GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mashtronin gjermanët me call center duke u hequr si policë, SPAK shkatërron rrjetin me bazë në Tiranë

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Mashtronin gjermanët me call center duke u hequr si policë, SPAK shkatërron rrjetin me bazë në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qindra klientë gjermanë kanë ranë pre e mashtrimit të call center-ave në Tiranë. SPAK në bashkëpunim me autoritetet gjermane ka zbuluar rrjetin që vepronte në Shqipëri. Me vendim të GJKKO-së, u lëshuan 8 masa sigurie, 5 prej tyre arrest me burg dhe 3 prej tyre arrest shtëpie. 6 prej masave të sigurisë janë ekzekutuar, ndërsa 2 të tjerë janë ende në kërkim dhe ndodhen jashtë shtetit.

Prokurori i çështjes, Eneid Nakuçi dha detajet e operacionit, duke zbuluar si funksiononte skema e mashtrimit. Hetimi i nisur 18 muaj më parë, në dhjetor 2023, zbuloi se anëtarët e grupit telefononin shtetas gjermanë, por jo vetëm, dhe hiqeshin si policë duke i mashtruar sikur po hetonin për të rikuperuar dëmet që iu janë shkaktuar në fushën e kriptomonedhave dhe FOREX.

“Grupi vepronte si oficerë policie të rremë që përpiqeshin të rikuperonin dëmet dhe në fushën e kriptomonedhave dhe FOREX. (…)Nga hetimet e autoriteteve gjermane ka rezultuar se grupi i personave të dyshuar, vepronin me mënyrën e veprimit (“Modus Operandi”), Oficerë policie të rremë; Premtime të përfitimit; Kompani për mbledhjen e borxheve; Mashtrimi me karta me pagesë; Mashtrimi bankar në internet; Mashtrimi me investime; Mashtrimi i rikuperimit”, tha prokurori.

Në total grupi ka u ka shkaktuar 14 shtetasve gjermanë një dëm prej 363 501 Euro. Ata kanë mashtruar edhe persona në vende të tjera të BE, por vlera e dëmit përllogaritet vetëm për ata gjermanë që kanë bërë kallëzim tek autoritetet përkatëse.

Në kuadër të operacionit ‘Pandora’, më datë 18 prill 2024 është ushtruar kontrolli i ambienteve të Call Center-it të paligjshëm edhe në Shqipëri, ku u gjetën dhe sekuestruan prova materiale të shumta dixhitale dhe dokumentare.

“Në sajë të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar, nga autoritetet gjyqësore gjermane u dërgua analiza e plotë hetimore e provave materiale dixhitale, të cilat në harmoni dhe me provat materiale dokumentare të sekuestruara, ditën e kontrollit, çuan në rezultatin e qartë të ekzistencës së një grupi të strukturuar kriminal, me qëllim mashtrimin e shtetasve gjermanë, nëpërmjet qendrës së thirrjeve Call Center, të paregjistruar si biznes në organet tatimore”, tha prokurori Nakuçi.

Oliver Hoffman, drejtues i Zyrës Kriminale të Land-it Baden-Württemberg, i cili ishte edhe drejtuesi i palës gjermane në operacionin “Pandora” tha se të paktën 6 mijë qytetarë gjermanë janë shpëtuar nga mashtrimi, ndërsa kanë mundur të shmangin një humbje financiare prej 10 milionë eurosh.

“Për sa i përket dëmit të shkaktuar, në këtë rast konkret, nga 7.5 mijë raste të konstatuara, arritëm të pengonim 6 mijë të tilla. Në këtë mënyrë të vepruari, ja dolëm që të ulim dëmin e shkaktuar nga kjo veprimtari kriminale në këtë procedim”,- tha zyrtari gjerman.

Ata hiqeshin si policë me qëllim për të rikuperuar fondet e personave që kishin humbur në fushën e kripotomonedhave dhe forex duke u përfshirë edhe në mashtrime bankare.

