GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbi 8 orë në SPAK, ja për çfarë u pyet Ilir Beqaj/ Detajet

17:55 - 09/01/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbi 8 orë në SPAK, ja për çfarë u pyet Ilir Beqaj/ Detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka zgjatur për më shumë se 8 orë seanca e marrjes në pyetje në SPAK ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ndaj të cilit krahas çështjes së sterilizimit, po kryhet edhe një hetim financiar mbi pasurinë e tij.

Beqaj ka hyrë në godinën e SPAK rreth orës 09:00 të paradites së sotme dhe ka dalë rreth orës 17:30, ndërsa në një prononcim të shkurtër për mediat tha se i është komunikuar që sendet personale do të vijojnë të mbeten të sekuestruara.

Ened Nakuçi dhe Edvin Kondili janë prokurorët e SPAK që po kryejnë hetimet lidhur me koncensionin, ndërsa sipas raportimeve në seancën e sotme, Beqaj është pyetur pikërisht për raportin e KLSH-së.

Beqaj ka pohuar se hetimet që po kryhen SPAK vijojnë të jenë shumë të ngushta, ndërsa ai është marrë në pyetje lidhur me koncensionin e sterilizimit.
Beqaj pretendon se hetimet e SPAK nuk janë të plota, duke kërkuar që ato të shtrihen nga viti 2011 deri në 2013-ën, kohë kur socialistët kanë ardhur në pushtet dhe ai është emëruar në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Gjithashtu besoj se hetimet, janë ende shumë të ngushta. Duhet të shtrihen në dy pjesë dhe tashmë janë bërë tetë vjet nga zbatimi i kontratës për të provuar përfitimet. Sot avokatët më kanë premtuar se do të më kthejnë pajisjet elektronike”, tha Beqaj.

Pritet që ish-ministri i Shëndetësisë të thërritet sërisht në SPAK për tu pyetur sërisht lidhur me koncensionin e sterlizimit, ndërkohë që nuk dihet koha se kur mund të merret në pyetje. Kjo ishte hera e tretë që Beqaj merret në pyetje, në seanca disa orëshe, lidhur me këtë koncension, ndërsa ndaj tij po kryen hetimet për “shpërdorim detyre”, ndërsa SPAK ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe ndalim dalje jashtë vendit.

Ndërkohë për koncensionin e sterilizimit ndodhen në burg Klodian Rrjepaj, ish-zv.ministër i Shëndetësisë dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

Etiketa: BeqajKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?
Aktualitet

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria
Aktualitet

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Para
Vrasja në Vlorë, del fotoja e 22-vjeçarit që u ekzekutua me snajper

Vrasja me snajper në Vlorë, Hoxha: Ja ku gaboi viktima dhe çfarë i favorizon autorët...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com