GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mazhoranca nuk aprovoi emrin e tij, Miraka: S’më ka propozuar Berisha

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mazhoranca nuk aprovoi emrin e tij, Miraka: S’më ka propozuar Berisha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emri i Simon Mirakës është lakuar së fundmi në media, pasi mazhoranca nuk pranoi që ai të ishte një prej anëtarëve të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.  Në arsyetimin e tij, kreu i grupit socialist, Taulant Balla, tha se Mirakën se kanë votuar pasi kandidatura është firmosur nga Sali Berisha. Nëse ajo firmë hiqet, sipas tij, do të rimendohen. Në një intervistë për mediat, Simon Miraka, këto deklarata i cilësoi si të njëjta me mendësinë komuniste. Ai tha se Berisha për të është thjesht deputet i Parlamentit shqiptar dhe shtoi se është propozuar nga Shoqëria Civile.

Pjesë nga intervista:

Si ishte komunikimi me Alibeajn?

Miraka: Kam pasur kofidencë me të. Bisedat kanë qenë normale. Të gjithë më thanë që kanë nder të më firmosin. Një nga deputetët që kanë firmosur më tha që kam nisur të mbledh firmat, por Alibeaj ka thënë që mos mblidhni firmat. Grupi tjetër nuk iu bind Alibeajt dhe firmosën, mes tyre ishte edhe firma e Berishës. Ajo që më shqetësoi ishte mënyra arrogante e këtij ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Si ka mundësi një djalë I ri, ish-ministër, funksionar i lartë kishte atë fjalor. Alibeaj u tregua më i zgjuar, nuk doli direkt siç doli Bardhi. Nuk më erdhi keq mosaprovimi. Më trishtoi gjuha, mënyra histerike e Gaz Bardhit që fliste përballë kolegëve. Firma e zotit Berisha ishte si e gjithë deputetëve të tjerë, ai është deputet i parlamentit. Balla u nxitua me atë deklaratë. Duhet të jenë më të qetë, urrejtja mbjell përçarje. Nuk shkohet në Evropë me këtë fjalor. Njeriu duhet të frenojë veten, të dijë se çfarë flet. Berisha për mua është deputet si të gjithë.

Emri juaj nga kush është propozuar?

Miraka: Unë s’jam propozim i Sali Berishë, por i Shoqërisë Civile. Ndër firmat është dhe ajo e Berishës. Bardhi ka dalë e ka thënë që se kemi me zotin Miraka, por në fakt me mua e kanë. Zhgënjimi nga palët është nga deputetët që e quajnë veten se vijnë nga shtresa e të përndjekurve. Ka një mungesë personaliteti. Ata e hodhën firmën, janë deputetë dhe mandatin nuk ua heq askush. Ka mungesë serioziteti, personaliteti, karakteri. Më vjen keq se kam kofidencë me ta, por faktet janë fakte. E vërteta është e hidhur. E vërteta duhet thënë, duhet pasur kurajo.

A jeni mjaftueshëm për punën që bëhet në atë institucion?

Miraka: Është një staf i zgjedhur. Nuk jemi mjaftueshmërisht duke krahasuar me institucionet analoge. Një njeri që ka vuajtur vetë është më i ndjeshëm nga problemet. Ata kur më shohin mua, shohin veten e tyre. Dhuna ka qenë e tmerrshme, askush s’ka dashur t’i dalë shokut dëshmitar. Unë me aftësitë e mia jam munduar të fus frymën e tolerancës. Unë e shpreh dhe e përsëris që cdo njeri të shkojë atje ku gjen veten. Secili ka të drejtën e këndvështrimit të vet. Shoqëria ka ndryshuar shumë. Më kërkuan shoqatat që të isha edhe në mandatin e dytë. Nuk është puna se vijnë ish të burgosurit, por edhe qytetarë që duan të dinë nëse janë ndjekur nga ish-Sigurimi. Ka intelektualë, shkrimtarë, këngëtarë, të gjitha shtresat. Ka edhe 17-vjeçarë që kanë bashkëpunuar.

 

Etiketa: aprovoiemrimazhorancaPropozuaSali BerishaSimon Miraka

Lajme të lidhura

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!
Breaking Views

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin
Breaking Views

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!
Breaking Views

“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

20:38 - 30/09/26
Para
Skandali me nusen në Librazhd/ Vjehrri: Kam dhe unë vajza, e pushkatoj, e var aty

Skandali me nusen në Librazhd/ Vjehrri: Kam dhe unë vajza, e pushkatoj, e var aty

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com