GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbetjet spitalore kancerogjene bëhen mal brenda QSUT-së

në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Tiranë/ Fëmija 12 vjeç ndërron jetë në QSUT, familjarët akuza bluzave të bardha për neglizhencë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një sanitare e QSUT-së denoncon në redaksinë e emisionit “Stop” se prej një muaji, nuk punon autoklava e për pasojë, mbetjet spitalore janë grumbulluar tek pajisja në një dhomë e jashtë saj, në të gjithë godinën duke krijuar një vatër infeksioni që rrezikon të përhapet.

Vetëm 180 sanitaret, që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me këtë bombë infeksioni, jo vetëm që rrezikojnë veten, por mund të kthehen lehtësisht në përhapëse të mikrobeve të rrezikshme.

“Jam punonjëse e QSUT-së. Problemi i madh tek ne janë mbetjet spitalore. I dorëzojmë plehrat në orën 7:00, në një dishezë prej 6 metrash, duhet të ngjitim dy koshat që të shkojmë. I biem nga rrumbullak për të shkuar deri tek morgu, atje vjen makina i merr e i hedh tek përpunuesi. Atje janë mbetjet spitalore që çohen në orën 10:00, tek autoklava. Autoklava është mbushur plot dhe nuk punon, ka një muaj rresht. Mbetjet kanë mbuluar dhomën komplet bashkë me autoklavën, kanë dalë përjashta dhe atje nuk vjen që t’i marrë asnjë njeri. Të hysh atje çuditesh, kurse ne vazhdojmë që të punojmë çdo ditë në atë vatër infeksioni. Jemi 180 punonjës. Nuk e dimë se çfarë problemi ka, nuk japin sqarime fare aty se çfarë ka. Nuk ankohemi dot se na heqin nga puna. Ka mbetje të operacioneve e të gjitha gjakrave. U kemi thënë dhe kanë frikë. Kërkojmë zgjidhjen e këtij problemi sepse na është shpifur puna”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesja.

“Stop” shkoi gjatë natës për të verifikuar situatën dhe pa që autoklava nuk punon. Kjo situatë është për disa ditë me radhë edhe pse ngjitur me autoklavën ka disa institucione, stomatologjia, gjimnazi “Eqerem Cabej”, si dhe shtëpitë mbështetëse.

“Stop” komunikoi me drejtorin e shërbimeve mbështetëse në QSUT, Erion Ngjela, i cili e mohon situatën duke thënë se autoklava është në punë.

Gazetarja: Përshëndetje zoti Ngjela si jeni? Më bën përshtypje që prej një muaji është jashtë funskionit autoklava.

Erion Ngjela: Jo, autoklava është në punë!

Gazetarja: Ku është autoklava në punë?

Erion Ngjela: Është në punë autoklava.

Gazetarja: Po nëse është në punë autoklava, pse nuk digjen këto mbetje spitalore?

Erion Ngjela: Po jo ato nuk janë mbetje, që digjen në autoklavë! Janë të ndara mbetjet.

Gazetarja: Zotëri për këto mbetjet këtu po flasim. Pse nuk janë asgjësuar këto mbetje, të duket normale që të futen si kosh?

Erion Ngjela: Të lutem, bëj një kërkesë tek informacioni, që të kthej përgjigje zyrtare!

Por nga ana tjetër, përgjegjësja e këtij procesi  pranon që për funksionimin e autoklavës, nuk ka një kontratë.

Gazetarja: Përshëndetje, ju jeni përgjegjësja këtu?

Përgjegjësja: Jam e komanduar për momentin.

Gazetarja: Po mirë pse janë mbledhur gjithë ato mbetje aty?

Përgjegjësja: Sepse nuk kemi kontratë.

Gazetarja: Po mirë a është normale kjo?

Përgjegjësja: Autoklava punon thjesht…

Gazetarja: Kush është përgjegjësi për këtë?

