GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Mashtroi për Rindërtimin/ Veliaj i fal 860 mln lekë Violeta Pepës

12:05 - 22/02/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Këtë herë kryetari Erion Veliaj ka lidhur kontratën me biznesmenen Violeta Pepa, e cila ka përfituar para për rindërtime në Shijak

Këtë herë kryetari Erion Veliaj ka lidhur kontratën me biznesmenen Violeta Pepa, e cila ka përfituar para për rindërtime në Shijak

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Tiranë vazhdon bashkëpunimet në tenderë me firma të cilat më parë janë bërë pjesë e mashtrimeve dhe vjedhjeve. Këtë herë kryetari Erion Veliaj ka lidhur kontratën me biznesmenen Violeta Pepa, e cila ka përfituar para për rindërtime në Shijak dhe nuk ka kryer punime.

Këtë herë ka rrëmbyer nga Veliaj tenderin me objekt  Rikonstruksioni i bllokut të kufizuar nga rrugët “Ali Baushi-Arben Minga-Komgresi Manastirit-Ibrahim Brahja-Xhanfize Keko. Pra, bëhet fjalë për rikonstruktimin e një sheshi të vogël, i cili do të kushtojë  860 milionë lekë. Ku gjenden kaq lekë! Lali Eri megjithëse ka miliarda lekë pa paguar për punimet e mëparshme (detyrime të prapambetura) prokuron me lekët e buxheteve të viteve që do të vijnë! Sidomos, tani para zgjedhjeve, e ka jetike të mashtrojë mbi gjendjen financiare të bashkisë.

Tenderi është mbyllur me datën 21 shkurt 2023 dhe i është dhënë firmës “PEPA GROUP” shpk, të Violeta Pepës.  Open Data e ka renditur atë në kontratat me “flamur të kuq” dhe ngre alarmin për abuzimet që po bëhen me këtë procedurë.

Së pari, tenderi është marrë nga Pepa pa u zhvilluar një garë sipas ligjit. Konkretisht, Veliaj ka skualifikuar 11  firma të tjera që në fazën e parë, duke i dhënë fitoren pa konkurrencë Violeta Pepës.  Kjo e fundit e mori tenderin, edhe pse të paktën 5 firma të tjera kishin paraqitur oferta më të lira. Ky është një rregull tjetër i rëndësishëm për prokurimet, që Veliaj e ka anashkaluar gjithmonë. Kështu Pepa do të fusë në xhep 860 milionë lekë për 8 muaj punime, në fakt disa riparime dhe sistemime në këtë shesh të vogël që do të përpijë fondin e madh.

Mashtrimet e Pepës

Duke ditur se këto para do të jenë në duart e Violeta Pepës është i ulët besimi se ato do të reflektohen në investime reale për këtë projekt. Edhe më herët Pepa me një grup biznesmenësh të tjerë kanë vjedhur paratë e rindërtimit dhe kanë lënë qytetarët pa shtëpi.  Një prej këtyre rasteve është denoncuar në media.

Në një emision televiziv Fiqiri Hazizllari nga Shijaku ka treguar se tri vjet pas tërmetit banesa e tij qëndron e paprekur. Dëmtimi i banesës ishte i shkallës DS4, për shembje. Bashkia Shijak premtoi rindërtimin e saj, ç`ka sipas qytetarit rezultoi të ishte një mashtrim.

“Nënkryetarja e Bashkisë më thoshte mos ki merak shtëpinë do ta bëjë shteti, do ta bëjë firma. Vetëm inxhinieri që zonja e urbanistikës më dha një numër, erdhi e pa e tha që unë nuk e ndërtoj dot me 20 milionë lekë. Pra, këtu kemi një mashtrim”, tregoi ai.

Bashkia e Shijakut pranoi faktin se banori ishte përfitues i një banese 1+1 e cila i kishte kaluar për rindërtim Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Tre vjet pas tërmetit Bashkia Shijak deklaroi se banesa nuk do të rindërtohet, por qytetari do të përfitoj 2.2 milionë lekë për ta ndërtuar vetë atë.

Në prill të 2020, Fondi Shqiptar i Zhvillimit bëri thirrje për rindërtimin e banesave individuale, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të këtyre banesave

Në 3 gusht 2020, FSHZH lidhi kontratë me bashkimin e operatorëve, Kevin Construksion sh.p.k , me administrator Lavdrim Gjici, vëllain e kryetarit të Bashkisë së Kuksit Safet Gjici. Company Riviera 2008 sh.p.k me administrator Agim Kola, vëllain e ish -deputetit të partisë socialiste Ndue Kola. Si dhe me Pepa Group sh.p.k ku administratore rezulton znj. Violeta Pepaj.

Por, asnjëra nga këto firma edhe  pse kanë marrë fonde nga Rindërtimi nuk kanë kryer punën që iu takon. Një prej tyre sikur duket është edhe kompania e Violeta Pepajt.

 

Lexo edhe: 7 vite premtim i pambajtur! Veliaj do të fusë biletën elekronike para zgjedhjeve

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimmashtrimndertimShijaktenderVeliajvioleta pepa

Lajme të lidhura

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë
Breaking Views

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë

23:28 - 20/03/26
Skandal me rrugën e Zall Bastarit/ Anuela i bën qokën 1.8 miliardë lekë ortakut të vëllait të Ermal Nufit
Breaking Views

Skandal me rrugën e Zall Bastarit/ Anuela i bën qokën 1.8 miliardë lekë ortakut të vëllait të Ermal Nufit

08:00 - 20/03/26
Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…
Fact-Checking & Analize

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

16:00 - 18/03/26
Para
Kosova feston sot 15-Vjetorin e Pavarësisë

KASH - Kuvendit: 17 shkurti, të shpallet festë zyrtare në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Interi frenon sërish, por diferenca me Milanin mbetet 6 pikë
Sport

Interi frenon sërish, por diferenca me Milanin mbetet 6 pikë

22:58 - 22/03/26

Interi lë sërish pikë në javën e 30-të të Serie A, duke barazar 1-1 me Fiorentinën, në një ndeshje që...

Lexo më shumë
Protesta e PD, shoqërohen në Komisariate 23 pjesëmarrës

Protesta e PD, shoqërohen në Komisariate 23 pjesëmarrës

22:31 - 22/03/26
Ambasada amerikane në Tiranë: Janë shënjestruar objektet diplomatike jashtë Lindjes së Mesme

Ambasada amerikane në Tiranë: Janë shënjestruar objektet diplomatike jashtë Lindjes së Mesme

22:22 - 22/03/26
Vritet një person, dy gra të plagosura, e dyshuar si autore një 30-vjeçare

Vritet një person, dy gra të plagosura, e dyshuar si autore një 30-vjeçare

22:01 - 22/03/26
Përplasen dy makina në rrugën Vlorë-Kotë, humbin jetën dy shoferët dhe plagoset nje pasagjer

Përplasen dy makina në rrugën Vlorë-Kotë, humbin jetën dy shoferët dhe plagoset nje pasagjer

21:45 - 22/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com