklarata në shtator të vitit 1995 dhe pastaj disa ditë më vonë i tregoi atij më shumë deklarata bankare që shfaqnin pagesa në llogaritë e sekretarëve privatë të Diana-s dhe princit Charles. Dyson shkruan në raport “ka të ngjarë që këto deklarata të jenë krijuar nga Bashir dhe të përmbajnë informacione që ai i sajoi”.

Duke përdorur këto deklarata bankare, Bashir qe në gjendje të bindte Spencer të organizonte një takim me Lady Diana-n dhe pas kësaj, e bindi të jepte intervistën e famshme.

Bashir më pas gënjeu drejtuesit e BBC-së në lidhje me situatën. Raporti gjithashtu kritikon hetimin e mëvonshëm të BBC për çështjen, duke e cilësuar atë “me të meta dhe mjerisht joefektive”.

Drejtori i Përgjithshëm i BBC, Tim Davie, tha: “Unë do të doja të falënderoja Lord Dyson. Raporti i tij për rrethanat rreth intervistës së vitit 1995 është i plotë dhe gjithëpërfshirës. BBC pranon përfundimet e Lord Dyson në tërësi.”

“Megjithëse raporti thotë se Diana, Princesha e Uellsit, ishte dakord për idenë e një interviste me BBC, është e qartë se procesi për sigurimin e intervistës ishte shumë larg asaj që shikuesit kanë të drejtë të presin. Na vjen shumë keq për këtë. Lord Dyson ka identifikuar dështime të qarta.” – shtoi ai.

Në vijim të deklatarës, Drejtori i Përgjithshëm tha se sot “BBC ka procedura më të mira”.

“Ndërkohë BBC nuk mund ta kthej kohën pas një çerek shekulli, ne mund të kërkojmë falje, në mënyrë të plotë dhe të pakushtëzuar.”

Martin Bashir dha dorëheqjen nga roli i tij si redaktor i fesë në fillim të këtij muaji për  shkak të çështjeve shëndetësore, të paktën kështu u tha.

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

07:30 - 01/11/26
Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Para
Donnarumma drejt transferimit në Spanjë, ja çfarë po përgatit Mino Raiola

Donnarumma drejt transferimit në Spanjë, ja çfarë po përgatit Mino Raiola

TË FUNDIT

Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK/ EMRI
Aktualitet

Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK/ EMRI

11:52 - 15/11/26

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq një jurist të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), i...

Lexo më shumë
“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

11:27 - 15/11/26
Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

11:05 - 15/11/26
Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26
Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com