GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mashtronin të huajt për të investuar në bursë përmes call-center, 6 të arrestuar në Tiranë (Emrat)

10:42 - 02/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mashtronin të huajt për të investuar në bursë përmes call-center, 6 të arrestuar në Tiranë (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Tiranës ka zbuluar një tjetër ambient të përshtatur si call-center, me anë të cilit disa persona mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive.

Për këtë janë arrestuar gjashtë persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Sekuestrohen pajisje kompjuterike, aparate celulare dhe prova të tjera materiale.

Këta persona gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, janë kapur në flagrancë gjatë kohës që mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursë fiktive me qëllim për të rimarrë paratë që këta kishin humbur më parë po me të njëjtën mënyrë mashtrimi.

Të arrestuarit në këtë operacion janë shtetasit Algert Kamberi, Stiven Serani, Stefi Mançi, Ervis Haxhiu, Bernard Islamukaj, Serxho Lleshi.

Këtë aktivitet e ushtronin në ambientin e përshtatur si call-center në rrugën “Dritan Hoxha”

Njoftimi:

Finalizohet një tjetër operacion nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë dhe me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DPPSH, nën drejtimin e Prokurorisë.

Si rezultat i operacionit “Location 1” zbulohet një tjetër ambient i përshtatur si call-center, me anë të cilit mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive.

Vihen në pranga 6 shtetas si dhe procedohet 1 tjetër.

Sekuestrohen pajisje kompjuterike, aparate celulare dhe prova të tjera materiale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike nën drejtimin e Prokurorisë, falë inteligjencës policore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Location 1”. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A.K., 25 vjeç, S. S., 26 vjeç, S. M., 22 vjeç, E. H., 30 vjeç, B. I., 25 vjeç dhe S. Ll., 29 vjeç, të 6 banues në Tiranë. Procedohet penalisht shtetasi M. D., 20 vjeç.

Këta shtetas gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, janë kapur në flagrancë gjatë kohës që mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursë fiktive me qëllim për të rimarrë paratë që këta kishin humbur më parë po me të njëjtën mënyrë mashtrimi. Këtë aktivitet e ushtronin në ambientin e përshtatur si call-center në rrugën “Dritan Hoxha”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

 

Etiketa: arrestcall centerTirane

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
Gjesti shokon me deklaratën ndaj Eglit:  Të betohem, nuk ndjej asgjë për ty!

Gjesti shokon me deklaratën ndaj Eglit: Të betohem, nuk ndjej asgjë për ty!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com