GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbështetësit e Bashës shënjestrojnë Bardhin: S’ka parime, ka cënuar PD (VIDEO)

20:34 - 10/10/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbështetësit e Bashës shënjestrojnë Bardhin: S’ka parime, ka cënuar PD (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbështetës të Lulzim Bashës, të emëruar prej tij në postet drejtuese në atë që njihet si PD-ja zyrtare, kanë nisur sulmet politike ndaj Gazment Bardhit, kryetar i Grupit Parlamentar, një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Bashës për disa vite.

Mirela Karabina, zëdhënëse në subjektin që drejtohet nga Basha, shprehet se oportunizmi i Gazment Bardhit është i turpshëm dhe nuk ka lidhje me parimet.
Në reagim bashkëlidhet një video e ish-sekretarit të përgjithshëm të PD, në të cilën deklaron se Berisha është pjesë e Partisë Demokratike, pavarësisht vendimeve që janë marrë nga kjo forcë politike kur Bardhi ishte numri dy i saj.

“Parimet e një personi testohen në kohë krize, jo kur gjithçka shkon mirë. Vetëm përballë vështirësive mund të kuptojmë nëse veprohet për parime apo për opotunizëm. Bardhi zgjodhi oportunizmin.

Të bashkëpunosh me një non grata, vetëm për përfitime politike, është e turpshme!”, shkruan ajo, ndërsa ka publikuar videon e mëposhtme.

Në anën tjetër, Edvin Kulluri, dikur një nga kontestuesit e Lulzim Bashës, dhe sot pjesë e ekipit të tij në atë që njihet si PD zyrtare, nga studio e Report Tv, tha se Gazment Bardhi ka mbajtur qëndrime që cënojnë nga ana proceduriale veprimtarinë e PD.

“Situata është po e njëjta që nga vendjimi paraardhës për largimin nga strukturat e partisë ose nga anëtarësia e tetë deputetëve që kanë mbajtur qëndrimi\e duke u atashuar pranë një subjekti tjetër joligjor sepse Rithemelimi nuk ka status ligjor sipas kërkesave të ligjit për partitë politike të cilat regjistrohen në gjykatën e Tiranës. Zoti Bardhi ashtu si disa deputetë të tjerë në vijimësi ka mbajtur qëndrime që cënojnë nga ana proceduriale veprimtarinë e PD. Nuk po flasim se janë përjashtuar se mendojnë ndryshe.

Ka bërë tre shkelje që janë të rënda në kundërshtim me statutin. E fundit ishte kërkesa për të çuar Oerd Bylykbashin si përfaqësues të PD si bashkëkryetar të komisionit të Reformës Zgjedhore. Bylykbashi ndërkohë është nënkryetari i Rithemelimit. Ka mbajtur mbledhje të këshillit kombëtar jashtë kompetencave të tij statutore. S’e di askush kush e bëri mbledhjen online, si u bë… Duhet ti therriste në një sallë. Mbledhje e këshuillit kombëtar me vetëdeklarim me një telefon në dorë hera e parë që dëgjoj. Është shkelje e kompetencave që ka sekretari i Përgjithshëm që në atë kohë ka qenë ende.

Së treti vazhdon të ndërmarrë veprime që nuk janë në përputhje me një vendim madhor që ka marrë PD në datën 18 dhjetor ku Bardhi është shkrues i rezolutës për Berishën për tu larguar nga PD i shpallur non grata. Ai është një nga negociatorët, ka qenë mbrojtës konsistent në të drejtën e tij për këtë çështje. Kur ti shkel një akt politik siç është rezoluta. Ka kundërshtuar veten. Bardhi është përjashtuar pas një debate gati dy orë”, tha Kulluri.

Më herët po kundër Gazment Bardhit ka reaguar edhe Roland Bejko, që e konsideroi bashkëpunimin e tij me Sali Berishën si një aleancë mes non gratave dhe kullave.

Duket se akuzat publike ndaj Bardhit kanë lidhje me akuzat që ky i fundit i bëri Lulzim Bashës në sallën e Kuvendit, kur i kujtoi dy kate në një prej kullave më të shtrenjta të Tiranës, që sipas Bardhit, familjarë të Bashës i kishin prenotuar pas humbjes në zgjedhjet e 2021.

Etiketa: akuzaBardhiBASHAKryesore1

Lajme të lidhura

“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura
Aktualitet

“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura

20:50 - 10/01/26
“Kundër hajdutërisë”/ Lapaj njofton protestën e rradhës: Para kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

“Kundër hajdutërisë”/ Lapaj njofton protestën e rradhës: Para kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës

20:45 - 10/01/26
Banorët e fshatit Çiflik në protestë: Bashkia po na mbyt, ka mbyllur kanalet
Aktualitet

Banorët e fshatit Çiflik në protestë: Bashkia po na mbyt, ka mbyllur kanalet

20:27 - 10/01/26
Para
Çfarë është Hamasi, pse dështoi inteligjenca izraelite

Çfarë është Hamasi, pse dështoi inteligjenca izraelite

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

21:31 - 10/01/26

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të shtunën se iranianët “po e shohin lirinë”, ndërsa protestat vazhdojnë të përhapen në...

Lexo më shumë
“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura

“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura

20:50 - 10/01/26
“Kundër hajdutërisë”/ Lapaj njofton protestën e rradhës: Para kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës

“Kundër hajdutërisë”/ Lapaj njofton protestën e rradhës: Para kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës

20:45 - 10/01/26
Banorët e fshatit Çiflik në protestë: Bashkia po na mbyt, ka mbyllur kanalet

Banorët e fshatit Çiflik në protestë: Bashkia po na mbyt, ka mbyllur kanalet

20:27 - 10/01/26
Temperaturë deri në 39 gradë, dyndje të fëmijëve me grip në urgjencën e pediatrisë

Temperaturë deri në 39 gradë, dyndje të fëmijëve me grip në urgjencën e pediatrisë

20:24 - 10/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com