GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Mbani shënime për takimin e radhës! 8 situata aspak pozitive në takimin e parë

20:54 - 21/05/22
në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbani shënime për takimin e radhës! 8 situata aspak pozitive në takimin e parë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbani shënime për takimin e radhës!

1. Ti vë re që s’respektojnë kufijtë e tu

Kushtojini vëmendje mënyrës sesi përgjigjen kur nuk marrin prej jush atë që duan ose kur ju shprehni një mendim të kundërt prej tij. Mënyra sesi dikush reagon ndaj limiteve apo kufijve që ju vendosni tregon shumë për të. A i trajtojnë me respekt apo i dhunojnë limitet që ti vendos, pa marrë në konsideratë sesi ndihesh?! Përgjigjjuni kësaj.

2. Janë të pasjellshëm me të tjerët

Nuk ka rëndësi sa mirë sillen me ju në takimin e parë. Vini re si i trajtojnë të tjerët rreth jush. Nëse ankohen gjatë gjithë kohës për kamerierin, apo shajnë ndër dhëmbë, atëherë sjellja e mirë me ju është thjesht fasadë.

3. I referohen njërës/it prej ish-partnerëve si “i/e çmendur”.

Diskutimet për ish-partnerët në takimet e para nuk janë ide dhe aq e mirë, por nëse po flisni rreth tyre dhe personi përballë e etiketon me fjalë të tilla, tregon shumë pë të. Nuk do të ishte çudi që pas pak kohësh të njëjtat epiteti t’i përdorte edhe për ty.

4. Ka tendencën të flasë keq për të tjerët

Nëse ai flet keq për të gjithë, mendoni se ka diçka që s’shkon me njerëzit përveç tij? Nëse ai gjen probleme tek të gjithë përveç vetes së tij, atëherë konsiderojeni shenjë të keqe. Shpejt do të t’i faturojë ty fajet për çdo zënkë në lidhje.

5. Ju bëjnë të ndiheni keq përmes pyetjeve të sikletshme

Duan t’ju shohin të sikletosur dhe ky s’është fare gjest fisnik. Provokimet apo skemat në takim të parë mbeten të shëmtuara dhe tregojnë shumë për karakterin dhe ngarkesat e personit përballë jush.

6. Në mënyrë të vazhdueshme kontrollojnë telefonin

Në rast se nuk ka urgjencë, telefoni mund të presë. Eshtë e pahijshme të merresh me të gjatë një takimi pasi i lë të kuptojë që nuk po shijon bisedën dhe se nuk je 100% prezent.

7. Flasin gjithë kohës për veten

Ka një ndryshim nëse ai të flet ty apo po flet me ty. Kur dikush të flet ty, ata flasin vetëm për vete dhe nuk bashkëbisedojnë. Ka vetëm rrëfime, asnjë pyetje apo hapësirë e lirë për këmbim mendimesh. Kjo të bën të mendosh se për ta nuk ka asnjë rëndësi nëse jeni apo nuk jeni prezentë.

8. E ndjen që po nxitojnë të të njohin shumë shpejt

Që në takimin e parë përmendet e ardhmja, gjërat që do të bëni bashkë, vendet që do të shihni apo edhe një martesë e mundshme. Duhet të trembeni pak. Njohja me dikë është proces që duhet të vijë në mënyrë graduale dhe shumë natyrshëm. Mund të jetë emocionuese të dëgjoni fjalë të tilla, por kujtoni që ai/ajo s’ju njeh ende dhe është një ndjesi false sigurie gjithë çfarë po ju thonë në ato momente.

Burimi: Psychology Today

Etiketa: Psychology Today

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Xhixha ia kthen “dhëmbë për dhëmbë” Dumanit: Di çdo gjë për të, Nuredini shoqërohej me…

Xhixha ia kthen “dhëmbë për dhëmbë” Dumanit: Di çdo gjë për të, Nuredini shoqërohej me...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26

«Presidenti nuk e ka ndryshuar mendimin». Ndërsa takimi mes Donald Trump dhe Maria Corina Machado-s ishte ende në zhvillim, zëdhënësja...

Lexo më shumë
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

21:15 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com