GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Matondo i jep fund “telenovelës” me Partizanin, futbollisti ka vendosur që…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Matondo i jep fund “telenovelës” me Partizanin, futbollisti ka vendosur që…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Telenovelës me protagonistë Masanga Matondon dhe Partizanin duket se po i vjen fundi. Mesfushori që pas fundit të sezonit ndodhet në Kongo, ku fillimisht u angazhua me kombëtaren e tij e më pas qëndroi në atdhe, pavarësisht urdhrit të klubit për t’u kthyer në skuadër me pjesën tjetër të lojtarëve.

Arsyeja e mosardhjes së lojtarit lidhet me refuzimin e Partizanit për ta shitur,kundrejt një oferte prej 300 mijë eurosh, plus 50% të kartonit nga klubi i Hatajsporit, që militon në Superligën turke. Partizani e ka refuzuar dhe kërkon minimalisht dyfishimin e ofertës. Kjo solli një konflikt në distancë mes lojtarit dhe klubit të kuq, që kërkon me patjetër ta ketë të gatshëm në ndeshjet e kompeticioneve europiane.

Pas një “lufte” të gjatë, duket se lojtari më në fund ka vendosur të bëjë një hap pas, i shtyrë nga kontrata deri në vitin 2024. Në mos sot, në ditët e para të kësaj jave pritet që Matondo të zbarkojë në Tiranë. Ai do të nisë stërvitjen me skuadrën, por përveç kësaj do të ketë një takim kokë më kokë me drejtuesit e lartë për të caktuar përfundimisht të ardhmen. Nga konkluzioni i kësaj bisede do të varen shumë gjëra. Matondo do të ishte dakord të luante në Europë në rast se klubi pranon ta shesë më pas, me Hatajsporin, që ka marrë vendimin për ta pritur kongolezin.

Ndërkohë, Partizani nga ana tjetër do të duhet të marrë një vendim për këtë “rebelim” të Matondos, pasi rrezikohet që kjo të shndërrohet në një precedent. Një gjobë e konsiderueshme apo një pezullim sa i përket aktivizimit, mund ta presë Matondon në vijim. Por duket theksuar se prania e tij në fushë ndaj BATE-s mbetet tejet e rëndësishme./PanoramaSport

Etiketa: matondoPartizani

Lajme të lidhura

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të
Sport

Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të

20:47 - 20/10/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste
Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste

15:26 - 19/10/26
Para
Barcelona do e paguajë Messin deri në 2025-ën

Barcelona do e paguajë Messin deri në 2025-ën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com