GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbetjet e rrezikshme/ PD paralajmëron protestë: Më 27 tetor të mblidhemi përpara Portit të Durrësit

12:05 - 26/10/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbetjet toksike/ “Anijet drejt Durrësit”, Singapori zbardh itinerarin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të dielën, mbetjet e rrezikshme pritet të kthehen në Portin e Durrësit. Për këtë arsye, Partia Demokratike bëri thirrje që qytetarët të mblidhen për të reaguar dhe për të kërkuar transparencë. Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari tha se mbërritja e ngarkesave duhet të shndërrohet në një moment transparence.

“Me gjithë kërkesat e përsëritura nga publiku, nga Rrjeti i Bazelit, nga Opozita, për marrjen e masave për të siguruar transparencë të plotë në testimin e mbetjeve të dyshimta që po kthehen në Durrës, qeveria nuk ka bërë publike asnjë hap të ndërmarrë në këtë drejtim. Anijet kthehen të dielën më 27 tetor. Ato do të jenë të ankoruara në Durrës, aty ku u ngarkuan me 102 kontejnerë, për të cilat Rrjeti i Bazelit lëshoi alarmin se janë lëndë të rrezikshme. Kjo organizatë, më e specializuara për lëndët toksike, ka dyshime se qeveria mund të manipulojë me testimin, dhe në dy letra radhazi i ka kërkuar qeverisë të garantojë një proces transparent dhe në sytë e publikut. Rrjeti i Bazelit ka kërkuar praninë e ekspertëve e të organizmave ndërkombëtarë, duke përfshirë dhe OLAF, zyrën e Bashkimit Europian që heton mashtrimet dhe korrupsionin. Pra, ky institucion beson se nëse i lihet qeverisë në dorë, nuk do të merret vesh e vërteta e ngarkesave me mbetje të dyshuara si toksike“, tha ai.

“Partia Demokratike e di mirë se Edi Rama do të bëjë gjithçka për të larguar përgjegjësinë e tij në këtë trafik ilegal ndërkombëtar, dhe do të bëjë gjithçka për të manipuluar të vërtetën. Po ne nuk duhet ta lejojmë këtë skenar. Shqiptarët duhet të mësojnë se ku burojnë këto lëndë të rrezikshme, sa janë ato, nga vijnë, si trajtohen, dhe ku përfundojnë. Shqiptarët kanë të drejtë ta dinë këtë informacion bazik për jetën, për shëndetin, për mjedisin. Te dielën, date 27 tetor ora 11:00, ne hyrje te Portit te Durrësit (ura e Dajlanit). Ftojmë qytetarët, banorët e Durrësit të Tiranës dhe kudo, familjarë, të rinj e të reja, mediat, organizatat e shoqërisë civile, ekspertët, organizmat ndërkombëtare që të jenë prezent, të garantojmë kështu një proces transparent, të marrim vesh të vërtetën e mbetjeve të rrezikshme. Të jemi aty për të ndaluar planin që ka qeveria për ta fshehur këtë krim. Të dielën në Durrës ora 11:00, e në vijim, mbërritja e ngarkesave duhet të shndërrohet në një moment të transparencës. Askush nuk mund të vërë në rrezik jetën, shëndetin dhe mjedisin tonë”, shtoi.

Etiketa: mbetje të rrezikshmePD

Lajme të lidhura

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Para
Real-Barça/ Çmimet shkojnë në “stratosferë”, një biletë 2200 euro

Real-Barça/ Çmimet shkojnë në “stratosferë”, një biletë 2200 euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?
Breaking Views

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26

Në mesazhet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dosja Jeffrey Epstein, përmendet edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e...

Lexo më shumë
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com