GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Interpelanca për mbetjet toksike/ “Rama organizatori”, kryeministri i përgjigjet Bardhit: Nuk ka fakte

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Interpelanca për mbetjet toksike/ “Rama organizatori”, kryeministri i përgjigjet Bardhit: Nuk ka fakte
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka nisur me akuza interpelanca me Kryeministrin Edi Rama nga kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi në lidhje me mbetjet e KURUM.

Ky i fundit ndërsa bëri një përmbledhje të gjithë itineratit që kanë përshkruar kontenierët me mbetjet e rrezikshme, akuzoi Kryeministrin Edi Rama si organizatorin e këtij aktiviteti të paligjshëm. Ai theksoi se mbetjet (pluhur i furrës) janë nisur nga Porti i Durrësit me destinacion Azinë dhe se sipas tij, nuk është rast i izoluar, por dyshohet se Shqipëria ka shkelur Konvenmtën e Bazel dhe traktatin e Kombeve të Bashkuara.

“Në 8 gusht 2024 tre organizata mjedisi denoncuar se 2 anije po i transportonin lëndë të rrezikshme nga Porti i Durrësit drejt Azisë. Anijet ishin nisur pa konfirmimin se vendi pritës (Tajlanda) do i pranonte. Kur qeveria e Tajlandës mësoi për ngarkesën refuzoi t’i pranonte. Pluhur i furrës, mbetje të dëmshme për shëndetin dhe mjedisin. Ky lloj pluhuri kërkon trajtim të kushtetueshëm. Aktualisht sipas informacioneve, dy anije me 100 kontenierë me 816 ton mbetje po kthehen në Portin e Durrësit. Porti i Durrësit edhe në raste të tjera është shfrytëzuar për të nxjerrë në mënyrë të paligjshme mbetje të rrezikshme helmuese në disa vende aziatike. Nga Porti i Durrësit çdo 3-4 muaj është transportuar pluhur helmues që del nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike.

Përfaqësuesi i organizatës amerikane ka deklaruar se pas hetimeve, dërgesa të kësaj natyre bëhen rregullisht nga Porti i Durrësit. Hiri i eksportuar nga Porti i Durrësit i takon Sokolaj Sh.p.k dhe mbetjet kanë të bëjnë me KURUM që prodhon çelik dhe hekur. Rrjeti I aksionit të BAZEL në prill nga Porti I Durrësit janë nisur disa ton mbetje të rrezikshme drejt Kinës dhe pritet të kthehen sërish. Ka dyshime se Shqipëria ka shkelur konventën e BAZEL, traktatin e OKB-së. Nuk kemi të bëjmë me një ngjarje të izoluar, por me një aktivitet të mirëfilltë kriminal që përfshin përgjegjësi për veprime të paligjshme të disa autoriteteve shtetërore në varësi të Kryeministrit si dhe mungese neglizhence kriminale të mbikëqyrjes së aktivitetit të paligjshëm. Kemi thirrur kreun e aktivitetit Edi Rama për të ditur se për çfarë mbetjesh bëhet fjalë, kujt i përkasin këto mbetje, çfarë veprimesh kanë kryer autoritetet, si kanë trajtuar, çfarë aktesh mbikëqyrëse kanë ndërmarrë institucionet, kush i lejoi të hynte e dilnin nga dhe përmes Portit të Durrësit”, u shpreh Bardhi.

Akuzave të këtij të fundit, Kryeministri Edi Rama iu kundërpërgjigj duke thënë se mbetjet nuk kanë qenë të rrezikshme dhe se ngarkesa të tilla janë pranuar rregulisht nga vende tranzit dhe vendet pritëse. Rama i konsideroi akuzat e Bardhit si aludime psiko-patologjike.

Rama u shpreh se duhet të lihet Prokuroria dhe OLAF që të bëjnë hetimet për këtë rast.

“Burimi i kësaj telenovele politike  që u shfaq paralelisht me atë të ngjarjes së Pogradecit, ku një i vrarë u bë mish i grirë i tellallëve të saj ishte një sinjalizimi për një transport mbetjesh. Vetë organizata jo qeveritare që i referoheni shprehet se ka dyshime për mundësinë që një sasi mallrash të nxjerra për tu transportuar drejt vendeve të Azisë janë të rrezikshme, pra dyshime, asgjë e vërtetuar, asnjë provë e faktuar ende, por deri tani dyshime. Këto dyshime i kam konsideruar me vullnetin për të hetuar me organet evropianet. Ndërkohë që prokuroria shqiptare dhe OLAF vazhdojnë të hetojnë goja e politikës ka ngritur akuza. Unë kam kohë që nuk merrem me akuzat dhe me tellallët.

E para, a është kryer eksport i mbetjeve të rrezikshme? Sipas të dhënave është shumë e qartë se eksperti i mallrave në fjalë nuk është eksport mbetjesh të rrezikshme. Praktika doganore e këtyre eksperteve ka të bashkëngjitur certifikatën. Nga verifikimet logjistike të këtyre ngarkesave mallrave të tilla nuk konsiderohen të rrezikshme Edhe aludimit për mosveprim të administratës portuale, në rastin më të mirë është alogjik, në rastin më të keq kemi të bëjmë me një aludim patologjik, i artikuluar nga burimet ndotëse të Tiranës politike dhe mediatike”, tha Rama.

Etiketa: Kryesore1mbetjeRama

Lajme të lidhura

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës
Breaking Views

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës

20:57 - 15/05/26
Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga
Aktualitet

Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga

20:37 - 15/05/26
Shqipëri dhe Danimarkë, SPAK godet grupin e trafikut të heroinës, dy të arrestuar
Aktualitet

Shqipëri dhe Danimarkë, SPAK godet grupin e trafikut të heroinës, dy të arrestuar

18:26 - 15/05/26
Para
Emrat/ Tritol pranë një banese dhe 2 makina të djegura në Shkodër

Nusja e bëri për spital, djali i 82-vjeçares fshehu krimin - Detaje nga ngjarja në Shkodër

Discussion about this post

TË FUNDIT

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës
Breaking Views

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës

20:57 - 15/05/26

Kreu i Opozitës ngriti një akuzë të fortë ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama. Ai deklaroi se, Troplinët i paguajnë...

Lexo më shumë
Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga

Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga

20:37 - 15/05/26
Tirana U-19 shpallet kampione e Kategorisë së Parë, siguron ngjitjen në “Abissnet Superiore” U-19

Tirana U-19 shpallet kampione e Kategorisë së Parë, siguron ngjitjen në “Abissnet Superiore” U-19

20:12 - 15/05/26
Brunilda, biznes me Tërmet Peçin/  Asfalti i Vlorës, 2.6 MLD lekë firmës së gruas të ish-drejtorit të bashkisë Tepelenë

Brunilda, biznes me Tërmet Peçin/ Asfalti i Vlorës, 2.6 MLD lekë firmës së gruas të ish-drejtorit të bashkisë Tepelenë

19:28 - 15/05/26
Hoxha shqiptar lë detyrën dhe hyn në politikë! Mes lotësh njofton kandidimin për deputet!

Hoxha shqiptar lë detyrën dhe hyn në politikë! Mes lotësh njofton kandidimin për deputet!

18:31 - 15/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com