GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Mbase ka folur me Lalin”/Berisha nxjerr bisedën mes Zotos e Mërtirit

12:23 - 10/11/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Mbase ka folur me Lalin”/Berisha nxjerr bisedën mes Zotos e Mërtirit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarë, nga ku ka zbuluar një bisedë në “WhatsApp” që sipas tij përfshin Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin.

Sipas tij biznesmenët e shumëkërkuar për aferën e inceneratorëve, Zoto dhe Mërtiri komunikojnë në një grup në WhatsApp për ndërtimin e një çerdheje në kryeqytet.

“Sot kam këtu një dokument ku Bashkia e Tiranës njofton se kjo është çerdhja më e re që po ndërtohet nga Bashkia e Tiranës. Si ishte dhe si do ta transformojë Lal Vjedhësin. Këtu kemi inaugurimin e çerdhes. Personi është Cafaljone.

Aty në krah të Lal Vjedhësit është famëzi Cafaljone i djegësave, i cili ka financuar me paratë e djegësit, çerdhen e Erion Veliaj dhe Erion Veliaj e paraqet si investim të Bashkisë së Tiranës, çka nënkupton se sa ka kushtuar ajo çerdhe, Veliaj i ka futur në xhepin e vet sepse përndryshe duhej të thoshte se kjo është dhuratë e zotit Cafaljone.

Me datën 8 korrik 2019, Top Channel njofton- se ia çon ai lajmin, se po ndërtohet në Kombinat si investim i Bashkisë së Tiranës, kjo çerdhja.

Pas këtij lajmi, në Whatsapp-in e mafiozëve, Mirel Mërtiri, i identifikuar si Mërtiri3, dërgon linkun e lajmit dhe shkruan:

– Po kjo ç’ishte?

Përgjigjen e jep Klodian Zoto, i identifikuar si Zoto4.

– I ke thënë gjë ti atij?

– Jo, asnjëherë.

– Prandaj më bëri çudi.

– Nuk e di, mbase ka folur me Lalin.

Me datën 28 shtator 2019, në faqen zyrtare të Instagramit të Bashkisë së Tiranës, publikohet një foto ku Erion Veliaj shfaqet në përurimin e kopshtit bashkë me administratorin e djegësave, Cafaljone. Ndërkohë bashkia e merr në dorëzim këtë çerdhe me datën 23 dhjetor 2020.

Pra, del qartë se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri flasin për dy individë. E vërteta është për shkrimtarin me dorë, Ben Blushi. Ben Blushi ka dy anë, mos harroni kurrë se unë e njoh që javën e parë. Me njërën dorë shkruan, me tjetrën vjedh. E ka këtë sëmundje, të lindur. Ben Blushi dhe Erion Veliaj.

Dhe unë kur u kisha thënë se sherri me Arben Ahmetaj lindi sepse Arben Ahmetaj i thotë Erionit, ta marrim Blushin për marrëdhënie publike, të na mbulojë me PR. Blushi u fut në valle dhe punën e parë, përzuri Ahmetajn. Po këto janë punët e tyre.

Duke faktuar se çdo gjë kontrollohet nga Veliaj si sipërmarrës, sepse Veliaj djegësin e ka sipërmarrjen e tij.

Mirëpo këto dokumente dhe disa dokumente plotësuese, i ka SKAP-i i partisë. Por SKAP i partisë nuk guxon të lëvizë një qime në vjedhjen e shekullit.

Përkundrazi ka bërë hetim, edhe aty fund e krye me dirixhim të Edi Ramës. Duke filluar nga djegësi i Elbasanit, ku Don Lala ishte siç u përdor ky Lefteri, por Don Lalën e shpëtoi Millonai, që kishte dosjen e tij.

Don Lala përfaqësohej nga dy persona në autoritetin kontraktues dhe ishte garant i të gjithë skemës korruptive në Elbasan. Por ai nuk dënohet, dënohen të tjerë.

Këtu ka edhe dokumenta të tjera, por kjo është vetëm një copëz për t’iu rikthyer edhe njëherë vjedhjes së shekullit, vjedhje që jo vetëm nuk u hetua siç duhet, por u kompostua në mënyrën më kriminale nga SKAP-i i partisë.”

Etiketa: berishaZoto

Lajme të lidhura

Mbledhja e Grupit të PS paska diskutuar “negociatat me BE”! Kryeministri Rama njofton në FB
Breaking Views

Mbledhja e Grupit të PS paska diskutuar “negociatat me BE”! Kryeministri Rama njofton në FB

20:57 - 27/04/26
Rama e paralajmëron, Spiropali reagon: Trimëri është të dëgjosh, jo të përjashtosh
Breaking Views

Rama e paralajmëron, Spiropali reagon: Trimëri është të dëgjosh, jo të përjashtosh

19:12 - 27/04/26
Protesta e 8 majit/ Berisha veçon dy çështje: Farsën elektorale dhe mbrojtjen nga Rama të Ballukut
Breaking Views

Protesta e 8 majit/ Berisha veçon dy çështje: Farsën elektorale dhe mbrojtjen nga Rama të Ballukut

19:01 - 27/04/26
Para
Kryetari demokrat i Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja, po bashkëpunon pa “komplekse” me një të dënuar për korrupsion, të cilit sapo i ka falur tenderin.

Fisnik Qosja ia jep ushqimin e çerdheve të dënuarit për korrupsion, 120 mln lekë pa garë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet raundi i parë në Kuvendin e Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota
Breaking Views

Mbyllet raundi i parë në Kuvendin e Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota

22:22 - 27/04/26

Deputetët e mazhorancës në Kuvendin e Kosovës kanë votuar me 63 vota një nga kandidaturat e propozuara për Presidentin nga...

Lexo më shumë
Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

22:09 - 27/04/26
Dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës, mediat në Brazil: U dorëzua pa rezistencë

Dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës, mediat në Brazil: U dorëzua pa rezistencë

21:56 - 27/04/26
Tronditet Dinamo, ekipi i Ilir Dajës mundet me tre gola nga Flamurtari i vendit të fundit

Tronditet Dinamo, ekipi i Ilir Dajës mundet me tre gola nga Flamurtari i vendit të fundit

21:43 - 27/04/26
Elbasani për titull, “Tigrat” mundin me 3 gola Vllazninë në supersfidën e kampionatit

Elbasani për titull, “Tigrat” mundin me 3 gola Vllazninë në supersfidën e kampionatit

21:29 - 27/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com