GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mashtrimi! Rama premtoi ‘kalim falas’ për protestuesit nga Kosova, por detyrohen të paguajnë

12:06 - 17/10/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mashtrimi! Rama premtoi ‘kalim falas’ për protestuesit nga Kosova, por detyrohen të paguajnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministr Edi Rama flet për “mbrojtjen e UÇK-së”, por s’e voton rezolutën kundër gjenocidit serb — dhe mashtron edhe për Rrugën e Kombit!

Premtoi kalim falas për protestuesit, por qytetarët paguan tarifën si gjithmonë

Fjalët e Edi Ramës për “mbrojtjen e UÇK-së” dhe “luftën për dinjitet kombëtar” duket se vlejnë vetëm për konferenca shtypi e statuse politike, jo për vepra konkrete.

Ndërsa në Tiranë mundohet të paraqitet si zëri që “mbron luftëtarët e lirisë”, qeveria e tij refuzon të mbështesë edhe një akt simbolik – rezolutën kundër gjenocidit serb mbi shqiptarët e Kosovës.

Një hipokrizi e plotë, që tashmë është bërë shenjë dalluese e qeverisjes së Ramës.

Por mashtrimi nuk u ndal me kaq.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së njoftoi publikisht se, me vendim të qeverisë shqiptare, kalimi në Rrugën e Kombit do të ishte falas për 24 orë (nga 17 deri më 18 tetor), në nder të protestës kundër Gjykatës Speciale në Tiranë.

Në realitet, udhëtarët që nisën rrugën drejt kryeqytetit raportuan se pagesa në pikën e Kalimashit u kërkua normalisht, si çdo ditë tjetër.

“Na e dhanë fjalën që do kalonim falas për të shkuar në protestë, por në vend të nderit, na kërkuan pagesë si gjithmonë. Mashtrim i pastër!” – tha një qytetar nga Prishtina që udhëtoi drejt Tiranës.

Ky episod e kthen në farsë çdo fjalim të Edi Ramës për “bashkim kombëtar” apo “nderim të UÇK-së”.

Në vend që të lehtësojë qytetarët që shkuan të protestojnë për drejtësinë e luftës, qeveria e tij u kërkon tarifë për të hyrë në Shqipërinë që ai vetë drejton.

Ndërsa për UÇK-në flet me pathos, për të vërtetën dhe rezolutën kundër krimeve serbe – hesht.

E ndërkohë, për qytetarët që e besojnë, propaganda vazhdon të faturohet me çmim autostrade.

Etiketa: Kosovapageseproteste

Lajme të lidhura

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji
Aktualitet

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria
Breaking Views

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise
Aktualitet

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Para
Konferenca e kryetarëve, Këlliçi i kthehet Peleshit: Ne nuk kërkojmë trazira, por ju po na impononi

Konferenca e kryetarëve, Këlliçi i kthehet Peleshit: Ne nuk kërkojmë trazira, por ju po na impononi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com