GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbahet sot Konventa e Partisë Lirisë! Zgjidhet Presidenti e zv.Presidenti! Agjenda e ditës

09:04 - 27/04/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbahet sot Konventa e Partisë Lirisë! Zgjidhet Presidenti e zv.Presidenti! Agjenda e ditës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot Ilir Meta thërret në Pallatin e Kongreseve Konventën Kombëtare, për atë që e quan Rithemelimin dhe shkëputje nga nepotizmi të partisë.

Konventa, në të cilën nuk do të mungojnë notat patriotike dhe priten më shumë se 900 delegatë dhe mbi 2000 të ftuar, mes të cilëve kryetarë të partive aleate dhe sipas PL-së edhe përfaqësi të trupës diplomatike në Tiranë, po trumbetohet nga Ilir Meta si ngjarja e madhe që do të shënojë ringritjen Partisë që ka themeluar vetë.

Meta ka paralajmëruar që përmes ndryshimeve statutore do ta shkëpusë partinë nga nepotizmi, moment që largon automatikisht Monika Kryemadhin nga strukturat drejtuese.

Vëmendjen kryesore në Kongres pritet ta ketë pikërisht grupi i ish kryetares “Kryemadhi”, ndaj të cilit Meta ka pasur jo pak kritika dhe madje, akuza të forta duke i cilësuar si tradhtarë e të infiltruar të Edi Ramës. Përballjen e parë Meta-Kryemadhi e patën në Komitetin Politik Drejtues, por në Konventë Meta përballet për herë të parë edhe me të tjerë të besuar të Kryemadhit, si Endrit Braimllari që dha dorëheqjen si anëtar kryesie për shkak të luftës së brendshme.

Ndërsa vetë Meta, nuk do të quhet më kryetar i Partisë së Lirisë, por President i saj.

Përballë në garën për President, ai ka Faik Bashën, një ish drejtues policie aktualisht kryetar i degës së Kamzës. Por rezultati duket i qartë, pasi më shumë sesa ambicie për President të PL, kandidimi i tij duket përpjekje për të legjitimuar garën.

Me marrjen e postit President, Meta me të besuarit e tij do të drejtohet në rrugicën poshtë banesës së ish kryeministrit Sali Berisha, në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit, me të cilin veç armikut politik, Edi Ramës tashmë bashkë ndajnë edhe luftën me drejtësinë.

Konventa për Rithemelimin e PL zhvillohet në klimën e një sërë sulmesh që Meta i ka bërë SPAK dhe kreut të saj Altin Dumanit.

Etiketa: Ilir MetaPartia e Lirise

Lajme të lidhura

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë
Aktualitet

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

12:58 - 14/03/26
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë
Aktualitet

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare
Aktualitet

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

12:11 - 14/03/26
Para
Izraeli kryen sulm vdekjeprurës në lindje të Libanit

Izraeli kryen sulm vdekjeprurës në lindje të Libanit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve
Sport

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është anuluar edhe ndeshja miqësore mes Japonisë U-21 dhe Shqipërisë U-21,...

Lexo më shumë
Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

12:58 - 14/03/26
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

12:11 - 14/03/26
Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

12:06 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com