GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Mbahet sot takimi i radhës i “Open Balkan” në Beograd, axhenda

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbahet sot takimi i radhës i “Open Balkan” në Beograd, axhenda
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot do të zhvillohet në Beograd takimi i radhës mes tre vendeve që kanë firmosur për iniciativën e ‘Open Balkan’, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Këtij takimi i është bashkuar edhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç. Për shkak të dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev, Maqedoni e veriut do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov.

Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Dimitrov mbërritën mbrëmjen e djeshme në Beograd, ku u pritën për darkë nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Kësaj darke iu bashkua edhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, që po përfundon vizitën zyrtare në Serbi, ndonëse kjo nuk konfirmon se vendi po i bashkohet nismës ‘Open Balkan’, mund të shihet si një hap drejt përfshirjes.

Në kuadër të projektit ambicioz për të gjithë rajonin, që Ballkani më në fund të lërë prapa krahëve shekujt ndasi, ‘Open Balkan’, Kryeministri  Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, më 29 korrikun e kaluar, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila bazohet në 4 liritë e mëdha të bashkëpunimit në botën perëndimore: liria lëvizjes së mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve. Nisma për bashkëpunim rajonal u përkrahën edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE dhe Gjermania e cila doli në një deklaratë ku kërkoi me urgjencë që të nënshkruhet marrëveshja për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor. Megjithatë kësaj nisme s’po i bashkohet Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, mendon se iniciativa e “mini-Shengenit” është nismë pa vizion për rajonin.

AXHENDA

08.55 Mbërritja dhe foto e përbashkët e zyrtarëve

09.00-10.00 Takimi i zyrtarëve me biznesmenë

10.00-10.30 Takimi i zyrtarëve me përfaqësues të Këshillit Atlantik

10.30-11.30 Takimi i Presidentit Aleksandar Vuçiç me Kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin Nikolla Dimitrov

11.30-12.30 Konferencë e përbashkët për shtyp e tre zyrtarëve

Etiketa: open balkanTakim

Lajme të lidhura

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë në Kosovë
Aktualitet

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë në Kosovë

13:15 - 30/10/26
Vrasja e Arlinda Zekajt, nis protesta në Kosovë! Përplasje me policinë para godinës së qeverisë
Kosovë & Rajon

Vrasja e Arlinda Zekajt, nis protesta në Kosovë! Përplasje me policinë para godinës së qeverisë

09:55 - 30/10/26
Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika
Breaking Views

Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

20:46 - 28/10/26
Para
Gjermania me dorë të “hekurt”, zvogëlon eksportin e armëve

Gjermania me dorë të “hekurt”, zvogëlon eksportin e armëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi
Aktualitet

“Pa dorëheqje nuk ndalemi!” Studentët sot mbajnë protestë kombëtare në orën 12:00, në mbështetje edhe pedagogët

07:54 - 31/10/26

Studentët do të mbajnë sot protestën kombëtare, pas tre javësh reagimesh dhe tubimesh kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit...

Lexo më shumë
Gazment Bardhi pas shkarkimit të Veliajt: Sot ra simboli i korrupsionit, nesër vjen radha e të tjerëve

Rama shpall Veliajn puçist: Financoi protestat e dhunshme, kush e përkrah atë është kundra partisë

07:47 - 31/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 31 Tetor 2026

07:33 - 31/10/26
Parashikimi i motit: Reshje shiut të dobëta në disa zona të vendit

Parashikimi i motit për sot, 31 Tetor 2026

07:33 - 31/10/26
“Grusht shteti” në Poloni? Pezullohet kreu i Gjykatës Kushtetuese, policia futet në ambientet e saj

“Grusht shteti” në Poloni? Pezullohet kreu i Gjykatës Kushtetuese, policia futet në ambientet e saj

23:28 - 30/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com