GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Maturantët nisin “provën e zjarrit”, provimi i parë është gjuha e huaj

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Maturantët nisin “provën e zjarrit”, provimi i parë është gjuha e huaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këtë të enjte, mbi 30.000 nxënës nisin provimet e Maturës Shtetërore 2023 me provimin e parë, atë të gjuhës së huaj. Përmbajtjen e tezës së provimit të gjuhës së huaj që do të zhvillohet në anglisht, italisht, gjermanisht, spanjisht, frëngjisht, si dhe turqisht (sipas gjuhës që kanë studiuar maturantët gjatë studimeve të shkollës së mesme).

Nesër, maturanti duhet të paraqitet në qendrën e provimit 1 orë e 30 minuta përpara orarit zyrtar të përcaktuar për zhvillimin e testimit. Provimet do të nisin në orën 10:00 dhe do të përfundojnë në 12:30. Mjediset e provimeve duhet të jenë të mjaftueshme për të paktën 150 nxënës që duhet të vendosen në largësi jo më pak se 1.2 metra. Ndërsa, maturantët me aftësi të kufizuara do të kenë teza të veçanta, por gjithsej janë 170 maturantë me aftësi ndryshe.

Maturantët do të testohen fillimisht në testin e anglishtes më 1 qershor, 6 ditë më pas në lëndën e gjuhës shqipe e letërsisë, ndërsa në 13 qershor do të zhvillojnë provimin e matematikës dhe e mbyllin 3 vitet e gjimnazit duke testuar njohuritë në lëndën me zgjedhje në 19 qershor.

Për provimet e këtij viti është vendosur që të hiqet fleta e përgjigjeve. Kështu maturantët do të mund të plotësojnë përgjigjet e sakta direkt në tezën e provimit dhe jo më në fletën e përgjigjeve, sikundër ka ndodhur deri në maturën e vitit të shkuar. E po ashtu, si çdo vit, një maturant përjashtohet nëse përdor telefon gjatë provimit, ndryshon vendin që i është caktuar, merr ose jep informacione apo komunikon me të tjerë, bën komente për përmbajtjen ose zgjidhjen e testit apo refuzon kontrollin nga ana e administratorëve gjatë hyrjes në qendrën e provimit.

Etiketa: maturaprovimet e matures

Lajme të lidhura

Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi
Aktualitet

Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi

07:46 - 24/10/26
Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti
Breaking Views

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Para
Rama: Tiranës nuk i vjen e keqja nga ndërtimi i kullave

Objektet e konfiskuara si ndërtim pa leje, subjektet që mund t'i parablejnë. Si do veprohet/ Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja
Sport

“Shkojmë në Durrës vetëm për fitore kundër Teutës”, Glen Daja e nis me sulm te Elbasani

08:29 - 24/10/26

Ditën e stme, prej orës 18:30, Elbasani do të luajë në transfertën shumë të vështirë kundër Teutës kryesuese, në stadiumin...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 24 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 24/10/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Ra partia e punës, por komunizmi mbeti: Enveri la vrasësin, piktor tradhtarin!

08:10 - 24/10/26
Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi

Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi

07:46 - 24/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 24 Tetor 2026

07:35 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com