GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mateo u masakrua 2 javë më parë, asnjë informacion për bashkëpunëtorin e Çalamanit

09:46 - 30/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e Mateos, tezja: Klodiani nuk ka qenë vetëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kanë kaluar dy javë që nga dita kur në familjen e Mateos ndodhi tragjedia, pasi 8-vjeçari u vra në mënyrë makabre nga 38-vjeçari Klodian Çalamani në Fier, por ende asnjë informacione nuk është dhënë nga Prokuroria mbi personin e dytë të dyshuar. Kjo ngjarje e dhimbshme trondit të gjithë vendin dhe goditi familjen, të cilët kishin denoncuar më parë zhdukjen e djalit dhe pas kërkimeve të policisë e gjetën të groposur në oborrin e Çalamanit. Me 19 nëntor vrasësit mostër iu dha dënimi me burg dhe është izoluar në burgun e Vlorës. Ky vendim i gjykatës nuk është pritur aspak mirë nga familjarët e vogëlushit, ata kanë kërkuar varjen e tij në mes të Fierit dhe për këtë kanë nisur një peticion në të gjithë vendin. Pas dënimit që iu dha Çalamanit u duke sikur hetimet u mbyllën, por jo do të vinte deklarata nga një grua fqinje e Çalamanit, që trazoi ujërat sërish dhe bëri që vazhdojnë kërkimet. Gjatë një interviste televizive ajo ka treguar se është dëshmitare dhe ka parë atë ditë Mateon tek rrinte në shtëpinë e vrasësit. Sipas saj, Çalamani nuk është i vetëm në këtë ngjarje por është ndihmuar nga dikush tjetër.

Dëshmitarja
E moshuara që banon fare pranë shtëpisë së viktimës dhe vrasësit ka treguar se në vrasjen e 8-vjeçarit është përfshirë edhe një femër. Ajo kërkoi të merren shenjat e gishtave të të gjithë familjarëve, pasi sipas saj, një person tjetër shumë i ngushtë është i përfshirë. Më tej theksoi se Mateo është dëshmitar i një ngjarjeje dhe kjo, sipas saj, duket se i ka marrë jetën vogëlushit.
“Nuk është vetëm Klodiani në këtë mes, por edhe një femër. Tezja e Mateos ka telefonuar vetë një person para dy ditësh dhe ajo e di këtë. Pra, të merren shenjat e gishtave, qoftë te nusja e xhaxhait, qoftë edhe një person tjetër shumë i ngushtë. Për atë që ka bërë Klodiani ai duhet të varet. Por nëse do të ishte vrasës, ai do të kishte vrarë fëmijë me kohë. Ku e dinte nëna që vëllai ishte sëmurë, ku i dinte nëna këto biseda… Unë mendoj që Mateo ka parë diçka, ai donte të thoshte një sekret te xhaxhi dhe tezja. Mateo është dëshmitar i një ngjarjeje”, ka thënë ajo emision televiziv.

Dyshimet e ngritura
Nga ana tjetër edhe tezja e Mateos, Adriana, ka thënë në një deklaratë për mediet se ajo gjithashtu dyshon se në vrasjen e nipit është përfshirë edhe një femër. Pas dëshmisë së fqinjës edhe tezja thotë se Mateo ka parë diçka që nuk duhej të shinte prandaj edhe e vranë.
“Sytë e tij kanë parë diçka që unë nuk di çfarë të them, kanë parë diçka që ai është goditur. Për të mbuluar gjithçka është vrarë nipi im”, tha tezja. Mes të tjerash ajo aludon se personi i dytë që përfshihet në këtë ngjarje, mund të jetë edhe brenda familjes së motrës, njësoj siç ka deklaruar një ditë pas vrasjes e moshuara që ishte fqinje me Mateon.

Skema e pazbardhur

Pas këtyre deklaratave nëna dhe babi i Mateos i kanë kërkuar policisë që të hetojë, pasi ata gjithashtu dyshojnë se një femër ka qenë bashkëpunëtore me Çalamanin dhe i morën jetën vogëlushit. Policia tha se do të marrë në pyetje personin e dyshuar, por deri më tani ende nuk ka asnjë të dhënë zyrtare se çfarë ka ndodhur me ketë çështje dhe a po punon vërtetë policia për të zbardhur të vërtetën e vrasjes së Mateos. Gjithashtu ende nuk dihet nëse vazhdon peticioni i familjes për të kërkuar dënimin me vdekje të vrasësit dhe nëse firmat grumbullohen mbetet për t’u parë a do të pranohen nga instancat përkatëse apo jo.
Kujtojmë se krimi i rëndë ka ndodhur me 16 nëntor në fshatin Grecalli të Fierit. Djali 8-vjeçar me gjasë ishte nisur për në shkollë kur u nda për herë të fundit me të ëmën, për të mos u takuar më. Në orët e pasdites, mamaja denoncoi në Polici zhdukjen. Ishin forcat e rendit ato që zbuluan fatin tragjik të Mateos, i cili ishte qëlluar me kazmë. Trupi i pajetë u gjet i groposur në një banesë pranë shtëpisë së 38-vjeçarit Klodian Çalamani. E.H/gijotina.com/

Etiketa: dyshimeKryesore1mateoVrasje

Lajme të lidhura

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri
Aktualitet

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

18:47 - 26/12/25
“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’
Aktualitet

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

18:30 - 26/12/25
Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit
Aktualitet

Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

18:15 - 26/12/25
Para
Partizani përmbys Teutën dhe siguron fitoren e dytë në kampionat

E rëndë për Partizanin, humbet një tjetër titullar

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe
Breaking Views

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25

Kur flitet për Kupën e Botës 2026, Sylvinho mund të jetë i vetmi trajner brazilian në pankinën e një kombëtareje...

Lexo më shumë
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25
Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët

Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët

21:19 - 26/12/25
Detaje të reja nga operacioni i SPAK për hetimin e Ballukut/ 35 kontrolle tek Bashkim Ulaj dhe të tjerë që përfituan tenderë dhe koncesione

Detaje të reja nga operacioni i SPAK për hetimin e Ballukut/ 35 kontrolle tek Bashkim Ulaj dhe të tjerë që përfituan tenderë dhe koncesione

20:48 - 26/12/25
Ja propozimet e SHBA-së për SPAK deri në zgjedhjet 2027: Nga ngrirja e aseteve në arrestime të niveleve të larta

Ja propozimet e SHBA-së për SPAK deri në zgjedhjet 2027: Nga ngrirja e aseteve në arrestime të niveleve të larta

20:17 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com