GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbi 5 vite pa shtëpi, 30 familje protestë para Bashkisë së Durrësit: Do e çojmë çështjen në SPAK!

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbi 5 vite pa shtëpi, 30 familje protestë para Bashkisë së Durrësit: Do e çojmë çështjen në SPAK!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rreth 30 familje, banorë të rrugëve “Azem Hajdari” dhe “Valët e Detit”, në zonën e ish-kënetës kanë protestuar këtë të hënë para bashkisë së Durrësit, pasi shtëpitë e tyre janë shembur nga tërmeti i vitit 2019 dhe prej më shumë se 5 vitesh kanë mbetur të pastrehë, pavarësisht premtimeve nga Qeveria.

Kur nisi zbatimi i projektit, banorët kishin aplikuar në Agjencinë Shtetërore te Kadastrës për legalizimin e banesave, por ende nuk ishin pajisur me certifikate pronësie.  Ndërsa Fondi Shqiptar i Zhvillimit, si financues dhe zbatues i projektit u kishte premtuar se do të kompensohen me banesa të reja, me të njëjtën sipërfaqe.

“Ne kemi 5 vite që sorollatemi në çdo institucion. Na kanë dhënë do i merrni apartamentet tek pallatet e reja, por letrat kanë ngel tek ASHK-ja e Durrësit, nuk i kanë çuar për VKM. I bëjmë thirrje Ramës të gjejë zgjidhje se ndryshe do e çojmë çështjen në SPAK”, tha protestuesit.

Banorët tregojnë se janë ankuar në të gjitha institucionet lokale e qëndrore dhe u kanë premtuar zgjidhje, por fakti është se ende jetojnë me qira.

Banorëve u ishin premtuar apartamente në lagjen e Spitallës, por pas përfundimit të pallateve, ata nuk morën asgjë dhe ngelën të pastrehë.

“Pallatet e rindërtimit kanë përfunduar por ne s’po na fusin brenda. Jetojmë me qira prej 5 vitesh. Unë jam vet i shtati në familje dhe paguaj qiranë 35 mijë lek në muaj. Duam shtëpitë e reja që na kanë premtuar”, shprehen banorët.

Banorët e pastrehë të ish-Kënetës përfunduan tubimin pa mundur të kontaktojnë me zyrtarë të bashkisë së Durrësit. Ata thanë se do përshkallëzojnë protestën nëse problemi i tyre 5-vjeçar nuk merr zgjidhje.

Etiketa: BashkiDurrësproteste

Lajme të lidhura

“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin
Aktualitet

“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin

20:44 - 21/10/26
OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia
Aktualitet

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

20:11 - 21/10/26
Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht
Aktualitet

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26
Para
Veliaj tha se prokurori Dado e quajti “ndyrësirë”, reagon Këlliçi: Mashtrues kronik, ky duhet kuruar…

Veliaj tha se prokurori Dado e quajti “ndyrësirë”, reagon Këlliçi: Mashtrues kronik, ky duhet kuruar...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin
Aktualitet

“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin

20:44 - 21/10/26

Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tiranë, duke kërkuar...

Lexo më shumë
Studentët paralajmërojnë: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti

Studentët paralajmërojnë: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti

20:32 - 21/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”/ Thirrjet e fuqishme të studentëve, nis marshimi në Bulevard

“Dorëheqje, dorëheqje”/ Thirrjet e fuqishme të studentëve, nis marshimi në Bulevard

20:25 - 21/10/26
OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

20:11 - 21/10/26
Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com