GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore2

Mashtruesit që paskan probleme dhe me shtete të BE-së

në Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Mashtruesit që paskan probleme dhe me shtete të BE-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këto ditë shohim që shkrimet tona, duke demaskuar marifetxhinjtë e 8S2, po mbështeten dhe nga media të tjera që duan të pasqyrojnë realitetin e jo thjeshtë të marrim ca para siç bëjnë ata që tani më, ne i njohim. Atyre mjafton t’u ofrosh lekë dhe transmetojnë çfarë t’u kërkojnë, pavarësisht se ku jetojnë e nga kush ushqehen.

Pa marrë parasysh që realiteti nuk ndryshohet me reklamime false, por duke treguar të vërtetën, së paku çlirohesh shpirtërisht e ndjehesh pak Shqiptar, pak nacionalist me ndjenjë për vendin e njerëzit tuaj, që të ecin me kokën lart e duke ngritur zërin se “Jemi shqiptarë një ndër popujt më të lashtë të Ballkanit”, por jo kaq poshtë kaq kundër vetes e Shqipërisë e për çfarë?

Vetëm për ca para të fëlliqura dezinformojnë.  Ju pasqyruam një kronikë ku Kompania e huaj thoshte me zë e figurë që në Shqipëri ne kemi ndërruar emrin nga Falsifikimi! Por pas kësaj zbuluam që zotërinjtë pretendentë, në gjyqin e parë që kishin për markën e tyre të parë “B-52”  me nr. 970878, e kishin humbur, pasi e kishin regjistruar 9 muaj më vonë se Kompania Shqiptare!

Pra në regjistrimin e parë të këtyre të vetëquajturve “Kompani e madhe Holandeze” ata e kishin regjistruar 9 muaj më vonë se Kompania Shqiptare! Në këto kushte, si mund të logjikohet që kjo kompani misterioze që kërkon të na e kthejë diellin mbrapsht flet për falsifikime, se janë seriozë e të tjera. Me të drejtë, ne besojmë se ligjvënësi nuk mund t’i thotë më të voglit në moshë je më i madh, kur shef pasaportat e këtyre dy palëve. Por dhe në gjykatë i kishin çuar Kompania Shqiptare, jo këta të vetëquajtur “kompani serioze”.

E këta marifetxhinj nuk ndalojnë, pasi këtu e gjejnë shtruar, pra siç vetë e pohojnë korruptojnë institucionet dhe rruga u hapet. Por duke bërë këto veprime, çfarë bëhet me ligjin, përmirësohet siç shpreheshin ata, apo degradon. Pra bëhet litari si e duan këta marifetxhinj! Kuptohet që ligji degradon dhe marifetxhinjtë përfitojnë më shumë.

Por pyetja që lind është, a i bëjnë veprime të tilla, si në Shqipëri dhe në vende të tjera?! Për këtë ne e studiuam dhe zbuluam se kjo Kompani Holandeze kishte probleme ligjore dhe ne Komunitetin Europian.  Psh në Gjermani, Birrat Gjermane Bavareze e kishin çuar në gjykatë për vjedhje të emrit të tyre, pasi gjermanët thonë se Bavaria është në Gjermani e jo në Holandë dhe Ligjvënësit europianë i kanë dhënë të drejtë gjermanëve!

Po pse vallë këta marifetxhinj nuk bëjnë dhe atje si në rastin e Shqipërisë? Mos vallë Gjermania është një vend shumë i vogël?! Me siguri për këta marifetxhinj, po. Ua tregojmë ne, që mos të lodhen, Gjermania ka 84 milionë e 514 mijë e 310 banorë! Sa pak, imagjino 24 herë më shumë se Shqipëria. Po pse këta marifetxhinj nuk e kanë zbuluar, apo ka ndonjë gjë tjetër? Po dhe atje të bëjnë këto marifetet me birrën, nga Bavaria ta bëjnë 8avaria.

E bukur do ishte dhe do bënin bingo se dhe gjermanët janë konsumatorë të mëdhenj birre, apo thua marifetxhinjve nuk u ka shkuar në mendje dhe ne po ua kujtojmë?! Me siguri nuk u ka shkuar mendja për këtë, që s’e beson askush, ne do na shpërblejnë për idenë që u dhamë.

