GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Mbaron pakti me Ramën, naftëtarët i kthehen protestave: Zgjidhje të re

11:54 - 01/10/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbaron pakti me Ramën, naftëtarët i kthehen protestave: Zgjidhje të re
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Naftëtarët e Ballshit tetorin e kanë dhe muajin e fundit ku do të marrin pagesën e tyre, si rezultat i marrëveshjes së bërë me kryeministrin Edi Rama një vit më parë.

Punonjësit mblidhen pranë mjediseve të uzinës në Ballsh, pasi ende nuk kanë një përgjigje çfarë do të bëhet me ta.

Naftëtarët shprehen se përditë mbërrijnë kamiona të cilët duan të marrin atë çka ndodhet në uzinë.

“Jemi mbledhur këtu prej disa muajsh. Ne presim sot vendimin e kryeministrit dhe premtimin që ka bërë ai, si në fushatë elektorale dhe në diskutimet që bëri parmbrëmë. Ne nuk të hiqemi nga qëndresa jonë, për të përfituar ato që na takojnë. Këtu po na vijnë rrotull disa njerëz tinëzarë të cilët në mënyrë të fshehur vijnë të na marrin produktet. Pushtetarët penetrojnë mbi djersën tonë.”- shprehet njëri punonjës.

Edhe kreu i Sindikatës, Sokol Dautaj i ka bërë thirrje Ramës dhe qeverisë që të ulen në tryezë për një zgjidhje.

Këtë muaj afati skadon dhe naftëtarët muajin tjetër në rast se nuk gjendet zgjidhje do të mbeten pa pagesë sërish.

Ai thekson se edhe pakti i vitit të kaluar nuk ishte zgjidhje nga ana financiare pasi 550 naftëtarë nuk dalin në pension.

“Kemi pasur një marrëveshje, për 1 vite jemi paguar ndërsa tetori është muaji i fundit. Rama është shprehur se nuk do i flakë naftëtarët, shpresojmë të marrë vendimin e duhur. I kemi qëndruar paktit, vendimi jepet në fund të muajit, muajin tjetër nuk marrim pagë.

Vendimi është i gjithë naftëtarëve, për çdo vit vijmë, ja kemi shprehur kabinetit që pakti nuk është zgjidhja jonë. 550 punonjës nuk dalin pension. Nuk është zgjidhje kjo, nga ana financiare. Falënderojmë Ramën, por nuk është zgjidhje kjo.

E kemi lidhur jetën tonë me naftën, rafinerinë. I kemi qëndruar paktit, tani palët të ulen në tavolinë për të gjetur zgjidhje.“- tha Sokol Dautaj.

Kujtojmë që naftëtarët kanë qenë në grevë urie vitin e kaluar sa i përket faktit që nuk kishin marrë pagat, ndërsa kryeministri u ofroi një marrëveshje e cila përfundon në tetor.

Rreth një vit ka kaluar nga dita kur kryeministri Edi Rama njoftoi marrëveshjen 1-vjeçare me naftëtarët e Ballshit.

Naftëtarët kanë marrë prej një viti pagesën ndërsa duke filluar që prej tetorit pages do të ndërpritet dhe naftëtarët do mbeten të hedhur në rrugë sepse janë ende në gjyqe për cështje që ende nuk kanë marrë zgjidhje. Ka kaluar shumë kohë dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigjie nga institucionet e caktuara.

Etiketa: Edi RamaNaftetaretZgjedhjet

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
Teoritë shkencore më të çuditshme në histori!

Teoritë shkencore më të çuditshme në histori!

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com