GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Mbaroi shkollën e mesme, Rafaeli nuk pati mundësi të ndiqte studimet e larta”/ Humbi jetën në gomisteri, flasin fqinjët e të riut: Djalë model

10:54 - 07/07/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mbaroi shkollën e mesme, Rafaeli nuk pati mundësi të ndiqte studimet e larta”/ Humbi jetën në gomisteri, flasin fqinjët e të riut: Djalë model
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në orën 14:00 trupi i pajetë i 23-vjeçarit Rafael Tafaj do të lërë banesën në zonën e Kënetës në Durrës, për t’u kthyer në vendlindjen e tij në fshatin Cërrujë në Burrel, por kësaj here për t’u prehur përgjithmonë.

Familja e Rafaelit ishte shpërngulur në Durrës prej disa vitesh nga Burreli për një jetë më të mirë dhe shpresa e tyre ishte djali i vetëm, drita e syve.

Të afërmit e familjes Tafaj në prononcimet e dhëna për mediat e përshkruajnë Rafaelin, si djalin model. “Punonte e mësonte duke mbajtur në shpatulla që në vegjëli barrën e familjes. Duke qenë djali i vetëm i familjes, që në moshën 15-vjeçare Rafaeli ka punuar përgjatë sezonit të verës në zonën e Plazhit, duke shitur herë pije për pushuesit. Në vjeshtë i drejtohej shkollës dhe sa herë gjente mundësi për të punuar, të ardhurat i çonte në familjen e tij të varfër”, thanë ata.

Pasi mbaroi shkollën e mesme profesionale në Durrës, Rafaeli nuk pati mundësi të ndiqte studimet e larta, por u punësua si gomist. “Meqenëse e kishte punën afër banesës, prej 2 vitesh me pagën e tij mbante dy prindërit e moshuar, ndërsa një motër e kishte të martuar dhe jetonte jashtë”, tregojnë ata.
Të afërmit thanë se dy prindërit e tij të moshuar jo vetëm që tani janë zhytur në mjerim pasi humbën dritën e syve, por janë dhe në vështirësi të mëdha ekonomike e sociale, pasi nuk kanë shtëpi dhe të ardhura.

Rafael Tafaj humbi jetën dje në punë, teksa rregullonte gomën e një kamioni, e policia ka arrestuar pas ngjarjes pronarin e këtij biznesi dhe ka proceduar penalisht shoferin e ambulancës, i cili thuhet se ka mbërritur vonë në vendin e ngjarjes, duke vonuar kështu edhe dhënia e ndihmës së parë për të riun.

Etiketa: fqinjgomisteri

Lajme të lidhura

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’
Aktualitet

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Para
Ambasada britanike krah partnerëve ndërkombëtarë: AMA rol kritik në pavarësinë e mediave dhe përforcimin e standardeve

Ambasada britanike krah partnerëve ndërkombëtarë: AMA rol kritik në pavarësinë e mediave dhe përforcimin e standardeve

TË FUNDIT

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26

Një 32-vjeçar u arrestua nga policia pasi akuzohet se ka tentuar që të vriste një 21-vjeçar në Shkodër. Pas hekurave...

Lexo më shumë
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

11:02 - 02/04/26
SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com