GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mazniku “shpëton”! SPAK refuzon ta hetojë, dosja e tenderit 471 mln lekë kthehet sërish ne prokurorinë e Tiranës

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Mazniku “shpëton”! SPAK refuzon ta hetojë, dosja e tenderit 471 mln lekë kthehet sërish ne prokurorinë e Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme SPAK, ka refuzuar të hetojë Arbian Maznikun për një tender me vlerë 471 milion lekë të vjetra që bënte fjalë për rehabilitimin e rrugës “Xhon Belushi” në zonën e Freskut në Tiranë.

Mësohet  se vendimi është marë 1 muaj pasi dosja hetimore është çuar për moskopetencë nga prokuroria e Tiranës drejt SPAK.

Por dosja kundër Maznikut dhe disa zyrtarëve të tjerë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pranë Bashkisë Tiranë,  më parë ka dalë nga godina e SPAK se sa është verifikuar.

Tashmë çështja penale ndaj ish-zv/kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe ministrit aktual të qeverisë “Rama 4”, është rikthyer sërisht në prokurorinë e Tiranës, ku në ditët në vijim prokurorëve të këtij institucioni do ti duhet të marin një vendimarje përfundimtare.

SPAK, ka pretenduar në mospranimin e dosjes së dërguar nga prokuroria e Tiranës, se pavarësisht se hapjes së një tenderi fiktiv me vlerë 471 milion lekë nga ana e autoritetit kontraktues Bashkia Tiranës, tenderi është anulluar dhe për pasojë vepra penale nuk ka marrë kuptimin e kryerjes së saj.

Duke u nisur nga ky kuptim, SPAK ka refuzuar të çelë hetimin ndaj Arbian Maznikut dhe zyrtarëve të tjerë, e për pasojë ka çuar menjëherë dosjen penale sërisht në prokutorinë e Tiranës.

Ky tender u anullua nga Arbian Mazniku, vetëm 1 ditë pasi u denoncua publikisht nga Belind Këlliçi, i cili e quajti rastin si një vjedhje flagrante duke i bërë thirje SPAK të hetonte.

Rruga “Xhon Belushi” ishte asfaltuar dhe rehabilituar nga punonjësit e bashkisë së Tiranës, në një kohë që tenderi ishte ende i hapur dhe nuk ishte shpallur asnjë kompani fituese.

Por një ditë pas denoncimit të Këlliçit, tenderi fiktiv me fond limit prej 471 milionë lekësh u anulua.

Partia Demokratike kallëzoi në Prokurorinë e Tiranës Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun, i cili në atë kohë ishte në detyrën e nënkryetarit të Bashkisë, por edhe në cilësinë e autoritetit kontraktor.

Kjo ishte edhe arsyeja pse Arbian Mazniku, disa muaj më parë u thir në prokurorinë e Tiranës, duke dhënë shpjegime për 5 orë me rradhë.

Pas pyetjes së tij dhe zyrtarëve të tjerë të bashkisë Tiranë,  prokuroria e Tiranës vlerësoi se Mazniku dhe anëtarët e KVO-së kishin “Shpërdoruar detyrën”.

Ndaj duke konsideruar se kjo dosje i përkiste kopetencës së SPAK, vlerësuan dhe shpallën moskopetencën dhe çuan çështjen për hetime të mëtejshme në SPAK.

Por SPAK, nuk nguroi fare të kryejë verifikime të mëtejshme, duke kthyer mbrapsht dosjen e Arbjan Maznikut. Ora News

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

SPAK aksion në Tiranë dhe Shkodër! Arrestohet i ‘forti’ i Shkodrës Bledar Cafi, në kërkim Indrit Dokle
Aktualitet

SPAK aksion në Tiranë dhe Shkodër! Arrestohet i ‘forti’ i Shkodrës Bledar Cafi, në kërkim Indrit Dokle

10:43 - 26/09/26
“Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen!
Aktualitet

Tabaku: Korrupsioni është taksa e fshehtë e çdo familjeje shqiptare, duhet rrëzuar qeveria e Edi Ramës

10:28 - 26/09/26
Shqipëria rezulton më e shtrenjta në rajon për të ngrënë një vakt në restorant
Aktualitet

Shqipëria rezulton më e shtrenjta në rajon për të ngrënë një vakt në restorant

10:14 - 26/09/26
Para
BIRN: Erion Veliaj angazhon studio ligjore britanike për mbrojtjen

Shkarkimi i Erion Veliajt nga posti i kryetarit, këshilltarët socialistë do të votojnë të martën

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK aksion në Tiranë dhe Shkodër! Arrestohet i ‘forti’ i Shkodrës Bledar Cafi, në kërkim Indrit Dokle
Aktualitet

SPAK aksion në Tiranë dhe Shkodër! Arrestohet i ‘forti’ i Shkodrës Bledar Cafi, në kërkim Indrit Dokle

10:43 - 26/09/26

Bledar Cafi, 50 vjeç, është arrestuar në Shkodër gjatë operacionit të koduar “Muri i Lartë”, të zhvilluar nga Policia e...

Lexo më shumë
“Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen!

Tabaku: Korrupsioni është taksa e fshehtë e çdo familjeje shqiptare, duhet rrëzuar qeveria e Edi Ramës

10:28 - 26/09/26
Shqipëria rezulton më e shtrenjta në rajon për të ngrënë një vakt në restorant

Shqipëria rezulton më e shtrenjta në rajon për të ngrënë një vakt në restorant

10:14 - 26/09/26
Mashtruesit grabisin 95 milionë euro nga Intesa Sanpaolo përmes Inteligjencës Artificiale

Mashtruesit grabisin 95 milionë euro nga Intesa Sanpaolo përmes Inteligjencës Artificiale

09:51 - 26/09/26
Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë

Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë

09:36 - 26/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com