GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Mashtroi me ujin e pijshëm, Lali Eri blen për vete impiantin 166 MLN lekë për pastrimin e ujit

11:43 - 29/06/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Mashtroi me ujin e pijshëm, Lali Eri blen për vete impiantin 166 MLN lekë për pastrimin e ujit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeqytetasit paguajnë çdo muaj tarifa dhe taksa për ujësjellësin, por sërish përfundojnë duke e blerë në markete ujin për të pirë. Dhe kjo, jo vetëm për faktin se uji furnizohet pak orë në ditë, por nuk është i konsumueshëm. Gjithsesi, kryebashkiaku Erion Veliaj vazhdon me propagandën e tij prej më shumë se 8 vitesh, duke premtuar se Tirana do të furnizohet 24 orë me ujë të pijshëm.

Kryeministri madje bëri reklamë në Tik- Tok duke pirë ujë direkt nga çezma duke u tallur haptazi me qytetarët. Në marrjen e mandatit të dytë në një emision televiziv Veliaj tha se, “jemi shumë pranë asaj që ne duam të arrijmë, pasi tanimë 75% e Tiranës ka ujë të pijshëm 24 orë dhe shumë shpejt do të përfundohet edhe me disa zona periferike pasi paratë janë siguruar”.

Ai theksoi se qytetarët e Tiranës furnizohen 17 orë me ujë të pijshëm. Në fakt nuk është e vërtetë, sidomos aludimi se uji që vjen nga ujësjellësi është i konsumueshëm!

Nëse do ishte kështu, atëherë pse kompania e Bashkisë Tiranë “Eco Tirana” ka hapur projekt për impiantin e pastrimin e ujit për personelin e bashkisë?!

Bëhet fjalë për tenderin me numër reference  REF-72938-06-19-2023 dhe objekt “Impiant për pastrimin e ujit”, për të cilin është vënë në dispozicion fondi limit prej  166 milionë lekësh. Tenderi zhvillohet nga “Eco Tirana sha”, firmë e themeluar bashkë me ortakët italianë nga Lali Eri dhe që varet nga kryetari i Bashkisë. Parashikohet që fituesi të shpallet më datë 25 korrik 2023.

Ndërkaq, sipas të dhënave të dokumentit vendosja e këtij impianti duhet të kryhet deri në mars të viti 2024.

Kjo vjen si një lëvizje pas deklaratës të shumë përsëritur të Veliajt që “brenda vitit 2024 Tirana do të ketë ujë të pijshëm 24 orë”. Kështu deklaroi kryebashkiaku gjatë fushatës elektorale në maj, por duhet t’i kujtojmë që së pari të sigurohet të jetë uji i pijshëm, qoftë edhe për kaq orë sa furnizohet aktualisht Tirana. Kujtojmë se Bashkia Tiranë blen çdo vit sasi të mëdha uji nga kompanitë private. Me sa duket “Eco Alba” është gjetur si një mënyrë për t’iu shmangur syrit të publikut.

Sepse edhe uji që vjen 7 orë, por në itinerare kohore të ndryshme gjatë ditës, nuk është i pijshëm. Madje shpesh herë në media ka pasur edhe denoncime ku tregohet se uji shkon me ngjyrë blu, me erë apo ngjyrë të zezë, sepse përzihet me ujërat e zeza.

Rritja e çmimit të ujit

Në këto 8 vite e vetmja gjë që ka bërë Veliaj është rritja e çmimit të ujit. Në vitin 2017, Enti Rregullator i Energjisë miratoi rritjen me 44% të çmimit të ujit si për abonentët familjarë ashtu edhe për bizneset.

Çmimi i ujit nga 45 lekë u bë 65 lekë dhe çmimi për biznesin u rrit nga 135 lekë në 190 lekë.

 

Veliaj tha “kjo do të përkthehej në investime për rrjetin e UKT dhe rritjen e kapacitetit të ujëmbledhësit të Bovillës, duke bërë që Tirana të kishte ujë 24 orë falë shtrenjtimit të së mirës së domosdoshme”. Plan i cili nuk pati efekt.

Prej atij viti qytetarët e paguajnë dy herë ujin, njëherë në faturën për bashkinë e Tiranës dhe për herë të dytë kur e blejnë në autobote ose dyqane me çmime që arrijnë deri në 120 lekë të reja për bidonë. Duhet të theksojmë se në fund të viti 2022, çmimi i ujit në treg është rritur po aq sa produktet e tjera.

Lexo edhe: Seanca në KPK/ Prokurori Zonja nxjerr bllof Veliajn për vdekjen e Ardit Gjoklajt: U vra në landfill

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Eco TiranaErion Veliajpastrim ujir ujetende

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Ç’po ndodh në Arabinë Saudite? Sulmohet konsullata amerikane, dy të vrarë

Ç'po ndodh në Arabinë Saudite? Sulmohet konsullata amerikane, dy të vrarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com