GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Mbikëqyrje me 4 “flamuj” korrupsioni, ja kujt ia dha Agolli 686 MLN lekë

13:52 - 03/10/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Mbikëqyrje me 4 “flamuj” korrupsioni, ja kujt ia dha Agolli 686 MLN lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i FSHZH, Dritan Agolli, ka vulosur shfrytëzimin e 685 milionë lekëve për dy tenderë jo ligjor!

Në fakt tashmë është bërë zakon që çdo prokurim që zhvillon Agolli kap shifra marramendëse dhe mban nga një Flamur të Kuq,  që jep sinjalet e korrupsionit. Agolli nuk do t’ia dijë, ai vazhdo avazin edhe pse emri i tij është në SPAK pikërisht për abuzim me tenderët dhe fondet publike. Zakonisht tenderët që zhvillon Agolli janë në vija të përgjithshme, ku nuk përcaktohen qartë nevojat dhe shpenzimet për secilin zë, kështu që ai përfiton me lehtë dhe në fund nuk shohim asnjë rezultat pune.

Këtë herë ai nuk e ka mbyllur ditën me 1, por ka nënshkruar 4 kontratat prokurimesh, të gjitha në shkelje ligjore.

Në fakt bëhet fjalë për 4lote të një projekti që ka si objekt ‘Shërbimi i mbikëqyrjes së punimeve për “Mbështetje për programin (Projektim, mbikëqyrje, kolaudim) PO”: Shërbimi i mbikëqyrjes së punimeve. Më total i gjithë projekti ka fond limit prej 685 milionë lekësh, por këto para janë ndarë në disa kompani të ndryshme, pasi për secilin lot është zhvilluar një tender.

Loti 1 ka si objekt “Shërbimi i mbikëqyrjes së punimeve për “Ndërtimi i infrastrukturës se modeleve te integruara ne zona me potencial zhvillimi, rigjenerim urban i hapësirave publike, promenada, bulevarde, sheshe, ndërhyrje ne zona turistike, etj” dhe i është vënë në dispozicion 192 milionë lekë.

 

Sqarojmë se për këtë tender dhe të tjerët më poshtë pagesa do bëhet vetëm për ata që do të mbikëqyrin punimesh, ndërsa për kompanitë që zhvillojnë punën janë dhënë fonde të tjera më parë. Gara ka qëndruar një muaj hapur dhe duke parë këtë fond të volitshëm kanë shfaqur interes 26 firma.

Por, prap se prap Agolli nuk e lë zakonin e vjetër, e ka dhënë tenderin pa garë. Në 8 gusht kur do zhvillohej gara ai kishte fshire 25 firma dhe kishte lënë të vlefshme vetëm ofertën e firmës InfraKonsult -, në pronësi të Redi Strugës. Ky i fundit zotëron edhe 3 firma të tjera përmes të cilave ka përfituar nga ndërtimet e kullave në qendër të Tiranës.

8 oferta ishin më të lira por nuk u morën parasysh, fituesi ishte paracaktuar.

Të njëjtat procedura si ‘copy paste’ duket se janë ndjekur edhe për lotin 2 me objekt Shërbimi i mbikëqyrjes së punimeve për “Ngritja e infrastrukturës arsimore te Kolegjit te Europes”.

Për këtë kolegj në shkurt të viit u nënshkrua marrëveshja dhe pa nisur mirë akoma nisën të hedhin lekë të vjedhur. Edhe në këtë rast kemi 25 oferta të ndryshme  që kanë dashur të marrin pjesë në garë, por ERALD-G shpk ishte përzgjedhur si fituese më herët. Sikur tregon Flamuri i Kuq i vendosur nga Open Data Albania edhe kjo kontratë është zhvilluar pa një garë të mirëfilltë.

Kështu u shtuan në një ditë 2 kontratat abuzive që mbajnë firmën e Agollit.

Epo ky ishte vetëm fillimi, dy Flamuj të Kuq janë ngritur po në atë ditë. Për shkak se janë zhvilluar edhe tenderat me objekt Loti 3: “Shërbimi i mbikëqyrjes së punimeve për “Mbeshtetje per infrastruktures akomoduse te KQZ, investime pilot për transformimin e infrastrukturës se shërbimeve dhe rritjes se standardit te jetës ne komunitet , transformimi i infrastrukturës akomodue” .

Dhe Loti 4: “Shërbimi i mbikëqyrjes së punimeve për “Ndërhyrje e Integruar për fuqizimin e potencialit turistik në zonat natyrore, ndërhyrje për rehabilitim dhe transformim mjedisor, peisazhit urban dhe natyror, ndërhyrje per rigjenerimin urban, mbrojtje detar.

Përkatësisht loti 3 ka fondin limit me vlerë 188 milionë lekë dhe loti 4 me vlerë 162 milionë lekë.

Ne themi me siguri se me kaq shumë para, do ishte bërë rehabilitim në shumë zona mjedisore dhe bregdetare dhe çdo shpenzime do ishte mbuluar mirë.

Ndërsa Agolli i jep vetëm për mbikëqyrësit. Për të mos u zgjatur më shumë dhe mos rënë në përsëritje ju themi që në të dy këto kontratat është ndjekur e njëjta procedurë abuzuese. Janë fshirë pa argument nga gara dhjetëra oferta dhe  janë gostitur firmat  STUDIO-REBUS – dhe   TAULANT SHPK –.

Vetëm paratë e një kontrate do të mjaftonin, por duke u justifikuar se do të bëhet ndërhyrë në 12 qarqe, Agolli e ka ndarë projektin në 4 lote. Kështu mund të përfitojë nga pak tek të gjithë!

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: .a golliabuzimFSHZHmbikeqyrjerikonstruktimetendera

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Lenjani tërhiqet nga Kombëtarja

Lenjani tërhiqet nga Kombëtarja

Discussion about this post

TË FUNDIT

U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja
Aktualitet

U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja

10:00 - 21/02/26

Gjykata e Posaçme liroi nga qelia ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja. Vendimi është marrë mëngjesin e sotëm, (21 shkurt) pasi...

Lexo më shumë
Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

09:56 - 21/02/26
Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është  klasifikuar si sekret

Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është klasifikuar si sekret

09:29 - 21/02/26
Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital

Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital

09:05 - 21/02/26
Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

Protesta e opozitës/ 52 të shoqëruar nga Policia, 17 persona të arrestuar dhe 35 nën hetim

09:03 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com