GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Emrat/ Lëndë plasëse dhe municion në banesë, arrestohen dy vëllezër

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Emrat/ Lëndë plasëse dhe municion në banesë, arrestohen dy vëllezër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy vëllezër janë arrestuar ditën e sotme në Sarandë. Burime nga Policia bëjnë me dije se gjatë një kontrolli të bërë në banesën e tyre janë gjetur 5 kallëpe tritoli, 7 kapsolla detonatorë dhe 3 krehra me municion luftarak.

Ndërkohë është shpallur në kërkim dhe një 26-vjeçar i dyshuar si bashkëpunëtor në përgatitjen e lëndës eksplozive.

Po ashtu uniformat blu bëjnë me dije se është proceduar edhe një 58-vjeçar, pasi në banesën e tij u gjet një sasi municioni luftarak.

Njoftimi i policisë

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, e bazuar në inteligjencën policore, parandalon ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me shpërthim të telekomanduar të lëndës plasëse. Sekuestrohen 5 kallëpe tritoli (2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë), 7 kapsolla detonatore, 3 krehra dhe municion luftarak.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Knock Out 5”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas (vëllezër), të cilët mbanin në banesa, lëndët plasëse, me qëllim shitjen.

Shpallet në kërkim një 26-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në përgatitjen e lëndës eksplozive, që dyshohet se do të përdorej nga grupet kriminale.

Procedohet në gjendje të lirë dhe një 58-vjeçar, pasi në banesën e tij u gjet një sasi municioni luftarak.

Më herët, gjatë operacionit policor rë koduar “Knock Out 4”, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, Policia e Vlorës sekuestroi 1 minë me telekomandë, 5 armë zjarri dhe municion luftarak, si dhe vuri në pranga poseduesin e tyre.

Në vijim të punës intensive të Policisë, për të garantuar sundimin e ligjit në të gjithë vendin, për të parandaluar ngjarjet kriminale, si dhe për të kapur dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që janë rrezik për rendin dhe sigurinë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, finalizuan operacionin e koduar “Knock Out 5”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Haredin Ogiçi 61 vjeç dhe Huso Ogiçi, 56 vjeç (vëllezër), të dy banues në lagjen nr. 1, Sarandë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e këtyre 2 shtetasve, gjetën dhe sekuestruan 5 kapllëpe tritoli (2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë), 7 kapsolla detonatore dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.

Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi K. Ç., 26 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në përgatitjen e lëndës eksplozive.

Gjithashtu, u referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Ç., 58 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi municioni luftarak, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore, në drejtimin e Prokurorisë, për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: lendeplasese

Lajme të lidhura

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor
Aktualitet

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26
Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit
Aktualitet

Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

18:12 - 31/07/26
Radhë kilometrike të makinave në Morinë, qytetarët presin në temperatura të larta të kalojnë kufirin
Aktualitet

Radhë kilometrike të makinave në Morinë, qytetarët presin në temperatura të larta të kalojnë kufirin

18:05 - 31/07/26
Para
VIDEO/ “A ke menduar ndonjëherë për treshe?” Roza i kthehet Meritonit

VIDEO/ “A ke menduar ndonjëherë për treshe?” Roza i kthehet Meritonit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor
Aktualitet

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26

Një zjarr ka shkaktuar alarm pasditen e sotme në një nga zonat qendrore të Tiranës. Flakët janë shfaqur pranë Xhamisë...

Lexo më shumë
Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

18:12 - 31/07/26
Radhë kilometrike të makinave në Morinë, qytetarët presin në temperatura të larta të kalojnë kufirin

Radhë kilometrike të makinave në Morinë, qytetarët presin në temperatura të larta të kalojnë kufirin

18:05 - 31/07/26
“Mbrojtja e Trump në Shqipëri, me dronë superinteligjentë ‘Made in Albania’”, Rama: Kemi bërë porosinë

“Mbrojtja e Trump në Shqipëri, me dronë superinteligjentë ‘Made in Albania’”, Rama: Kemi bërë porosinë

17:37 - 31/07/26
Banorët në Klos, Patos dhe Selenicë kundër hartës së re: Fshatrat do braktisen…

Banorët në Klos, Patos dhe Selenicë kundër hartës së re: Fshatrat do braktisen…

17:25 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com