GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Mbi 1600 viktima/ “Dëgjoj zëra që thërrasin për ndihmë”, dëshmi dramatike pas tërmetit në Mianmar

09:51 - 30/03/25
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbi 1600 viktima/ “Dëgjoj zëra që thërrasin për ndihmë”, dëshmi dramatike pas tërmetit në Mianmar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Mianmar, ekipet e shpëtimit po bëjnë përpjekje heroike për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat e shkaktuara nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,7 ballë.

Ata po kërkojnë nën grumbujt e mbeturinave dhe po përdorin edhe duar për të shpëtuar njerëzit që janë bllokuar. Sipas të dhënave më të fundit, numri i të vdekurve ka arritur në 1.644, ndërsa raportohet per 3408 të lënduar dhe 139 të zhdukur.

Në të njëjtën kohë, në rajonin e Mandaleit, të mbijetuarit po tregojnë histori tmerri dhe dëshpërimi.

“Njerëzit po gërmojnë me duar për të larguar rrënojat,” tha një qytetar për BBC.

Mëngjesin e të premtes, ekipet e shpëtimit zbuluan nën rrënojat një fëmijë që po pëshpëriste se ishte etur. “I dhashë fëmijës një tub të vogël që të mund të arrinte ujin përmes mbeturinave,” tha ai. “Dëgjoj zëra që thërrasin për ndihmë,” shtoi ai.

myanmar

Megjithatë, përpjekjet nuk ndalen për shpëtimin e tyre, por sipas dëshmitarëve, të lënduarit nuk po arrijnë të marrin ndihmë në spital.

“Po përpiqemi të shpëtojmë sa më shumë mundemi, por edhe kur arrijmë t’i çojmë ata në spital, nuk mund t’i trajtojnë. Nuk ka energji elektrike, nuk ka ujë,” tha ai.

Problemi përkeqësohet nga mungesa e madhe e karburanteve, që e bën të pamundur funksionimin e pompave të ujit dhe transportimin e të plagosurve.

Në kushte normale, sipas dëshmitarëve, shumë të rinj do të ndihmonin në shpëtim. Por që nga miratimi i ligjit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak në shkurt të vitit 2024, shumë prej tyre kanë braktisur qytetet ose janë bashkuar me grupe kundërshtuese.

“Nëse kthehen, do të kapen. Prandaj, nuk ka shumë duar të reja për të ndihmuar,” shpjegoi ai.

myanmar3

Në të njëjtën kohë, kur ra nata në Mandalei, qyteti i dytë më i madh i Mianmarit, rrugët u mbushën me tendat dhe batanije. Shumë banorë vendosën të kalonin natën jashtë, duke u frikësuar se shtëpitë e tyre mund të mos e mbajnë një tërmet tjetër.

“Po friksohemi se disa ndërtesa të dobëta mund të shemben,” tha një qytetar për Guardian.

Etiketa: DëshmiTërmetViktima

Lajme të lidhura

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë
Aktualitet

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Para
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…

Gazetari ironizon Ramën: Programi do të ishte më i besueshëm nëse do e bënte publik me 1 Prill

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com