Personi që shihni në foto, quhet Florian Gjergji, i cili konsiderohet nga policia e Tiranës si njeriu që ka organizuar në shumë raste skemën e mashtrimit duke u prezantuar përmes emrave të zyrtarëve të lartë, si Edi Rama, Erjon Veliaj, Ermal Dredha, etj.
Në janar 2023 Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë dhe prej 5 muaj ai nuk është mundur të kapet nga policia e kryeqytetit.
Por në vend që të arrestohej, Florian Gjergji vazhdon të jetojë, sipas informacioneve jo zyrtare, në Gjermani, ku ka ndërtuar jetë luksoze falë parave të fituara nga mashtrimet.
Sipas këtyre burimeve, Florian Gjergji dyshohet se ka korruptuar drejtorë dhe punonjës të Interpolit, si dhe oficerët e kontaktit në Gjermani, ata që në teori duhet të përbënin një linjë të fortë kontrolli dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.
Florian Gjergji nuk është vetëm një mashtrues me rekorde; ai është një pasqyrë e hidhur e një sistemi që nuk funksionon dhe e një shteti që, në disa raste, duket se i hap dyert korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë.
Familjarët e Florian Gjergjit luajnë një rol të rëndësishëm në mbështetjen dhe mbulimin e aktivitetit të tij kriminal, duke krijuar një rrjet mbrojtës që i lejon atij të vazhdojë veprimtarinë pa u ndëshkuar. Përtej lidhjeve të ngushta familjare, kjo mbështetje shfaqet shpesh në forma të ndryshme nga heshtja dhe mosbashkëpunimi me autoritetet, deri te ndihma aktive në fshehjen e provave apo organizimin e rrjetit të kontaktit jashtë vendit. Kjo mbështetje familjare, e ndërtuar mbi interesat dhe besnikërinë e ndërsjellë, përforcon një sistem të errët ku ligji dhe drejtësia hasin vështirësi të mëdha për të vepruar me efektivitet. Në këtë mënyrë, familjarët nuk janë thjesht dëshmitarë pasivë, por pjesë aktive në mekanizmin që mbron dhe ripërtëri veprimtarinë kriminale të Florian Gjergjit.
I kërkuari ndërkombëtar, gjatë 2 viteve të fundit është bërë protagonist dhe i dy rasteve të tjera të mashtrimit me shuma të mëdha, raste këto që janë zbuluar nga policia, duke çuar në pranga njerëzit e afërt me të cilët Gjergji ka bashkëpunuar në momentin e tërheqjes së lekëve.
Rasti i fundit ishte i pak ditëve më parë, ku përmes një mesazhi telefonik i mbëritur në aplikacionin “Signal”, Florian Gjergji, për pak sa nuk ka futur në kurth biznesmenin e ndërtimit Alban Eftimi, person ky i lidhur ngushtësisht me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe kryeministrin e vendit Edi Rama.
Tashmë prej më shumë se 5 muaj, policia dhe prokuroria e Tiranës, janë në ndjekje të të Florian Gjergjit, por s’kanë mundur ta arestojnë.
Në 4 operacione të ndryshme të Njësisë “E” në Policinë e Shtetit për këto krime u arrestuan 11 persona, pjesa më e madhe e të cilëve kishin role dytësore në mashtrim.
Në operacionin e parë të koduar me emrin “Signal” ranë në pranga Jasmin Pepaj, Rezart Pepaj dhe Sherif Kadroviç. Tre të rinjtë shkodranë tentuan që përmes një mesazhi ku prezantoheshin me emrin “Edi” të mashtrojnë biznesmenin e ndërtimit Pëllumb Salillari duke i kërkuar 130 mijë euro.
Tre ditë më vonë, policia prangosi 3 të dyshuar të tjerë, Erjon Likën, Edmir Jaçen dhe Gazmir Ismailajn, në operacionin “Subjekti”. Ata tentuan që t’i merrnin 13 mijë euro administratorit të një biznesi në Kamzë.
Më tej, më 13 shkurt në operacionin “Tentativa” u arrestuan Ergys Ahmetaj, Andi Basha dhe Gëzim Kusi, të cilët i kërkuan para pronarit të një kazinoje në Tiranë.
Në rastin e fundit, autorët i kërkuan 100 mijë euro biznesmenit R.G, të cilit në mënyrë mashtruese iu prezantuan në emër të kryebashkiakut të Tiranës. Policia gjurmoi personat që shkuan të marrin paratë dhe arrestoi babë e bir, Bedri e Albert Vodha, gjatë operacionit të koduar “Telegram”.
Në hetimet e kryera nga Njësia “E” ka rezultuar se koka kryesore kriminale e mashtrimit në operacionet “Subjekti”, “Tentativa” dhe “Telegram”, është 41-vjeçari Florian Gjergji, i cili i ka shpëtuar arrestimit.










Discussion about this post