GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Mbështetemi te Procesi i Berlinit”, Kurti: Presim përgjigje pozitive për anëtarësim në KE

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mbështetemi te Procesi i Berlinit”, Kurti: Presim përgjigje pozitive për anëtarësim në KE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Albin Kurti ,po merr pjesë në Forumin e Bratisllavës GLOBSEC 2022, ku sot diskutoi në panelin “Tani ose kurrë – Duke zhbllokuar të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor”. Ne duhet të jemi anëtarë të Bashkimit Evropian sa më herët që është e mundur, tha Kurti.

Ne mbështetemi shumë te Procesi i Berlinit, shtoi ai, duke theksuar se e mirëpret përkushtimin e Kancelarit  Scholz për të rifilluar këtë proces me një dinamikë të re. Duke thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret nismat e BE-së, me vlerat e BE-së brenda, kryeministri ritheksoi se nuk beson te vetëmjaftueshmëria e Ballkanit Perëndimor.

Sundimi i së drejtës, drejtësia sociale, luftimi i krimit dhe korrupsionit, ballafaqimi dhe adresimi i së kaluarës, reciprociteti i të drejtave të pakicave dhe barazia, u theksuan nga Kurti si të domosdoshme për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Na duhet të kemi vlera evropiane të ndihmuara nga Bashkimi Evropian, pra që ato të rriten për së brendshmi, tha kryeministri. Ai theksoi se na duhen vende me demokraci, ku opozita mund të fitojë zgjedhjet. Konkretisht tha se për sundimin e së drejtës dhe luftimin e krimit ndërkufitar në Ballkan, na duhet ndihma e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke folur për dialogun me Serbinë, kryeministri tha se Qeveria e Republikës së Kosovës ka qenë e përkushtuar, konstruktive dhe kreative.

Ai ritheksoi se duhet të jetë dialog parimor që respekton barazinë e palëve në bisedime, për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, të përqendruar te njohja e ndërsjellë. Por, Serbia ende nuk i njeh krimet e luftës dhe thotë se nuk do të njeh pavarësinë e Kosovës, tha kryeministri.

“Kosova është histori suksesi, i luftës çlirimtare, punës së madhe që është bërë dhe ndihmës nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kemi shpallur pavarësinë 9 vite pas çlirimit, kemi marrë mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se Deklarata e Pavarësisë është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Nuk mund të kthehemi në të kaluarën, duhet të ecim përpara”, theksoi kryeministri Kurti.

Ai tha se Qeveria pret një përgjigje pozitive për aplikimin e bërë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Krahas Kryeministrit Kurti, në panel diskutuan edhe Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák, si dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Stuart Peach.

Etiketa: Albin KurtianetaresimiKEpergjigjepozitiveProcesi Berlinit

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Para
Përfshihet nga zjarri makina pranë tregut Çam, rrezikohet pallati

Përfshihet nga zjarri makina pranë tregut Çam, rrezikohet pallati

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com