GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Mbi 11 mijë të vdekur nga tërmeti i fuqishëm

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbi 11 mijë të vdekur nga tërmeti i fuqishëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ekipet e shpëtimit në Turqi dhe Siri po luftojnë më kohën dhe të ftohtin të mërkurën për të gjetur të mbijetuar të mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti i fuqishëm, që goditi rajonin të hënën, dhe la pas vetes mbi 11 mijë të vdekur.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i cili qëndroi në zonë të mërkurën tha se të paktën 8 mijë e 500 veta humbën jetën. Në Siri, sipas të dhënave nga qeveria e Damaskut dhe grupet e shpëtimit, të paktën 2 mijë e 470 veta humbën jetën.

Presidenti turk

Presidenti turk shpalli shtatë ditë zie kombëtare dhe një gjendje të jashtëzakonshme tre muajshe në 10 provinca të prekura drejtpërdrejt nga tërmeti. Në përpjekjet e shpëtimit në Turqi janë përfshirë 96 mijë veta, tha të mërkurën agjencia e menaxhimit të emergjencave të vendit.

Tërmeti i së hënës është ngjarja sizmike më vdekjeprurëse në botë që nga një tërmet që u përcoll nga një cunami në vitin 2011 në Japoni që la pas vetes rreth 20 mijë të vdekur. Epiqendra e tërmetit të para agimit të së hënës ishte në Pazarcik, pranë qytetit të Gaziantepit, afër kufirit Turqi-Siri.

Ekipet e kërkimit dhe ndihmat emergjente po arrijnë nga e gjithë bota në Turqi dhe Siri ndërsa punonjësit e shpëtimit po gërmojnë nëpër rrënoja në një kërkim të dëshpëruar për të mbijetuar. Disa zëra që kishin thirrur për ndihmë, ranë në heshtje.

“Ne mund t’i dëgjonim zërat e tyre, ata po bënin thirrje për ndihmë”, tha Ali Silo, dy të afërm të të cilit nuk u shpëtuan dot në qytetin turk, Nurdagi.

Më shumë se 8 mijë veta janë nxjerrë nga rrënojat vetëm në Turqi, tha zëvendëspresidenti Fuat Oktay dhe rreth 380 mijë ndodhen nëpër strehimore apo hotele qeveritare. Ata u grumbulluan në qendra tregtare, stadiume, xhami dhe qendra komunitare, ndërsa të tjerët e kaluan natën jashtë të mbështjellë me batanije duke u mbledhur rreth zjarreve. /Voa/

Etiketa: Kryesore1Mbi 11 mijetërmetivdekur

Lajme të lidhura

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26
SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar
Botë

SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar

08:40 - 14/11/26
Para
Do habiteni! Ky është ekipi që ka më tepër audiencë për ndeshje

Manchester United mund të blihet nga biznesmenët aziatikë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim
Aktualitet

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

15:15 - 15/11/26

Dy persona janë arrestuar dhe 9 të tjerë janë vënë nën hetim për sulmet me vezë e sende të forta...

Lexo më shumë
Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

14:54 - 15/11/26
Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

14:13 - 15/11/26
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

13:45 - 15/11/26
Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

13:23 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com