Përgjegjësja: Ne nuk kemi kontratë. Janë procedurat ligjore do të lidhen procedurat, në momentin që do të vazhdojë kontrata do të vazhdojmë me marrjen e mbetjeve.

Në përgjigjen zyrtare, QSUT thotë, që autoklava është në punë, po bëhet kontrata e sipas një VKM-je, mbetjet mund të rrinë aty për 45 ditë.

Përfaqësues të kompanisë “Loerma shpk” thonë se këto mbetje nuk duhen mbajtur as 5 ditë.

Shoqëria Loerma SHPK: Një nga pikat e ligjit shqiptar thotë dhe 45 ditë magazinimin e mbetjeve. Mua nuk më pyeti njeri, kur e bëri ligjin se po të pyeste, unë i them “o vlla, që ti këto lloj mbetjesh as 5 ditë nuk duhet t’i mbash, se janë burim infeksioni për mu”. Ti mund të bësh trajtimin e mbetjeve vetë, por duhet një kontratë përfundimtare, ku do t’i çosh. Sepse çdo trajtim i mbetjeve spitalore, krijon në mënyrën e vet procesin, ka një hi që ngel, dhe ky hi, e thjeshta fare mund ta çosh tek një nga këto inceneratorët, që ne kemi sot në Shqipëri.

Nga ana tjetër nga kompania “Montal shpk”, shpjegojnë se ka mbaruar kontrata dhe nuk e kanë rinovuar, pasi nuk kanë interes.

Shoqëria Montal SHPK: Në dijeninë time, ne nuk kemi kontratë aktive për atë pajisje. Ne i kemi çuar një shkresë një shkresë spitalit, ta njoftonim që nuk do e mirëmbanim në të ardhmen. Nuk e di, a kanë bërë procedurë tjetër më pas, por ne nuk e kemi ndjekur se s’kemi pasur interes për të, sepse nuk e mirëmbajmë dot më. Ajo është një pajisje shumë e vjetër. Ka punuar këtu me kapacitet të plotë për gjithë kohën, që kur është vënë në punë!/tvklan.al

Etiketa: mbetje spitaloreQSUT

Lajme të lidhura

Nesër prezantohet programi qeverisës, pozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend
Aktualitet

Kushtet e PE për Shqipërinë, grupi deputetëve demokratë i kërkon Kuvendit mocion me debat

13:45 - 22/06/26
“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit
Aktualitet

“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit

13:18 - 22/06/26
Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë
Aktualitet

Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë

12:52 - 22/06/26
Para
4 kandidatët që duan të jenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë

4 kandidatët që duan të jenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kryetarja e PS së Shkodrës sulmon Spiropalin: Vetëpastrimi të nisë nga ty!
Breaking Views

Kryetarja e PS së Shkodrës sulmon Spiropalin: Vetëpastrimi të nisë nga ty!

21:32 - 22/06/26

Deklaratat e Spiropalit janë komentuar nga kryetarja e PS-së së Shkodrës, Mirela Dodaj, e cila ka thënë se  “Nëse vërtet...

Lexo më shumë
Ambasadorja e Zvicrës për protestën: Mbështesin Parlamentin dhe shoqërinë civile

Ambasadorja e Zvicrës për protestën: Mbështesin Parlamentin dhe shoqërinë civile

21:22 - 22/06/26
Argjentina “fluturon” me rekordmenin Messi, mposht Austrinë me dopietë

Argjentina “fluturon” me rekordmenin Messi, mposht Austrinë me dopietë

21:10 - 22/06/26
Protestuesit kalojnë pranë ‘Fan Zone’: Ne po bëjmë revolucion, s’ka Botëror që na ndalon!

Protestuesit kalojnë pranë ‘Fan Zone’: Ne po bëjmë revolucion, s’ka Botëror që na ndalon!

19:59 - 22/06/26
Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu

18:45 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetmadridbet girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişgrandpashabetjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabetJojobetGrandpashabet Giriş