GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbi 1.5 ton kokainë e kapur në 3 vite, shqiptarët “mbysin” Selanikun

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbi 1.5 ton kokainë e kapur në 3 vite, shqiptarët “mbysin” Selanikun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk ishte hera e parë që policët e Prokurorisë së Narkotikëve të Selanikut gjendeshin përballë një ngarkese kaq të madhe kokaine.

Megjithatë, këtë herë sasia ishte padyshim spektakolare, mbi gjysmë ton kokainë të pastërtisë së lartë, sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Selanik.

Gjatë prezantimit të rastit nga policia, pakot me lëndën narkotike, 585 kg, gati kanë formuar një kodër.

Sipas mediave greke, të gjitha pakot kishin simbole mbi to, përfshirë edhe simbolin nazist, që duket se i referohet praktikës së karteleve të Amerikës Latine për të identifikuar sasitë e mëdha të kokainës që prodhojnë në laboratorët e tyre.

thess_kokaini___3_

Informacioni për ngarkesën mbërriti tek autoritetet greke  përmes zyrës së Administratës Amerikane të Antidrogës (DEA) në Athinë.

thess_kokaini___2_

Zyrtarisht nuk dihet se si dhe kur ka mbërritur droga, por konsiderohet e sigurt se ngarkesa është transportuar me traget bregdetar për në portin e Selanikut. Ajo është marrë nga anëtarë të një grupi që kanë udhëtuar drejt Greqisë nga Shqipëria, ku duket se ndodhet edhe baza e aktivitetit të tyre kriminal.

Policia ka vëzhguar lëvizjet e dyshimta të personave të përfshirë, anëtarë të organizatës kriminale dhe pas një operacioni të gjerë që kulmoi të enjten e kaluar, u arrestuan gjithsej pesë persona, katër shqiptarë dhe një grek.

thess_kokaini___1_

Shqiptarët janë të moshës 50 dhe 42 vjeç dhe dy mbesat e tyre 21 dhe 33 vjeç.

Ata përballen me akuzat e krijimit dhe anëtarësimit në një organizatë kriminale, trafikimin e lëndëve narkotike, bashkërisht dhe profesionalisht (në formën e importimit, ruajtjes, posedimit dhe transportit).

Vlera e kokainës

Siç u bë e ditur gjatë prezantimit të rastit nga Policia, sasia e sekuestruar llogaritet të vlejë nëse shitet me shumicë nga 11 deri në 33 milionë euro.

Në doza më të vogla, mund të arrijë edhe 175 milionë euro. Nga dokumentet gjyqësore të çështjeve përkatëse rezulton se shpenzimet e transportit për çdo kilogram kokainë arrijnë në 2000 euro, ndërsa “shpërblimi” i ndërmjetësve, që zakonisht janë zyrtarë të korruptuar të qeverisë, që ndihmojnë veprimtarinë e bandave mund të arrijë në 12 mijë euro për kilogram.

Për sa i përket çmimit të shitjes, sipas të njëjtave dokumente, në territorin grek llogaritet se kur kokaina shitet me shumicë (zakonisht në sasi mbi 5 kilogramë), vlera e saj varion nga 32.000 deri në 60.000 euro, për kilogram. Përkundrazi, kur shitet me pjesë, pra me pakicë, çmimi i tij fillon nga 60 mijë dhe i afrohet 120 mijë euro për kilogram.

 

Etiketa: 4 shqiptaretDEAkokaina SelanikKryesore1

Lajme të lidhura

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome
Aktualitet

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

10:21 - 21/10/26
Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen
Aktualitet

Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

10:03 - 21/10/26
Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK
Aktualitet

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26
Para
FOTO/ Kamera fikson vajzat kuqezi, stadiumi në Amerikë i duartroket

FOTO/ Kamera fikson vajzat kuqezi, stadiumi në Amerikë i duartroket

Discussion about this post

TË FUNDIT

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses
Sport

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

10:44 - 21/10/26

Përballja mes Bayernit dhe Arsenalit është kryendeshja e mbrëmjes së kësaj të mërkure në Champions League. Skuadra londineze vjen në...

Lexo më shumë
Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

10:21 - 21/10/26
Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

10:03 - 21/10/26
Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26
Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com