GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Matura/ Gati trefishohen mbetësit te gjuha e huaj, 952 s’kaluan, nga 384 vitin e kaluar!

18:36 - 21/06/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Matura/ Gati trefishohen mbetësit te gjuha e huaj, 952 s’kaluan, nga 384 vitin e kaluar!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përdorimi i celularëve nga fëmijët e adoleshentët, shpesh herë është parë nga prindërit si një mundësi e mirë që fëmijët të mësojnë anglisht përmes përdorimit të rrjeteve sociale, në veçanti Youtube, por rezultati që nxori matura shtetërore 2024, është zhgënjyes. Lundrimi online duket se ka ndihmuar vetëm për një rrjedhshmëri apo theks me të mirë të gjuhës së huaj, por jo njohjen e saj të plotë, pasi në testin me shkrim të gjuhës së huaj, ka qindra mbetës.

Konkretisht në provimin e gjuhës së huaj dështuan të merrnin një notë kaluese, 952 nxënës, nga të cilët 894 prej tyre në provimin e gjuhës angleze, ndërsa në 5 gjuhët e tjera 58. Mbetësit në gjuhën e huaj janë gati 3 fish krahasuar me vitin e kaluar, që ishin 384.

Eksperti i Arsimit Ndriçim Mehmeti, i ftuar në emisionin “Përballje” në Report tv rezultatin e dobët të maturantëve e sheh si një problem të kahershëm, që në 9 vjeçare, pasi sipas tij kjo lëndë nuk mësohet në mënyrë të strukturuar.

Nuk e mësojmë në mënyrë të strukturuar, duke filluar që nga fjala përdorimi, interpretimi, vendosja e sinonimeve dhe antonimeve. Kemi një problem që vijnë nga 9- vjeçarja me nivel të ulët dijesh dhe në gjimnaz bëhen më të dobët, sepse atje ai nuk do mësoj nga e para rregullat, por atje thellohen dijet. Por gjuhën e huaj një pjesë e bëjnë në 9-vjeçare dhe një pjesë në gjimnaz, ndërsa testin e bëjnë njësoj për të gjithë, Problem edhe klasat kolektive”.

Për ekspertët notat fiktive te nxënësit nga mësuesit dhe ndihmesa nëpër provime, po grabisin të ardhmen e nxënësve.

“Kjo punë nuk bëhet vetëm në maturë, bëhet që tek vanafi. Ndihmojmë nxënësit që të dalin sa më mirë. Me pak fjalë ne i kemi mësuar nxënësit me ryshfet që në fillim, me hajdutëri”, shprehet Ndriçim Mehmeti, ekspert arsimi.

“Problem është se ne i kemi mësuar që në klasë të pestë. Rastësisht kam kaluar te shkolla Jeronim De Rada dhe kur dolën nxënësit e pestë nga vanafi, një fëmijë i thotë gjyshit, o gjyshi ‘o gjyshi dola mirë, sepse mësuesja i kishte ushtrimet në një fletë dhe e bëra, që dmth ne i mësojmë që të vegjël që atë ushtrim që nuk e din do ta japi mësuesja”, tha Tatjana Jaupaj, mësuese.

“Nga sondazhet që ne kemi bërë  se përse kopjoni, përgjigjen për frikën nga familja apo nga mësuesi në vend që të kemi këtë të mësuarin me nivel dhe kronologjik, sistematik”, tha Gevio Tabaku, portali studentor,

Sa i përket notave, shqetësuese është edhe rënia drastike e nxënësve që kanë marrë vlerësim maksimal. Ekselentët në provimin e gjuhës së huaj rezultojnë vetëm 119 nga rreth 26.600 nxënës, ndërsa vitin e kaluar ishin  1043 nga rreth 28 mijë të testuar. Pra një rënia me rreth 9 herë.

 

Etiketa: matura

Lajme të lidhura

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’
Aktualitet

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Para
Polonia barazon me Austrinë, Piatek gjen rrjetën

Polonia barazon me Austrinë, Piatek gjen rrjetën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…
Breaking Views

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26

Reagimi i Ambasadës Amerikane për TopNews: Faleminderit për kërkesën. Ne ofrojmë përgjigjen e mëposhtme në sfond (on background), që mund...

Lexo më shumë
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com