GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Mbi librin e ri të vetvetes që po shkruan Edi Rama ‘Kryeministri është zhdukur’

19:21 - 05/07/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Amerika e Yuri Kim është një Amerikë e keqpërdorur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ndriçim Kulla

Nuk jam i prirur ndaj filmave apo librave të fantazisë, edhe pse i shfrytëzoj. Nuk kam dashur kurrë të parashikoj të ardhmen, qoftë edhe të afërt, në një mënyrë urdhërore apo profetike, sepse nuk do të doja të gënjeja kërkënd.

Por kur vjen puna te ‘rasti studimor’ që përfaqëson kryeministri ynë tash sa vjet me rradhë, ngaqë e njoh në të gjitha dimensionet e rastit, atë të hakmarrësit patologjik me anë të shpërdorimit të forcës së pushtetit që i kanë dhënë zgjedhësit, të të paaftit funksional në detyrën që zotëron, të demagogut në të shkruar e në të folur, të manipulatorit të frikshëm, narcistit shumë agresiv e kështu me radhë, po parashikoj me siguri se çfarë do të mund të sajojë mendja e tij këto muaj e në vazhdim.

Dhe kjo për një arsye që është bërë e qartë si drita e diellit: mendja e tij është e mbytur të gjejë të gjitha llojet e mundshme të mënyrave për të shpëtuar nga skandali McGonigal, duke filluar që nga qokat e ndërkombëtarëve dhe deri tek shpërqendrimi dhe shfokusimi i realitetit shqiptar nga trysnia e përditshme, e pandalur, e pakthyeshme drejt zgjidhjes dhe qartësimit të kësaj afere dhe rolit të tij në të si bashkëpunëtor, ideator dhe ekzekutues i saj. Që sot e deri në kohën e caktuar për gjyqin McGonigal, mund të themi se Rama ka filluar dhe do të vazhdojë të shkruajë kapitujt e librit të tij të jetës me titull ‘Kryeministri është zhdukur’.

Ai nuk funksionon më për shtetin, administratën e as për partinë e tij, ai funksionon si një i tërë, me mendje fuqi, lidhje, energji, e deri në fantazitë më perverse, me aferën ku është përfshirë. Si gjiganti në ‘Udhëtimet e Guliverit’, çdo gjë shqiptare për të cilën është zgjedhur e duhet të japë llogari i duket lilipute: gjithë bota jonë me halle, varfëri ekstreme, shpopullim dhe ikje biblike, gjithçka, i ngjan me një botë lilipute, pasi ai ka misione ndërkombëtare, ato i duhet për të zgjidhur hallin e tij të madh.

Ndaj do prisni që për të hequr vëmendjen shqiptare nga ky skandal i jashtëzakonshëm, ai do të shpikë edhe gjëra të tjera po kaq të jashtëzakonshme që nuk i kini menduar ndonjëherë, që në vetveten e tyre janë vërtet të tilla, por që në fakt bëhen vetëm për ti hedhur hi njerëzve në sy.

Do shpiken vizita të paimagjinueshme në Shqipëri njerëzish të mëdhenj, duke filluar që nga politikanët e deri tek artistë e këngëtarë që mbushin sheshet me të rinj, do shpallet Shqipëria vend aktivitetesh mbarë-europiane e pse jo mbarë botërore, do zbardhen ose do ‘hidhen në dorë’ të drejtësisë skandale të tjera qeveritarësh, qoftë të majtë apo të djathtë, do trazohen e shkërmoqen deri dhe themelet e historisë e demokracisë shqiptare, vetëm e vetëm që këtij njeriu të mos i kërkohet personalisht llogari, vetëm e vetëm që njerëzit të mos e kenë vëmendjen e përqendruar te bëma e tij irracionale e shkatërrimit të opozitarizmit nëpërmjet aleatit ‘Lul Basha’, dhe në momentin që ky iu bë si limon i shtrydhur, drejt sulmit të perversitetit deri dhe proverbial, të ideimit dhe ekzekutimit të ‘non-gratës berishiane’.

Ndaj, jini të përgatitur, o njerëz, për ne kryeministri ynë nuk do të ekzistojë, do të jetë i padukshëm, dhe si Liza e vogël, pritet t’ju fusë të gjithëve ‘në botën e çudirave të tij’. Do ti dale hera herës ndonjë personazh konician i ngjashëm me ‘Plugun’, që t’ia lërojë këtë shkretëtirë ku do të na lërë humbja e tij, por shpresa jonë që të bëhemi sa më shumë të tillë, që shqiptarëve tu hapen sytë nga magjia e liliputërisë ku ai po na lë, e të bëhemi të gjithë simboli i ‘plugut’ të politikës dhe demokracisë sonë.

Ndërkaq do të jeni duke jetuar realizimin në jetë të skenarit të filmit të bazuar në librin ‘Kryeministri është zhdukur’.

Etiketa: Edi RamaNdricim KullaOpinion

Lajme të lidhura

Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës
Breaking Views

Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës

13:07 - 25/01/26
Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët
OP-ED

Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët

15:41 - 24/01/26
Presidenti Trump zgjodhi të mos ia shihte as ‘bojën’ Edi Ramës në Davos
OP-ED

Presidenti Trump zgjodhi të mos ia shihte as ‘bojën’ Edi Ramës në Davos

12:18 - 23/01/26
Para
Tayna sjell këngën e re “Kalle” (VIDEO)

Tayna sjell këngën e re “Kalle” (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Azem Hajdarit: Ilir Meta tregon për herë të parë mbi ngjarjet e 12-14 Shtatorit: Nëse Nano do të dorëhiqej…
Aktualitet

Vrasja e Azem Hajdarit: Ilir Meta tregon për herë të parë mbi ngjarjet e 12-14 Shtatorit: Nëse Nano do të dorëhiqej…

13:38 - 28/01/26

Ish-presidenti Ilir Meta, ka bërë një reagim lidhur me çështjet e ndodhura në 12 shtator dhe 14 shtator të 1998....

Lexo më shumë
Besmir Beja emërohet drejtori i ri i Doganave, Gazheli i Doganave bëhet zv.ministër Mjedisi

Besmir Beja emërohet drejtori i ri i Doganave, Gazheli i Doganave bëhet zv.ministër Mjedisi

13:27 - 28/01/26
“Rama përgatitej prej muajsh“, rrëfehet Ilir Meta: Ja e vërteta mbi ngjarjen tragjike të 21 Janarit

“Rama përgatitej prej muajsh“, rrëfehet Ilir Meta: Ja e vërteta mbi ngjarjen tragjike të 21 Janarit

13:20 - 28/01/26
Zvarritja e procesit të Ballukut, reagon PD: Operacion i koordinuar! Strategji për të bllokuar SPAK-un

Zvarritja e procesit të Ballukut, reagon PD: Operacion i koordinuar! Strategji për të bllokuar SPAK-un

12:50 - 28/01/26
Korreshi ironizon socialistët: Nuk shkohet në Europë me çizme të baltosura dhe brekë të grisura

Korreshi ironizon socialistët: Nuk shkohet në Europë me çizme të baltosura dhe brekë të grisura

12:45 - 28/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com