GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mashtruan me karburantin dhe materialet për shtrimin e rrugëve, dërgohen në gjyq 6 punonjës të Bashkisë Devoll

10:07 - 31/01/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Mashtruan me karburantin dhe materialet për shtrimin e rrugëve, dërgohen në gjyq 6 punonjës të Bashkisë Devoll
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjashtë punonjës të bashkisë Devoll janë dërguar në gjyq, pasi prokuroria e Korçës mbylli hetimet dhe ka ngritur ndaj tyre akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”.

Sipas Prokurorisë, këta shtetas u kallëzuan nga shtetasi B.N.,për procedurën e prokurimit me objekt blerje mallra e materiale ndërtimi për nevojat e Bashkisë Devoll.

“Kallëzuesi denoncoi se pas kryerjes së procedurës është shpallur fituesi dhe u kryen në mënyrë fiktive si procedurat e marrjes në dorëzim dhe magazinimit të mallrave dhe pajisjeve ashtu dhe dalja e tyre nga magazinimi dhe përdorimi në punime të ndryshme nga punonjësit e bashkisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Nga hetimet dhe kqyrja e pamjeve filmike, prokuroria vërtetoi se makinat të cilat duhet të kryenin transportin e materialeve, nuk kanë lëvizur si në hyrje ashtu edhe në dalje, për të gjithë periudhën e plotësuar për transport çakulli, mbeturinë për mbushje, ashtu sikurse është paraqitur në fletë udhëtimet dhe situacionet e punimeve të transportimit të këtij materiali ndërtimi.

Njoftimi: 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq gjashtë persona, punonjës të Bashkisë Devoll, të akuzuar për veprën penale ‘Falsifikim i dokumentave’ e parashikuar nga neni 183/3 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.326 të vitit 2023, prokuroria arriti në përfundim se shtetasit G.K., me detyrë Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Utilitare, Komunitare dhe Administrative, A.C., Përgjegjës në Sektorin e Shërbimeve në Agjencinë e Shërbimeve Publike, K.M., Përgjegjës në sektorin e Transportit në Agjencinë e Shërbimeve Publike, E.N., Magazinier në Sektorin e Menaxhimit Financiar, dhe H.Ç. e J.B. me detyrë shoferë, kanë konsumuar veprën penale për të cilën janë akuzuar.

Këta shtetas u kallëzuan nga shtetasi B.N.,për procedurën e prokurimit me objekt blerje mallra e materiale ndërtimi për nevojat e Bashkisë Devoll. Kallëzuesi denoncoi se pas kryerjes së procedurës është shpallur fituesi dhe u kryen në mënyrë fiktive si procedurat e marrjes në dorëzim dhe magazinimit të mallrave dhe pajisjeve ashtu dhe dalja e tyre nga magazinimi dhe përdorimi në punime të ndryshme nga punonjësit e bashkisë.

Nga hetimet dhe kqyrja e pamjeve filmike, prokuroria vërtetoi se makinat të cilat duhet të kryenin transportin e materialeve, nuk kanë lëvizur si në hyrje ashtu edhe në dalje, për të gjithë periudhën e plotësuar për transport çakulli, mbeturinë për mbushje, ashtu sikurse është paraqitur në fletë udhëtimet dhe situacionet e punimeve të transportimit të këtij materiali ndërtimi.

Sa më sipër, në analizë të përfundimeve rezultoi se mjetet nuk justifikojnë shpenzimet në drejtim të karburantit të përdorur, por edhe rrugëve që kanë bërë për transportin e çakullit për shtrim rrugësh. Mjetet nuk lëvizin në asnjë moment nga magazina për të gjithë periudhën e dhënë dhe ndërkohë janë dokumentuar shpenzime në drejtim të përdorimit të karburantit dhe transport materialesh, i cili nuk është kryer faktikisht me këtë mjet. Ato nuk justifikojnë shpenzimet e kryera dhe pasqyrojnë të dhëna të rreme në drejtim të rrugëve që kanë kryer për transportin e materialeve për sistemimin e rrugëve.

Në këto rrethana personat përgjegjës që kanë nënshkruar fletët e udhëtimit duke pasqyruar në to të dhëna të rreme, kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.

 

 

Etiketa: Devollgjyqpunonjes

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
Kuvendi miratoi ndryshimet në Qeveri, Basha për deputetët e PD: Shfaqje të dala boje

Basha: E kam menduar qindra herë të lë politikën, por kam detyrim ndaj demokratëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Lexo më shumë
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com