GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbetjet e rrezikshme/ Akuza se po zvarrit hetimet, prokuroria e Durrësit: Kemi gjetur laboratorin e analizave

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Anija me mbetje/ Prokuroria e Durrësit: Do të qëndrojë në Radë deri sa të bëhen analizat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Së shpejti do të nisë procesi dhe analizimi i mostrave në 102 kontejnerët e sekuestruar të dyshuar me mbetje të rrezikshme në tetor të vitit të kaluar në Portin e Durrësit. Këtë e bën me dije Prokuroria e Durrësit duke njoftuar se është gjetur laboratori që do të kryejë analizat e mallrave të sekuestruara dhe pritet përgjigjja e tyre

“Aktualisht është identifikuar laboratori që plotëson dhe ka infrastrukturën për garantimin e respektimit të të gjitha protokolleve dhe standardeve ndërkombëtare dhe shumë shpejt do procedohet me marrjen dhe analizimin e mostrave”.

Reagimi vjen pas kritikave nga Jim Puckett, kreu i organizatës mjedisore “Basel Action Network” (BAN), që një vit më parë denoncoi kontrabandën nga Porti i Durrësit të 2,100 tonë mbetje të dyshuara të rrezikshme. Ai u shpreh se Prokuroria e Durrësit ka refuzuar t’i marrë dëshminë dhe akuzon për zbarritje hetimesh.

Jim Puckett shprehu zhgënjimin e tij për median lidhur me vonesat dhe mungesën e transparencës. Ai deklaroi se nuk ka dijeni nëse Prokuroria ka vijuar me hapjen e kontejnerëve dhe analizimin e tyre, pasi nuk është kontaktuar, pavarësisht gatishmërisë së tij për t’u përfshirë në proces edhe si ekspert.

“Nëse kanë filluar [me analizimin e mostrave], është shqetësuese që nuk janë marrë publikisht dhe pa ndjekur protokollet e duhura dhe zinxhirin e ruajtjes së provave,” theksoi Puckett duke shtuar se “nuk ka arsye përse procesi të zgjasë kaq shumë.”

Ai gjithashtu theksoi se trafikimi i paligjshëm i mbetjeve të rrezikshme është një shkelje serioze që duhet ndëshkuar sipas konventave që Shqipëria ka nënshkruar. “Nuk mund të pranohet që kjo çështje të injorohet dhe të lihet në harresë,” theksoi Puckett.

Ndërkohë, prokuroria thotë se në kuadër të këtij procedimi penal, Bazel Action Network dhe Mileukontakt Shqipëri, përfaqësuar nga Jim Puckett, i është drejtuar Prokurorisë Durrës nëpërmjet një emaili duke kërkuar që të pyetet si dëshmitar dhe të marrë pjesë si ekspert dhe vëzhgues gjatë procesit të marrjes së mostrave dhe analizimit.

Sipas të njëjtave burime, ai ishte thirrur në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës në 4 dhjetor të vitit të kaluar me qëllim dhënien e dëshmisë dhe dorëzimin e provave që dispononte, por sipas njoftimit të Prokurorisë, në pamundësi të paraqitjes fizike, Z.Puckett i ka dërguar nëpërmjet e-mailit.

Kujtojmë që anija me mbetjet e refuzuara nga autoritetet tajlandeze mbërriti në Durrës më 28 tetor 2024. Prokuroria e Durrësit urdhëroi zbarkimin e 102 kontejnerëve në një vend të Porto Romanos, larg nga zonat e banuara, të ruajtura me kushte sigurie fizike dhe shëndetësore. Drejtori i rrjetit të Aksionit të Bazelit (BAN), Jim Puckett, tha për gazetarët në Durrës më 28 tetor se “në anije janë mbi 2 ton mbetje të rrezikshme”. Kjo shkaktoi mjaft debate e polemika në politkën shqiptare me akzua e kundër akzua mes mazhorancës e opozitës.

Lexo edhe:

Rastet e përsëritura/ Si “Kurum” eksportoi ilegalisht mijëra ton mbetje të rrezikshme

Etiketa: Kryesore1mbetje të rrezikshmeRrjeti i Bazelit

Lajme të lidhura

“Kjo është mrekulli shqiptare”/ Përlotet protestuesi: Vij nga Italia. Këta kriminelë menduan se na dëbuan, por për atdheun do japim dhe jetën
Aktualitet

“Kjo është mrekulli shqiptare”/ Përlotet protestuesi: Vij nga Italia. Këta kriminelë menduan se na dëbuan, por për atdheun do japim dhe jetën

19:35 - 12/09/26
“Dosjet duan përgjigje”/ Qytetetarët, mesazhe të forta me pankarta: Mjaft me skandale e vjedhje pa mbarim!
Aktualitet

“Dosjet duan përgjigje”/ Qytetetarët, mesazhe të forta me pankarta: Mjaft me skandale e vjedhje pa mbarim!

19:28 - 12/09/26
“Poshtë Balluku, poshtë Rama”/ Protestuesja nga Italia: Na kanë grabitur tokat, këta duhen rrëzuar patjetër
Aktualitet

“Poshtë Balluku, poshtë Rama”/ Protestuesja nga Italia: Na kanë grabitur tokat, këta duhen rrëzuar patjetër

19:25 - 12/09/26
Para
ILD kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtares Arta Llazari

ILD kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtares Arta Llazari

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kjo është mrekulli shqiptare”/ Përlotet protestuesi: Vij nga Italia. Këta kriminelë menduan se na dëbuan, por për atdheun do japim dhe jetën
Aktualitet

“Kjo është mrekulli shqiptare”/ Përlotet protestuesi: Vij nga Italia. Këta kriminelë menduan se na dëbuan, por për atdheun do japim dhe jetën

19:35 - 12/09/26

Një nga protestuesit nga Sheshi Skënderbej, i ardhur për këtë protestë nga Italia, u përlot para mikrofonit të News24. Ai...

Lexo më shumë
“Dosjet duan përgjigje”/ Qytetetarët, mesazhe të forta me pankarta: Mjaft me skandale e vjedhje pa mbarim!

“Dosjet duan përgjigje”/ Qytetetarët, mesazhe të forta me pankarta: Mjaft me skandale e vjedhje pa mbarim!

19:28 - 12/09/26
“Poshtë Balluku, poshtë Rama”/ Protestuesja nga Italia: Na kanë grabitur tokat, këta duhen rrëzuar patjetër

“Poshtë Balluku, poshtë Rama”/ Protestuesja nga Italia: Na kanë grabitur tokat, këta duhen rrëzuar patjetër

19:25 - 12/09/26
Berisha pas kthimit nga SHBA: Mesazhet e Trump një goditje për qeverinë shqiptare

Berisha pas kthimit nga SHBA: Mesazhet e Trump një goditje për qeverinë shqiptare

18:43 - 12/09/26
Berisha pritet me brohoritje nga përkrahësit pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara: Udhëtimin do e quaj ripërtëritje

Berisha pritet me brohoritje nga përkrahësit pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara: Udhëtimin do e quaj ripërtëritje

18:23 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com