GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mashtruesi që jetoi me dy emra/ Kush është “prokurori i rremë i SPAK-ut” që u arrestua në Sarandë

21:20 - 09/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Mashtruesi që jetoi me dy emra/ Kush është “prokurori i rremë i SPAK-ut” që u arrestua në Sarandë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një operacion të koduar “Deceiver” (Mashtruesi), Policia e Sarandës arrestoi sot një 49-vjeçar që prej muajsh prezantohej si prokuror i SPAK-ut, duke mashtruar qytetarë, zyrtarë dhe biznese në disa qytete të vendit.

Por pas këtij emri të rremë fshihet një figurë e njohur për organet e drejtësisë: Alban Muço, mashtruesi që ka ndërtuar një jetë të tërë mbi falsifikime, identitete të vjedhura dhe gënjeshtra të sofistikuara.

Historia e Alban Muços fillon shumë më herët se sa arrestimi i sotëm në Sarandë. Ai është një personazh i përsëritur në dosjet penale shqiptare, i dënuar disa herë për mashtrim, falsifikim dhe përvetësim të detyrës shtetërore.

Në vitin 2002, Gjykata e Fierit e dënoi me 10 vjet burg për një seri veprash penale që përfshinin falsifikim dokumentesh, mashtrim financiar dhe mbajtje pa të drejtë të uniformës zyrtare.

Pas daljes nga burgu në vitin 2010, ai nisi një kapitull të ri të mashtrimit — këtë herë, më të sofistikuar.

Në qershor të vitit 2015, Muço aplikoi për pasaportë dhe kartë identiteti biometrike në zyrën e gjendjes civile në Fier, por jo me emrin e tij të vërtetë.

Ai përdori të dhënat personale të vëllait të tij, që jetonte prej vitesh në Itali.

Në fillim të vitit 2016, ai u pajis me një pasaportë të re me emrin L. Muço, duke u rishfaqur para shtetit si një qytetar pa precedentë penalë.

Një “vëlla” që vuajti dënime për të

Në periudhën 2016–2017, Alban Muço u dënua dy herë nga gjykatat shqiptare — një herë për “mashtrim” dhe një herë për “kallëzim të rremë” — por në të dy rastet, në vend të tij u regjistrua emri i vëllait të pafajshëm.

Sistemi gjyqësor nuk e kuptoi se personi që po vuante dënimin ishte një tjetër.

Vetëm pasi i vëllai i vërtetë aplikoi për dokumente në konsullatën shqiptare në Milano, sistemi u përplas me vetveten: dy identitete, dy shenja gishtash, një mashtrues.

Pas sinjalizimit të kompanisë “Aleat Safran”, që menaxhon regjistrin biometrik të pasaportave shqiptare, prokuroria e Fierit hapi hetimet dhe zbuloi se për vite me radhë Alban Muço kishte vuajtur dënime në emrin e vëllait, duke manipuluar sistemin e drejtësisë dhe duke përfituar statusin e një personi “të pastër”.

Nga burgjet te “SPAK-u” i rremë

Pasi doli nga burgu, Muço nuk u ndal. Me përvojën e gjatë në mashtrime, ai nisi të shfrytëzonte frikën dhe pasigurinë e qytetarëve ndaj organeve të drejtësisë.

Ai u shfaq në Berat në vitin 2024, ku u arrestua pasi u paraqit në zyrat e Kadastrës, duke pretenduar se ishte prokuror i SPAK-ut.

Sipas hetimeve të asaj kohe, ai kërkonte shuma parash në këmbim të ndërhyrjeve për “zgjidhjen e çështjeve” në emër të strukturave të drejtësisë.

Pas ndalimit, ndaj tij u ngritën akuzat për “Mashtrim” dhe “Përvetësim të titullit apo detyrës shtetërore”, por pas pak muajsh ai arriti sërish të dalë në liri — për t’u zhdukur.

Saranda, 2025

Sot Alban Muço u arrestua në Sarandë, ku kishte ndërtuar një tjetër skemë të ngjashme mashtrimi.

Në qytet, ai lëvizte i shoqëruar nga persona që i prezantonte si hetues dhe bodyguardë, përdorte makina me xhama të zinj dhe futej në institucione publike duke u prezantuar si prokuror i SPAK-ut.

Sipas burimeve hetimore, ai kishte krijuar një rrjet njerëzish që mendonin se punonin për drejtësinë, ndërsa në fakt kryenin porositë e tij personale.

Ai zhvillonte “pyetje” ndaj zyrtarëve të dyshuar për korrupsion, i frikësonte me “dosje hetimore” dhe më pas kërkonte para për mbylljen e tyre.

Një sistem i mashtruar për 20 vite

Historia e Alban Muços është më shumë se historia e një mashtruesi — është pasqyra e një sistemi të verbër që për dy dekada nuk arriti të dallojë njeriun që e tallte nën hundë.

Ai ka qenë në burg me emër të rremë, është liruar me emër të rremë, ka marrë dokumente zyrtare me emër të rremë, dhe ka zhvatur të tjerë në emër të drejtësisë.

Nga falsifikimi i pasaportave e deri te roli i “prokurorit të rremë të SPAK-ut”, rasti i Alban Muços është një dëshmi tronditëse e brishtësisë së institucioneve shqiptare, që për vite kanë lejuar një njeri të ndërtojë një botë paralele ligjore./SarandaWeb

Lajme të lidhura

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)
Aktualitet

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë
Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Para
“Nuk e mbaj TV më shumë se 5 minuta te Portokallia”, Florjan Binaj: Më dhimbset ku ka përfunduar

"Nuk e mbaj TV më shumë se 5 minuta te Portokallia", Florjan Binaj: Më dhimbset ku ka përfunduar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për një...

Lexo më shumë
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com