“U mbyll faza e hetimit në aksionin ‘Pandora’ për call center-at. Hetimi ka nisur në 2023, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme në Gjermani. Grupi vepronte si oficerë policie të rremë që përpiqeshin të rikuperonin dëmet dhe në fushën e kriptomonedhave dhe forex. Në 18 prill të vitit të kaluar, SPAK ka ushtruar kontroll në ambientet e një call center-i në Tiranë, ku u administruan prova. Gjermanët dërguan prova materiale, që çuan në dyshime për ekzistencën e një grupi kriminal, jo vetëm të huaj. Ne 28 korrik gjykata ka caktuar arrest me burg për pesë shtetas”, tha prokurori Eneid Nakuçi.

Oliver Hoffman, drejtues i Zyrës Kriminale të Land-it Baden-Ëürttemberg Gjermani, i cili ishte edhe drejtuesi i palës gjermane në operacionin “Pandora”, sqaroi në konferencën e përbashkët me prokurorin e SPAK, se hetimet mbi rastin në fjalë kishin nisur prej më shumë se 18 muajsh.

“Prej 18 muajsh operacioni, piketë e rëndësishme në bashkëpunimin tonë dhe luftën në krimin e organizuar ndërkombëtar dhe skemat profesionale të mashtrimit.

Si filloi operacioni. Nisi në dhjetor 2023. Filluan të përgjonim mbi 20 telefonata në ditë dhe krijuam gjithashtu edhe një qendër  kundër thirrjesh me qëllim që këto telefonata mashtruese, duke u munduar të shmangim humbje financiare prej 10 milionë eurosh.

Paralelisht me këtë zhvilluam hetime shumë komplekse në fushën e hetimit kompjuterik që të lokalizonin qendrat e dyshimeve dhe autorët në 5 shtete, Kosovë, Shqipëri, Bosnje, Serbi, Liban.

Ky operacion çoi në goditjen e 12 qendrave thirrjesh ndërkombëtare dhe në arrestime të shumta, janë dhënë dënime të shumta ndër dhe dha organizatori i infrastrukturës së tyre në Gjermani.

E kam për kënaqësi që u bë e mundur që të arrestoheshin më 31 korrik këta persona, dhe patëm mundësinë ta mbështesim në terren.”

gijotina.com/

Etiketa: call centerKryesore1mashtrim

Lajme të lidhura

Prej 105 ditësh protestohet për largimin e kryeministrit, gazeta britanike: Shqipëria “noton” në para droge! Rama është…
Aktualitet

Prej 105 ditësh protestohet për largimin e kryeministrit, gazeta britanike: Shqipëria “noton” në para droge! Rama është…

14:20 - 12/09/26
Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, përplasje me policinë
Aktualitet

Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, përplasje me policinë

14:07 - 12/09/26
Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin
Botë

Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

13:58 - 12/09/26
Para
Sadiku rikthehet në Zvicër, aty ku e nisi karrierën: Mezi pres të luaj për Bellinzonën

Sadiku rikthehet në Zvicër, aty ku e nisi karrierën: Mezi pres të luaj për Bellinzonën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prej 105 ditësh protestohet për largimin e kryeministrit, gazeta britanike: Shqipëria “noton” në para droge! Rama është…
Aktualitet

Prej 105 ditësh protestohet për largimin e kryeministrit, gazeta britanike: Shqipëria “noton” në para droge! Rama është…

14:20 - 12/09/26

Gazeta e njohur britanike ‘Observer’ ka publikuar një reportazh për protestat në Shqipëri që prej më shumë se tre muajsh...

Lexo më shumë
Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, përplasje me policinë

Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, përplasje me policinë

14:07 - 12/09/26
Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

13:58 - 12/09/26
‘Sekreti’ i Topit të Artë, tre kiteret që përcaktojnë fituesin e çmimit të madh këtë vit

‘Sekreti’ i Topit të Artë, tre kiteret që përcaktojnë fituesin e çmimit të madh këtë vit

13:39 - 12/09/26
Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada

Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada

13:26 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com