Kuvendi i Shqipërisë miratoi mes kaosit disa prej ligjeve. Seanca parlamentare zgjati rreth 30 minuta dhe projektligjet u miratuan nga mazhoranca në këmbë dhe pa debate.
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla lexoi nga vendi i saj nismat ligjore për miratim, ndërsa deputetët e opozitës u binin tavolinave në përpjekje për të penguar zhvillimin e mëtejshëm të seancës.
Votimi u bë me karton dhe ligjet kanë marrë nga 74 vota pro.
Opozita nga ana e saj këmbëngul në të drejtën e saj. Sali Berisha theksoi se “ata po përpiqen ta paraqesin sikur kjo është një çështje mes deputetëve. Jo. Kjo nuk është një çështje mes deputetëve, kjo është një çështje mes deputetëve të PD dhe dhunuesve të të drejtave kushtetuese të tyre dhe popullit opozitar, Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale me Taulant Begojaris dhe të tjerë.
Ne jemi këtu, siç u kemi dhënë fjalën, o rikthejmë kushtetutën dhe ne nuk tërhiqemi. Kjo është betejë pa kthim.
Rikthim i të drejtës së opozitës e cila është e sigluar në kushtetutë për ngritjen e detyrueshme nga parlamenti të komisioneve hetimore.
Rikthimi i të drejtës së opozitës për të emëruar përfaqësuesit e saj në komisionet e parlamentit…
Jo more ne kurrë nuk heshtim. Ne jemi këtu, sepse për këtë detyrë na ngarkon kushtetuta ne, dhe do ti mbrojmë absolutisht gjer në fund.
Ndaj ose rikthim të drejtash kushtetuese ose parlament këtu nuk ka.
Discussion about this post