GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbi 300 mijë euro, prona e makina/ Shkatërrohet banda shqiptaro-italiane

19:53 - 19/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbi 300 mijë euro, prona e makina/ Shkatërrohet banda shqiptaro-italiane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ndër bandat më të rrezikshme, e drejtuar nga shqiptarë dhe italianë, këta të fundit të lidhur me “’Ndrangheta’”, që vepronin me bazë në Ibiza dhe në Malaga, Barcelona dhe Tenerife, tashmë është në duart e policisë.

Mediat e huaja raportojnë se në këtë aksion të ndarë në dy pjesë, me veprim të mbi 400 agjentëve, përfshirë dronë e metoda speciale, kanë rënë në pranga 32 persona, shqiptarë, italianë dhe hungarezë, ndërsa janë sekuestruar rreth 18 kilogramë metamfetaminë me të cilën mund të ishin prodhuar 870 mijë pilula ekstazi, 4,5 kilogramë kokainë, një plantacion kanabisi me 600 bimë marijuanë, si dhe sasi të konsiderueshme substancash të tjera.

Gjithashtu janë konfiskuar dy armë zjarri, 330 mijë euro para të gatshme dhe 23 automjete luksoze. Janë bllokuar 116 llogari rrjedhëse dhe 15 prona luksoze të përdorura për pastrim parash, bizhuteri, dokumente që lidhen me llogari bankare jashtë vendit, dokumente false identiteti, bllokues frekuencash, një mori celularësh, memorie USB, tableta dhe pajisje të tjera elektronike.

Destinacioni i drogës ishte kryesisht Italia dhe Spanja dhe vinte direkt nga Amerika e Jugut. Anëtarët e kësaj organizate shquhen për përdorimin e dhunës, metoda si tortura, madje kanë kryer edhe vrasje në Itali.

Gjatë hetimeve është evidentuar mbajtja e armëve të zjarrit nga të ndaluarit në Ibiza. Disa nga anëtarët e saj me banim në Spanjë kanë qenë të lidhur me rastet e zhvatjes në Itali, përveç kryerjes së aktiviteteve të pastrimit të parave në Spanjë. Kjo organizatë, në këtë hetim, akuzohet për sekuestrimin e 1500 kilogramëve kokainë në provincën e Malagës, më 20 prill 2020.

Sa i përket organizatës shqiptare, e karakterizuar nga të njëjtat metoda të dhunshme si ajo italiane, vepronte kryesisht në ishullin Ibiza.

Të dyja organizatat investuan fitimet e tyre përkatëse në prona të paluajtshme në destinacionet kryesore turistike në Evropë, ndër të cilat spikat ishulli Ibiza .

Europol ka kontribuar në hetim me projektin AP ITOC, për analizën e krimit të organizuar të stilit mafioz italian me bazë në Itali, që prek vende të tjera të Bashkimit Evropian, përmes të cilit është dhënë mbështetje financiare dhe këshilla teknike për hetuesit e Gardës Civile.

Etiketa: Bandaitalianeshqiptarë

Lajme të lidhura

“Stolen Line” godet në Tiranë: 4 makina luksoze përfundojnë në duart e policisë
Aktualitet

“Stolen Line” godet në Tiranë: 4 makina luksoze përfundojnë në duart e policisë

17:09 - 20/03/26
Ra nga skela në vendin e punës, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)
Aktualitet

Ra nga skela në vendin e punës, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)

15:07 - 20/03/26
Bardhi dhe Tabaku takim me Komisionin për Europën: Korrupsioni dhe pabarazia para ligjit, pengesa kryesore për integrimin
Aktualitet

Bardhi dhe Tabaku takim me Komisionin për Europën: Korrupsioni dhe pabarazia para ligjit, pengesa kryesore për integrimin

14:35 - 20/03/26
Para
Kombëtarja nis punën për dy ndeshjet e radhës të Ligës së Kombeve

Kombëtarja nis stërvitjet për ndeshjet e Nations League, Reja detyrohet të bëjë ndryshime në listën e kuqezinjve

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Stolen Line” godet në Tiranë: 4 makina luksoze përfundojnë në duart e policisë
Aktualitet

“Stolen Line” godet në Tiranë: 4 makina luksoze përfundojnë në duart e policisë

17:09 - 20/03/26

Katër automjete luksoze të dyshuara si të vjedhura në Itali, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sekuestruar nga...

Lexo më shumë
Albin Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

Albin Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

15:27 - 20/03/26
Ra nga skela në vendin e punës, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)

Ra nga skela në vendin e punës, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)

15:07 - 20/03/26
Bardhi dhe Tabaku takim me Komisionin për Europën: Korrupsioni dhe pabarazia para ligjit, pengesa kryesore për integrimin

Bardhi dhe Tabaku takim me Komisionin për Europën: Korrupsioni dhe pabarazia para ligjit, pengesa kryesore për integrimin

14:35 - 20/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë

I etur për kreun e renditjes Elbasani pret Egnatian “të sakatosur” nga pezullimet, nis java e 29-të e Superiores

14:14 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com