GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mbi 500 mijë euro të kapura në Portin e Durrësit, gazetari: Janë para të krimit të organizuar

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Çudia ndodh në Fier/ Gjyq për plagosjen me çifte Ruse të maçokut “Pipo”, dënohet 77- vjeçari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Para “cash” po vijnë në Shqipëri. Tentativat për të futur para në mënyrë të paligjshme në vend janë shtuar dhe imagjinata e transportuesve është zgjeruar “biznesin”. Një ditë pasi në portin e Durrësit u sekuestruan 522 mijë euro të padeklaruar, sot u gjetën të tjera, 25 mijë euro.

Për paratë e kapura, gazetari Elton Qyno thotë se forma të tilla krijojnë dyshime të arsyeshme se bëhet fjalë për para të krimit të organizuar shqiptar që vepron në shtete të ndryshme të Europës dhe që fitimet e tij kërkon t’i investojë në Shqipëri.

“Janë rreth 547 mijë euro. Të dy ngjarjet janë të veçuara dhe po hetohen individë të ndryshëm por linja është e njëjtë. Të dy rastet kanë ardhur nga Bari, Itali, në drejtim të portit të Durrësit dhe nuk dihet ende destinacioni përfundimtar. Është një rast i përsëritur, prej 6-7 vitesh në portin e Durrësit ka fluks të madh të këtyre episodeve, ku persona të caktuara futin sasi parash. Më mediatikja ka qenë rasti i Toyota Yaris me 4.3 milion euro. U pasua me 493 mijë euro të tjera pak muaj më vonë. Rastet janë në rritje por të gjitha ka dyshime të forta dhe të arsyeshme se këto para vijnë nga grupe kriminale që veprojnë në zona të ndryshme të Europës të cilat duke arritur fitime të mëdha qëllimi i tyre është që këto para ti sjellin në Shqipëri dhe ti investojnë në fusha të ndryshme në vendlindje,”-tha në fjalën e tij gazetari.

Qyno tërhoqi vëmendjen se nuk kemi pasur hyrje parash në sasi të tilla përmes pikave kufitare me Greqinë, por paratë vijnë nga Italia, ç’ka tregon se vijnë edhe nga zona të tjera të Europës. E po ashtu, sipas tij, nuk do shumë për të kuptuar se paratë janë të krimit të organizuar.

“Kanë ardhur nga Norgjegjia, Anglia, Holanda, Belgjika dhe Italia. Nuk kemi pasur ndonjë rast që grupe kriminale shqiptare të kenë futur sasi të mëdha parash nëpërmjet pikave kufitare me Greqinë. Pavarësisht se ka mjaft shqiptarë që merren në territorin grek me aktivitete kriminale sërish të ardhurat e tyre nuk janë aq të mëdha sa të suportohen dhe futen në këtë lloj forme që ne i kemi parë ditën e djeshme dhe sot në Durrës. Të ardhurat më të mëdha të grupeve kriminale janë në Belgjikë, Holandë dhe Angli sepse atje është tregu më i madh i shitjes së lëndëve narkotike” – deklaron Qyno.

 

Etiketa: DurrësElton Qynoparate

Lajme të lidhura

Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!
Breaking Views

Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!

21:00 - 06/08/26
“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!
Aktualitet

“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!

15:12 - 06/08/26
“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit
Aktualitet

“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit

14:53 - 06/08/26
Para
PSG ia prish mendjen me miliona, tani duhet bindur Interi për Skriniar

Skriniar mund të largohet nga Interi, zikaltrit nisin punën për zëvendësuesin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!
Breaking Views

Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!

21:00 - 06/08/26

Protesta qytetare në Tiranë, ka shënuar ditën e sotme ditën e 68-të të revoltës qytetare për rrëzimin e klasës politike....

Lexo më shumë
Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com