Ta provojnë një herë me gjermanët e më pas të flasin në emisione investigative me kronika false, se me siguri dhe gjermanëve nuk ua kanë vjedhur emrin, por gjermanët i akuzojnë kot dhe Gjykatat Europiane dhe janë të korruptuara e japin vendime jo të drejta për këta marifetxhinj. Por kjo është absurde, pasi siç e dimë në një shtet ligjor si Gjermania nuk mund të bëjnë veprime të tilla. E kështu si në Gjermani nuk mund të shesin e nuk mund të tallen me inteligjencën e tyre, ashtu duhet të veprojnë dhe në Shqipëri, të pajtohen me të njëjtat kushte ligjore e njerëzore e mos tallen me popullin.

Megjithatë, në vend që të ndjekin rrugën ligjore, ata kanë gjetur një kompani si veten e tyre që bashkëpunon dhe duke korruptuar institucionet po na vrasin inteligjencën tonë, duke kërkuar t’i themi bukës-perime e bulmetit-fasule. Kaq të paaftë mendërisht duan të na bëjnë! Por ata e dinë që këto nuk i ha asnjë shqiptar dhe që shpresojmë se këta mashtrues të babëzitur mos të na shkaktojnë ndonjë sëmundje, pasi dhe deri aty mund të arrijnë vetëm e vetëm për para!

Largqoftë, po sikur kjo pije pa identitet të dëmtonte shëndetin e një qytetari, e qytetari t’i drejtohej spitalit e atje do pyetej se çfarë keni konsumuar. Cila do ishte përgjigjja e tij, veçse një kanaçe B-52sh! Po si do ishte reagimi i institucioneve përkatëse. A mund ta marrim me mendje? Normale e natyrshëm por dhe ligjore është t’i drejtohen menjëherë kompanisë që mban këtë Markë në pronësi! Por a e dini si do ishte kalvari në këtë vend? Mbajtësit e markës do përfundonin në burg dhe deri sa të sqarohej çështja, mjerë ata që do vuanin me pa të drejtë e lumturi e madhe për mashtruesit që as në këtë rast s’do u hynte gjemb në këmbë, por dhe do kënaqeshin! Çfarë fatkeqësie kemi ne shqiptarët me këto institucione.

AVIONAT E KOMPANISË HOLANDEZE

Madje, maskarada nuk ndalohet me kaq, por marifetxhinjtë kanë zgjedhur shpikjen e radhës, duke e quajtur 3ES. Po me avionin e radhës këtë 3ES-në, që si ide e kanë përgatitur, vallë kanë përparuar dhe me konstruksionin e tij? Jo për ndonjë gjë, por ndoshta e përfundojnë shpejt dhe ua shesin rusëve për luftën në Ukrainë si teknologji e fundit! Po së paku ne iu referojmë ndryshoni me dizajnin, pasi duke e ndryshuar ju do keni mundësi të shtoni portofolin, blerësit do u vlerësojnë për kreativë e risi në tregje. E ju si shumë të fuqishëm as që e keni problem për hyrje në treg, pasi buxhetet e majme bëjnë të pamundurën. Por, sa na mashtroni e kërkoni të talleni me inteligjencën tonë, më mirë me ato buxhete na reklamoni diçka te re dhe që vë dhe në vend nderin e autoritetin tuaj! Si keni këtë pafytyrësi të veproni kështu sikur të jemi kavje! Bëni prova laboratorike me ne! A mundet këtë ta pranojë një popull. Jo, jo, kjo s’mund të ndodhë, ditët tuaja janë të shkurta dhe çdo shqiptar do ju abandonojë, asnjë shqiptar s’është kavje e lojës tuaj. Ne jemi më lart se Institucionet tona jemi në që i kemi zgjedhur dhe nëse ato i keni korruptuar, duhet ta dini që një ditë do jepni llogari për mashtrim, falsifikim e tallje me inteligjencën tonë njerëzore!

Etiketa: BEmashtruesitproblemevendet

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Të jetosh me kafshët shtëpiake zvogëlon rrezikun nga alergjitë

Të jetosh me kafshët shtëpiake zvogëlon rrezikun nga alergjitë

Discussion about this post

TË FUNDIT

E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë
Aktualitet

E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

16:53 - 21/10/26

Gjykata e Tiranës ka vendosur pranimin e kërkesës së autoriteteve turke për ekstradimin e 32-vjeçares Julide Yazici, e cila u...

Lexo më shumë
“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

16:29 - 21/10/26
Artur Meçollari ironizon Ramën: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë! O zotëri, Ekzekutivi nuk kufizon dot liritë dhe të drejtat e qytetarëve!

Artur Meçollari ironizon Ramën: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë! O zotëri, Ekzekutivi nuk kufizon dot liritë dhe të drejtat e qytetarëve!

16:09 - 21/10/26
Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

15:31 - 21/10/26
“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

15:24 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com