GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Mbijetesë, presion dhe protesta: Tirana mposht Flamurtarin, Teuta dhe Vora ndahen në paqe

16:12 - 25/01/26
në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbijetesë, presion dhe protesta: Tirana mposht Flamurtarin, Teuta dhe Vora ndahen në paqe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Superliga shqiptare e futbollit vijon sot me raundin e 21-të. Duke nisur nga ora 13:30 te tri pikët doli KF Tirana, ndërsa Teuta dhe Vora barazuan 1-1. Bardheblutë e Nuhiut mposhtën 1-0 Flamurtarin në sfidën e mbijetesës dhe ndezin shpresat për shpëtimin e sezonit, ndërsa Teuta barazoi 1-1 në Vorë në një sfidë që u mbyll pas 106 minutash lojë dhe protestave. Ky raund mbyllet sot me ndeshjen AF Elbasani – Dinamo që nis në orën 16:30 në “Elbasan Arena”.

Në “Selman Stërmasi” KF Tirana mposhti 1-0 Flamurtarin me golin e Myslovic në minutën e 77-të. Afrimi i kësaj merkatoje ka rezultuar i goditur për bardheblutë që marrin tri pikë shumë jetike në garën për mbijetesën, por sërish mbeten në vendin e fundit, tanimë vetëm një pikë pas Flamurtarit dhe dy pas Bylisit. Ndeshja në “Selman Stërmasi” nisi me një minutë heshtje dhe homazhe në nderim të Irinës, vajzës 10-vjeçare të futbollistit të Tiranës, Freddy Alvarez, e cila u nda tragjikisht nga jeta dje pas një incidenti në banesë. Myslovic ia dedikoi asaj golin e fitores së Tiranës. Shiko videon ne linkun me poshte:

https://rumble.com/v74tvps-tirana.html

Në stadiumin e Vorës, Teuta barazoi 1-1 kundër vendasve. Kasalla kaloi fillimisht Vorën në epërsi pas 26 minutave lojë, ndërsa fundi ishte dramatik. Një penallti e dhënë në favor të Teutës në minutën e 90-të nga arbitri Olsid Ferataj solli protestën e futbollistëve të Vorës dhe më pas braktisjen e ndeshjes për disa minuta nga ana e tyre.

Shkak u bë një 11 metërsh i akorduar nga arbitri Olsid Ferataj në favor të Teutës. Fillimisht arbitri i ndeshjes sinjalizoi për pozicion jashtë loje më pas e ktheu vendimin e tij dhe akordoi penalltinë për skuadrën durrsake. Pas minutash të tëra me polemika për këtë episod që nuk u pa në sistemin VAR, skuadra e Vorës braktisi ndeshjen për disa minuta, për t’u rikthyer përsëri në fushë me Maçollin që ekzekutoi penalltinë duke barazuar rezultatin në 1-1 për Teutën Pas rikthimit në fushë ishte Xhoele Macolli që vendosi barazimin 1-1 në këtë duel i cili zgjati 106 minuta.

Superliga, raundi 21:

E shtunë, 24 janar 2026

13:30 Bylis 2-2 Egnatia

16:30 Vllaznia 1-0 Partizani

E diel, 25 janar 2026

13:30 Tirana 1-0 Flamurtari

13:30 Teuta 1-1 Vora (u luajt në Vorë)

16:30 AF Elbasani – Dinamo

Renditja:

gijotina.com/

Etiketa: superiore

Lajme të lidhura

Partizani-Tirana/ Nesër derbi i 181-të mes skuadrave, njihuni me statistikat
Sport

Partizani-Tirana/ Nesër derbi i 181-të mes skuadrave, njihuni me statistikat

21:53 - 14/02/26
Komisioni i Disiplinës me dorë të hekurt, Flamurtari e pëson keq
Sport

Disiplina “shkund” zyrtarin e Egnatias! Elbasani vazhdon ta pësojë prej tifozëve (Vendimet)

11:10 - 14/02/26
Vllaznia siguron matematikisht “Final–Four”, “luftë” e ashpër për vendin e 4-të dhe mbijetesën
Sport

Në lojë 3 pikët e kreut dhe të mbijetesës, ja dy sfidat e sotme të Superiores

10:09 - 14/02/26
Para
Motori i borës përplaset me shtyllën elektrike, raportohet për 4 të plagosur në Bogë

Motori i borës përplaset me shtyllën elektrike, raportohet për 4 të plagosur në Bogë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Partizani-Tirana/ Nesër derbi i 181-të mes skuadrave, njihuni me statistikat
Sport

Partizani-Tirana/ Nesër derbi i 181-të mes skuadrave, njihuni me statistikat

21:53 - 14/02/26

Tirana dhe Partizani do të përballen të dielën në or 16:30 në “Air Albania”, në derbin e tretë të këtij...

Lexo më shumë
Dashnori i PD-së pranon ofertën e Ramës dhe bëhet Kryeinspektor! Hajdari emërohet  prefekt i Tiranës

“Besoj te Rama”/ Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën

20:39 - 14/02/26
Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar në Itali, detaje tronditëse. Autori është…

Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar në Itali, detaje tronditëse. Autori është…

19:24 - 14/02/26
Deputetja e PD-së nxjerr videon: Çahet skarpata anësore e Rrugës së Arbrit

Deputetja e PD-së nxjerr videon: Çahet skarpata anësore e Rrugës së Arbrit

19:18 - 14/02/26
Detaje nga ekzekutimi me armë zjarri i 25-vjeçarit shqiptar në Itali, dyshohet se…

Detaje nga ekzekutimi me armë zjarri i 25-vjeçarit shqiptar në Itali, dyshohet se…

18:15 - 14/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com