GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbërritën pak ditë më parë në Shëngjin, emigrantët kthehen sërish për në Itali

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbërritën pak ditë më parë në Shëngjin, emigrantët kthehen sërish për në Itali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kthehen për në Itali emigrantët e mbërritur pak ditë parë në Shëngjin, të cilët do të qëndronin në kampet e ngritura për refugjatët, pas marrëveshjes Rama-Meloni.

Sërish transferim emigrantësh drejt Shqipërisë dhe sërish  refuzim nga gjyqtarët, i treti radhazi, për trajtimin e tyre në qendrën e Gjadrit, me një vendim që i referohet Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për dyshimet nëse një vend mund të klasifikohet si i sigurt ”kur kushtet thelbësore për përcaktimin e tij nuk plotësohen për kategori të caktuara personash”.

Efekti i vendimeve të Gjykatës së Apelit të Romës ishte edhe lirimi i 43 azilkërkuesve bengalezë dhe egjiptianë, të cilët do të mbërrijnë sonte në Bari nga Shqipëria.

Një tjetër goditje për qeverinë italiane, e cila nxjerr në pah ”çudinë e madhe, sepse sipas nesh (tyre – shën. i përkth.) nuk ka nevojë të presim vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë”.

Dhe justifikimet nga Palazzo Chigi sigurojnë se ”po punojmë për ta kapërcyer edhe këtë pengesë”.

Ndërsa Galeazzo Bignami (”Fratelli d’Italia”) drejton gishtin te ”qëndrimi rezistent i një pjese të drejtësisë italiane ndaj masave të miratuara për garantimin e sigurisë dhe luftimin e emigracionit të parregullt”, nga ana tjetër, opozita po gëzohet, ku sekretarja e Partisë Demokrate, Elly Schlein, po flet për një ”dështim të madh” të ekzekutivit.

Të martën e kaluar, 49 emigrantë të kapur në jug të Lampeduzës, u transportuan në Shqipëri.

Gjashtë u transferuan shpejt në Itali sepse ishin të mitur ose të pambrojtur.

Për 43 të tjerët, të asistuar nga avokatë, sot ishte dita e seancës për vërtetimin e paraburgimeve, në videolidhje me magjistratët e Gjykatës së Apelit të Romës, të cilët i dëgjuan dhe dhanë vendimet.

Njësoj si të mëparshmet.

Prandaj, transferimi i juridiksionit nga gjyqtarët e seksionit të emigracionit në Gjykatën e Apelit nuk ka prodhuar rezultatet që shpresonte qeveria. Për më tepër, disa nga gjyqtarët vendosën të mos ndryshojnë asgjë.

Origjina e një azilkërkuesi nga një vend i sigurt është parakusht për zbatimin e procedurës së përshpejtuar të kufirit dhe rrjedhimisht për transferimin e tij në Shqipëri.

Si Bangladeshi ashtu edhe Egjipti janë në listën e sigurt, të futur nga qeveria me një dekret në dhjetor.

”Por, në dekret nuk është marrë fare parasysh mosrespektimi i kushteve për disa kategori personash”, thonë gjyqtarët.

Prandaj, sipas arsyetimit, “përsa i përket kushteve sociale dhe politike të vendeve” vlen “informacioni i kualifikuar, i vënë në dispozicion dhe i përdorur për dekretin e mëparshëm ndërministror të 7 majit 2024”.

Dhe, burime ministrore thonë se kushtet e sigurisë në Bangladesh dhe Egjipt “nuk respektohen për të gjitha kategoritë e njerëzve”, siç janë komuniteti LGBTQI+, viktimat e dhunës me bazë gjinore, përfshirë gjymtimin gjenital të femrave, pakicat etnike dhe fetarët e akuzuar për krime politike dhe të dënuar me vdekje.

Duke qenë se ka ”konflikte interpretuese” midis ligjit evropian dhe atij italian për këtë çështje, gjyqtarët kanë formuluar ”një referencë paraprake në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian”.

Etiketa: Emigrantëmarreveshja Rama-MeloniShengjin

Lajme të lidhura

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia
Aktualitet

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

23:09 - 17/07/26
Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë
Aktualitet

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person
Aktualitet

Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person

21:51 - 17/07/26
Para
Zbulohen kallëpe tritoli e municione në një shtëpi, pranga 55-vjeçarit në Divjakë

Zbulohen kallëpe tritoli e municione në një shtëpi, pranga 55-vjeçarit në Divjakë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia
Aktualitet

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

23:09 - 17/07/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku 50-vjeçari Thimjo Rubati u plagos me breshëri plumbash nga dy persona....

Lexo më shumë
Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

22:25 - 17/07/26
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

22:01 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com