GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Matura – Provimet do të vëzhgohen me kamera

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vetëm 4 ekselentë e qindra ngelës, ja si dolën maturantët në provimin e Gjuhë-Letërsisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Provimet e maturës shtetërore do të zhvillohen në salla të mëdha të pajisura me kamera sigurie. Fiqiri Çifligu nga Drejtoria e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar thotë se zyrat arsimore po bashkëpunojnë me pushtetin vendor për të pasur në dispozicion sallat e mëdha të pallateve të sporteve apo të pallateve të kulturës për zhvillimin e provimit të maturës.

“Është kërkuar me ngulm nga Ministria e Arsimit që të gjitha provimet të zhvillohen në salla të mëdha, mundësisht të mbikëqyrura të gjitha me kamera dhe me një numër të madh nxënësish. Drejtoria e Përgjithshme me të gjitha strukturat kanë evidentuar të gjitha shkollat e mëdha me holle të mëdha, palestrat që kanë shkollat. Po kontaktojmë edhe me pushtetin lokal për pallatet e sportit, sallat e teatrove, edhe me universitetet për sallat e mëdha”.

Për shkak të zhvillimit të provimeve në salla të mëdha, këtë vit numri i qendrave të provimit do të jetë 15 % më pak se një vit më parë. Por ky numër pritet të jetë edhe më i vogël, me vendosjen në dispozicion të hapësirave të pushtetit vendor.

“Rreth 7 mijë mësues përfshihen në administrimin e  provimeve. Numri i qendrave të zhvillimit të provimeve krahasuar me ato një vit më parë zvogëlohet me 15 %. Ka qenë mbi 160 qendra dhe është zvogëluar me 20 vetëm nga zyrat arsimore”.

Këtë vit Universiteti i Mjekësisë ka rikthyer provimet për futjen në këtë universitet, por sipas Çifligut në vitet në vijim kjo praktikë mund të ndiqet edhe për degë të tjera.

“Testi për pranimet në Universitetin e Mjekësisë do të ketë ndryshim, kjo është një fazë e parë sepse ndoshta në vazhdim mund të jetë për të gjitha universitetet, apo degë të tjera dhe kjo do të shihet nga Ministria e Arsimit në vijim”.

Provimet për maturën shtetërore nisin në 1 Qershor me provimin e Gjuhës së Huaj, në 7 Qershor Gjuha Shqipe dhe Letërsia, në 13 Matematika dhe në 19, lëndët me zgjedhje.

/Tv Klan/

Etiketa: Kryesore1maturaMatura 2023provimet e matures

Lajme të lidhura

A do dorëhiqet si Kryeinspektor i Përgjithshëm? Dashnor Sula zbulon telefonatën me Ramën
Aktualitet

A do dorëhiqet si Kryeinspektor i Përgjithshëm? Dashnor Sula zbulon telefonatën me Ramën

21:42 - 23/10/26
Komisioni Evropian reagon ndaj paralajmërimit të Ramës për kufizimin e lëvizjes së protestuesve: Vendosin shtetet anëtare
Aktualitet

Komisioni Evropian reagon ndaj paralajmërimit të Ramës për kufizimin e lëvizjes së protestuesve: Vendosin shtetet anëtare

20:39 - 23/10/26
Analiza e ‘Politico’: Kostot e jetesës përshkallëzojnë protestat rinore! Qytetarët në Shqipëri kundër korrupsionit dhe qeverisë
Aktualitet

Analiza e ‘Politico’: Kostot e jetesës përshkallëzojnë protestat rinore! Qytetarët në Shqipëri kundër korrupsionit dhe qeverisë

20:15 - 23/10/26
Para
Shenjat më tradhtare të horoskopit

Shenjat më tradhtare të horoskopit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard,...

Lexo më shumë
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

22:05 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com