GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Mbi 9 orë debat për dëshminë e Beqajt, Vokshi: Qëllimi i PS të mos dëshmojë Rama dhe Vilma Nushi

20:49 - 12/11/24
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbi 9 orë debat për dëshminë e Beqajt, Vokshi: Qëllimi i PS të mos dëshmojë Rama dhe Vilma Nushi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbi 9 orë diskutime, por dëshmia e Ilir Beqajt në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë dështoi pas debatit mes PD dhe PS. Më kërkesë të Plarent Ndrecës dëshmia u shty për nesër në 10:30.

Ish-ministri i Shëndetësisë u rikthye në Kuvend me pranga në duar rreth orës 10:30 të së martës, 12 nëntor, i rrethuar nga policë, por i kujdesshëm që prangat të cilat i rrethonin duart, t’i mbulonte me xhaketë për t’i shpëtuar syrit të medias.

Ai la burgun pas 4 muajsh, i arrestuar për abuzim me fondet e Bashkimit Europian në SASPAC, për të dëshmuar në komisionin hetimor për 2 koncesionet që janë dhënë në kohën kur ai ishte ministër i Shëndetësisë, ai i check-up dhe sterilizimit.

Opozita nuk e lejoi Beqajn që të prezantojë me power point. Kryetarja Albana Vokshi thotë se është përpjekje e PS për të penguar dëshminë e Beqajt.

“PS po bllokon dëshminë e Beqajt dhe duke na mohuar edhe në të drejtën për të bërë pyetjet. Kjo kërkesë që ka ardhur nuk ka as formë ligjore. Nënkryetarin e keni edhe avokat dhe duhet ta kuptonte që kjo s’ka vlerë ligjore, kërkesë e bërë datën e djeshme, s’ka bashkëngjitur as prokurën dhe as nuk është protokolluar. Kemi 10 orë që merremi me një kërkesë që nuk ka ardhur as në mënyrë të ligjshme. Kjo bëhet për të penguar Vilma Nushin dhe Edi Ramën”, tha Vokshi.

Debate të ashpra mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, ku ende diskutohet mënyra e prezantimit të ish-ministrit Ilir Beqaj. Devati agravoi mes Vokshit dhe Ndrecës, të cilët filluan të hedhin akuza ndaj njëri-tjetrit.

Vokshi thotë se ky është një skenar i PS që Beqaj të mos flasë, e nga ana tjetër Ndreca e pyet se përse ka frikë nga power point i Beqajt.

Bolshevike e quajti Ndreca kryetaren Albana Vokshi që sipas tij është kthyer në një drejtuese hitlerjane që kërkon t’i imponohet shumicës.

Vokshi i tha Ndrecës se vjen nga partia komuniste. Ndërkohë deputeti i PS i tha se nuk njeh askënd përveç Berishës dhe gjithë shqiptarët e tjerë i pështyn.

Pjesë nga debati

Albana Vokshi: Është skenar se nuk duan që Ilir Beqaj të flasë. Jemi dakordësuar gjithmonë, hera e vetme që nuk dakordësohemi është sot se ka një mal me zullume ky njeri mbi supe. Ne po ofrojmë të hyjë, boll e lartë të mbyllur.

Plarent Ndreca: Ca frike ke nga power point

Albana Vokshi: Të fillojë ta lexojë si deklaratë.

Plarent Ndreca: Ti vetëm power point ke problem, apo thua ta deklarojë.

Albana Vokshi: Uroj të fitosh ca pikë dhe të shpëtosh ca halle të tua që ky komision nuk ti zgjidh dot ca halle personale

Plarent Ndreca: Lërini këto intimidime se s’të ecin. Skam asnjë hall.

Albana Vokshi: Ke një mal me halle dhe ca tjera që po të vijnë.

Plarent Ndreca: Je bolshevike, ke formim bolshevik

Albana Vokshi: Ti je vjen nga partia komuniste, unë vi nga PD.

Plarent Ndreca: Ti mund te vish nga PD, po aty ka bolshevik, dhe një nga ato je ti.  Je kthyer në drejtuese hitlerjane që do ti imponohesh komisionit. Do të bësh hetimi gestapoje. S’ke për t’iu imponuar vullnetit të shumicës. Jemi të vendosur që Beqaj të flasë të vërtetën që ai mendon. Ti ke frikë nga poëer point i tij.

Albana Vokshi: Zoti i pandehur mbarove. Ik bëj një kapele dhe hajde. Mos ma ngri zërin.

Plarent Ndreca: Pse mos ta ngre zërin, kush je ti. As s’të njoh fare, as të llogaris fare.

Albana Vokshi: Jam kryetare. 5 minuta pushim të qetësohet.

Plarent Ndreca: Fjalën mos ma ndërprit. Dhunë ndaj mazhorancës nuk ushtron dot. Nuk i imponohesh dot mazhorancës.

Dëshmia e Beqajt, Vokshi: Lëreni gjynahun me pranga të flasë

Vokshi tha me ironi “lëreni gjynahun me pranga të dëshmojë”, ndërkohë po me ironi iu përgjigj deputeti i PS, Ilir Beqaj. “T’ia heqim non grata powr point-it, mos t’i shtojmë non gratat në Shqipëri”, tha Metaj.

Albana Vokshi: Do e lini gjynahun që e sollët me pranga të flasë, t’u përgjigjet ca pyetjeve. Shoë-in e mbaruat.

Ilir Metaj: T’ia heqim non grata powr point-it, mos t’i shtojmë non gratat në Shqipëri.

Albana Vokshi: Lëreni të flasë, mos e merrni në qafë. Të na e dorëzojë prezantimin, bashkë me foto dhe video. Nuk është as më i favorizuar, as mbi ligjin.

 

gijotina.com/

Etiketa: Komisioni i SterilizimitKryesore1

Lajme të lidhura

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
PD protestë tek Kuvendi më 19 nëntor, zbardhet porosia për kryetarët e degëve

PD protestë tek Kuvendi më 19 nëntor, zbardhet porosia për kryetarët e degëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – më 5 dhjetor...

Lexo më shumë
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com